LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Fundoset anija me emigrantë/ Humbin jetën 7 persona

26 Dhjetor 2019, 10:28, Kosova & Bota CNA
Fundoset anija me emigrantë/ Humbin jetën 7 persona

Një anije që transportonte emigrantë është fundosur sot në Turqinë lindore, duke bërë që 7 persona të humbin jetën.

Ngjarja ndodhi në liqenin Van të Turqisë, sot në orën 3 të mëngjesit me orën lokale, kur anija ishte nisur për të transportuar një grup emigrantësh të paligjshëm.

Specialistët kanë arritur të shpetojnë 64 persona me origjinë nga Pakistani, Bangladeshi dhe Afganistani. Të shpëtuarit janë dërguar në spital ku edhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Liqeni Van ndodhet në kufi me Iranin dhe është një pike e njohur nga ku nisen emigrantët drejt Turqisë, me synimin për të kaluar në Europë./CNA.al

Lajmet e fundit nga