Connect with Us

 “Kërkoi falje Kosovës dhe mbylle gojën gënjeshtare”/ Artur Zheji i “përvishet” Ramës

Politikë

 “Kërkoi falje Kosovës dhe mbylle gojën gënjeshtare”/ Artur Zheji i “përvishet” Ramës

Publikuar

-

Artur Zheji ka reaguar në lidhje me një citim të filozofit Kierkegaard, të bërë sot nga kryeministri Edi Rama, në një postim në rrjetet sociale.

Sipas Artur Zhejit, “Sot KM-ja nxorri në mediat e fshatit një thënie jashtë kontekstitit filozofik, të filozofit Kierkegaard, për të na mbushur mendjen se ajo që bëri me Mini Shengenin dhe qasjen e turpshme kombëtare dhe ndërkombëtare ndaj Kosovës, është një fryt i leximeve të veta filozofike, ku fantazmat e këshillojnë të “guxojë”, që të mos humbë veten.”.

Më tej, Zheji thekson se kryeministri Edi Rama nuk ka asgjë të përbashkët me Kierkegaard.

“Se kush është Kierkegaard, nuk është vendi ta themi këtu, por ai, përveç dhimbjes së mesit, që e ka patur të përbashkët me KM-në e fshatit tonë, nuk ka asgjë tjetër.
Kierkegaard, në doktrinën e tij, mendonte se “egzistenca e njeriut përbëhet nga ankthi dhe dëshpërimi që buron nga dështimet…”
Më kujtohet se në vitet ’90, qarkullonim midis nesh, një libërth të këtij filozofi, me këtë emër të vështirë dhe krejt depresiv në veprën e tij, gjëndje që na përshtatej shumë në zymtësinë e diktaturës ku jetonim asokohe.
Por ta shfletosh sot Kierkegaardin dhe t’ja japësh publikut, sepse të shkon me mjekrën e rritur dhe se kërkon të justifikosh budallallëkun që bëre me vetëdije me Vuçiçin në Tiranë, është të jesh një hileqar tipik apo maksimumi një kryetar kooperative që mburresh se ke lexuar Marksin, pavarësisht se nuk ke realizuar planin e korrje-shirjeve.”-tha Zheji për 360 gradë.

LEXO EDHE:  "O diktator, hajdut ordiner"/ Qytetarët “masakrojnë” Ramën

Po ashtu Zheji i thotë Ramës se duhet t’i kërkojë falje Kosovës dhe të mbyllë gojë gënjeshtare, sic e cilëson ai.

“Të ka ecur deri tani me këto, e ndoshta të ecën më tej, o kryeministri i fshatit tonë, po më mirë te del të kërkosh falje drejt e drejtë se e ke menderosur për faqe të zezë!
Të leverdis më mirë të thuash se je i paditur, sikundër je në të vërtetë, se të shtiresh i mbiditur, që na vuan nga keqkuptimi me injorancën që të rrethon…
Kërkoi falje Kosovës dhe Prishtinës zyrtare dhe mbylle për ca kohë gojën gënjeshtare!”-shprehet Zheji.

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Tërheqjet masive në PD e Korçës/ Harxhi del me reagimin e fortë: Alarmi i fundit për Bashën

Publikuar

-

Nga

Tërheqjet masive në PD e Korçës/ Harxhi del me reagimin e fortë: Alarm i fundit për Bashën

Tërheqje masive kanë ndodhur në degën lokale të PD-së në Korçës, ku rreth 13 zyrtarë kanë dhënë dorëheqjen nga funksionet e tyre.

Lidhur me këtë ka reaguar dhe Edith Harxhi e cila e cilëson si sinjalin e fundit të alarmit për situatën në të cilën ndodhet sot PD-ja.

Situata paraqitet po aq dramatike me dorëheqje edhe në degë të tjera si Durrësi, Fieri, Shkodra, Saranda dhe të tjera, shton Harxhi.

Reagimi i plote

Raporti përfundimtari OSBE-ODHIR për zgjedhjet e 25 prillit në Shqipëri ishte një përsëritje e Raportit paraprak. Pra, zgjedhjet kanë përfunduar dhe në shtator Edi Rama dhe qeveria e tij do të qeverisin përsëri keq e më keq vendin. Ndërsa opozita do të vazhdojë të paguajë haraçin e daljes nga parlamenti dhe mosfutjes në zgjedhjet vendore të vitit 2019, duke fajësuar përsëri shumicën dhe jo veten për mosmbajtjen e premtimeve për një aksion të fortë opozitar dhe për dhënien e garancive për mbrojtjen e votës që qytetarëve shqiptarë. Raporti flet qartë mbi përdorimin e burimeve të administratës qëndrore dhe vendore nga ana e shumicës. Por Kryetari në detyrë nuk merr përgjegjësinë e vendimeve për largimin nga parlamenti dhe për dorëzimin e të gjitha pushteteve Edi Ramës. Po si mund të kërkohen zgjedhje të rregullta, të lira dhe të barabarta në vend, kur këto nuk garantohen në zgjedhjet e brendëshme për Kryetar në Partinë anti-komuniste, partinë kryesore të opozitës? Partia Demokratike nuk është më demokratike dhe e lirë, dhe kryetari në detyrë, i dalë me votat e vetëm 30% të anëtarësisë, pasi përjashtoi rreth 30 mijë demokratë nga e drejta për të zgjedhur dhe për t’u zgjedhur nuk mban përgjegjegjësi për shtëpinë e tij.

Ajo çfarë është më shqetësuese sot është pozicioni ku ka rënë Partia Demokratike. Ajo vazhdon dhe tkurret përditë në një moment kaq kritik për vendin. Kryetari në detyrë, në konferencën e tij për shtyp anashkalon faktin që PD-ja po zien dhe po largohen demokratët e mbetur në detyrë dhe që kanë qenë në vijën e parë të sulmit në të gjitha protestat dhe aksionet opozitare, pavarësisht vaktësisë së tyre.

LEXO EDHE:  Humbi jetën mes flakëve/ Rama vizitë në familjen e Arjan Salës

LEXO EDHE:  Rama reagon pas takimit me studentët/ U informuam për Pse-në e dialogut

Dorëheqja e 14 anëtarëve të PD-së në Korçë me në krye Sekretarin e Përgjithshëm Devi Osmani dhe ish Kryetarin e PD-së në Korçë Andrea Mano, janë sinjali i fundit i alarmit për situatën në të cilën ndodhet sot PD-ja. Pakënaqësia dhe dorëheqja masive e disa prej anëtarëve të kryesisë së degës Korçë, disa prej të cilëve qëndrestarë që prej vitit 1991, tregon edhe një herë se PD-ja është kapur në çdo segment të saj dhe se anëtarët e saj nuk munden më të bëhen pjesë e lojrave të kryetarit në detyrë Basha. Të atij kryetari, i cili vetëm një vit më parë u kish premtuar demokratëve të Korçës se do të kandidonte në listat e deputetëve të Korçës vetëm të zgjedhurit e tyre dhe jo ata të përcjellë me urdhër politik nga Tirana. Ndodhi e kundërta dhe nuk është çudi, sepse Kryetari në detyrë kudo premton, por ka problem me mbajtjen e premtimit. Ҫfarë aksioni opozitar do të bëjë ky kryetar në detyrë në shtator për mbrojtjen e votes, kur nuk do ketë më mbështetjen e demokratëve më të përkushtuar?

Në Korçë PD-ja ka pasur në zgjedhjet e 25 prillit 3000 antarë aktivë. Ndërkohë në zgjedhjet për Kryetar Partie në 13 qershor, në listat e përgatitura nga Tirana ishin vetëm 2000 anëtarë, nga të cilët votuan vetëm 630 anëtarë. Pjesa tjetër nuk u la të votojë, sepse gjoja nuk kishin dokument identifikimi si

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qasja e opozitës ndaj raportit të ODHIR/ Nishani: Ka notuar në një pellg oportunizmi me veten e saj

Publikuar

-

Nga

Ish presidenti Bujar Nishani e cilëson oportuniste qasjen e opozitës ndaj raportit përfundmtar të OSBE ODHIR mbi zgjedhjet e 25 prillit.

I ftuar në emisionin Përballë të gazetarit Lutfi Dervishi Nishani tha se opozita ka notuar në një pellg oportunizmi me veten e saj për qëllime të brendshme politike.

“Shikoj nota të oportunizmit. Ka qëne më i ashpër raporti paraprak i OSBE ODHIR. Prandaj them oportunizëm nga ana e opozitës sepse opozita sot nuk mund të dalë dhe të dramatizojë një proces ku ka kontributin e saj si përgjegjshmëri dhe përgjegjësi. Duke parë që raporti paraprak ishte një raport më i ashpër në gjykimin tim, raporti përfundimtar nuk e ka atë tonalitet dhe atë ngjyrim aq të ashpër sa e kishte parapraku tregon që opozita ka notuar në një pellg oportunizmi me veten e saj për qëllime të brendshme politike dhe aspak parimore.“- theksoi Nishani në Përballë.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Mungoi në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD/ Sqarohet Nishani: Refuzoj të jem pjesë e teatrit absurd

Publikuar

-

Nga

Mungoi në mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të PD/ Sqarohet Nishani: Refuzoj të jem pjesë e teatrit absurd

Ish presidenti Bujar Nishani sqaron se përse nuk u bë pjesë e punimeve të Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të mbajtur 10 ditë më parë.

Në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi në emisionin Përballë Nishani thotë se u distancua nga një teatër absurd.

“Plotësisht dakord me parimin i munguari është gabim por në këtë rast nuk ishte një mungesë por ishte distancim. Gjithcka pas 25 prillit po tentohej të shnderrohej në një teatër absurd. Pra u distancova nga të qënit teatër absurd sepse ne nuk kemi nevojë për absurdin. Ne kemi nevojë për një të vërtetë dhe e vërteta mund të jetë e hidhur, mund të jetë e dëmshme për dikë në kuptimin e kostove që mund të marr në karrierën politike në përgjithësi individuale por në fund të fundit është mundësia më e mirë për tu adresuar në ditët që pasojnë.” – tha Nishani në Përballë./CNA.al

LEXO TE PLOTE