LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Do prishim Teatrin”/ Vokshi ironizon Veliajn: Të lyejë me gëlqere ndonjë shkallë

26 Dhjetor 2019, 21:34, Politikë CNA
“Do prishim Teatrin”/ Vokshi ironizon Veliajn: Të lyejë me

Ish deputetja e Partisë Demokratike, Albana Vokshi ka sulmuar kryebashkiakun Erion Veliaj, pasi ritheksoi se godina e Teatrit Kombëtar do të prishet.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Vokshi tha se Veliaj po mban të uzurpuar qytetin me një grusht votash pa asnjë projekt zhvillimi.

Sa i përket prishjes së godinës së Teatrit Kombëtar, Vokshi u shpreh me ironi se e vetmja gjë që mund të bëjë Veliaj është të lyej ndonjë shkallë.

?Kryetari ilegjitim i Bashkisë së Tiranës, i cili mban të uzurpuar qytetin me një grusht votash, nuk ka asnjë projekt zhvillimi, veç projekteve korruptive që betonizojnë kryeqytetin.

Është viti i pestë i drejtimit të Tiranës prej tij dhe vazhdon të mburret, pa u skuqur fare, me projektet madhore të Lulzim Bashës, Bulevardin e Ri, Pazarin e Ri, lumin e Tiranës.

Oferta e Veliajt nuk është zhvillimi, por shkatërrim i gjelbërimit, shkatërrim i historisë së qytetit nëpërmjet lejeve të ndërtimit, ku pastron paratë krimi i organizuar në lidhje me pushtetin.

Teatri Kombëtar është njëri nga këto projekte korruptive, me fitues të paracaktuar Fusha shpk, të cilit Erion Veliaj dhe Edi Rama i kanë dhënë mbi 100 milionë euro tendera.

Ajo që mund të bëjë Erion Veliaj, është të lyejë me gëlqere ndonjë shkallë, po Teatrin ta harrojë! Atë që nuk prishi dot tërmeti i natyrës, nuk ka për ta prishur tërmeti i korrupsionit i Edi Ramës dhe Erion Veliajt!?, shkruan Vokshi në reagimin e plotë./CNA.al

 

Lajmet e fundit nga