LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Konstituimi i Parlamentit të Kosovës/ Reagon Ambasada e SHBA

26 Dhjetor 2019, 19:59, Kosova & Bota CNA
Konstituimi i Parlamentit të Kosovës/ Reagon Ambasada e SHBA

Ambasada amerikane në Kosovë ka mirëpritur konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe zgjedhjen e Glauk Konjufcës, si kryetar i Parlamentit.

?Ambasada e SHBA-së mirëpret konstituimin e Kuvendit të Kosovës dhe uron kryetarin Glauk Konjufca dhe anëtarët e tjerë të kryesisë së Kuvendit. Ne inkurajojmë liderët politikë që menjëherë të formojnë qeverinë e re, e cila duhet të angazhohet për të përmbushur premtimet e dhëna për votuesit. Ne mezi presim që të punojmë me qeverinë e re në çështjet e ngutshme që lidhen me paqen, drejtësinë dhe prosperitetin?, shkruhet në reagimin e Ambasadës të përcjellë nga mediat kosovare.

Lajmet e fundit nga