LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncimi "bombë"/ Nuk i jepnin ilaçet, i sëmuri mendor var veten në burgun e Beratit

26 Dhjetor 2019, 19:23, Kronika CNA
Denoncimi "bombë"/ Nuk i jepnin ilaçet, i sëmuri

?I sëmuri mendor var veten në burg?. Ky është denoncimi më i fundit nga ish-kryeministri, Sali Berisha duke iu referuar mesazhit të qytetarit dixhital.

Berisha thotë se shtetasi Blerim Protoduari është vetëflijuar dje në burgun e Beratit, pasi pretendon se e linin pa ilaçe dhe i kërkonin 500 mijë lekë.

?Doktor, përshëndetje
Dje rreth orës 19 e 30 të mbrëmjes në burgun e Beratit ka ndodhur një vetëvarje.
Ky person vuante nga sëmundja mendore dhe e mbanin në burg se i kerkonin 500 mijë lekë të vjetra, në pamundësi ekonomike arriti në vetëflijim.
As ilacet nuk ja jepnin të lutem. Djali që u vetëvar quhet Blerim Protoduari
I poshtëruar nga Rilindja. Vetëm se e dinë të gjithë që këta janë demokratë ? Denoncoje këtë rast extrem?, thuhet në mesazhin e publikuar nga ish-kryeminstri./ CNA.al

Lajmet e fundit nga