Connect with Us

“Çështja e qeverisë duhet zgjidhur”/ Mustafa i bën ofertën e re Vetëvendosjes

Kosova & Rajoni

“Çështja e qeverisë duhet zgjidhur”/ Mustafa i bën ofertën e re Vetëvendosjes

Publikuar

-

Pas mbledhjes së kryesisë së LDK, Kreu i kësaj partie, Isa Mustafa, është shprehur për mediat se nëse Vetëvendosja nuk pajtohet me kushtet e Lidhjes Demokratike, ata do të votojnë propozimet e tyre për të përmbyllur seancën konstituive.

“Ne sot e kemi një ditë të rëndësishme, konstituimin e Kuvendit të Kosovës, unë e kisha mbledhjen e kryesisë së LDK-së, për të trajtuar përgatitet për Kuvend, ne mbesim edhe më tutje të përkushtuar që vendit ti japim zgjidhje në këto momente, jemi të gatshëm që të ofrojmë zgjidhje edhe në të ardhmen”, ka thënë lideri i LDK-së.

Mustafa ka treguar se me Albin Kurtin kanë rënë parimisht dakord që ndarja e qeverisë të bëhet proporcionalisht, duke treguar kështu, ofertën që ka bërë për Vetëvendosjen.

“LDK është dakorduar që qeveria të ndahet proporcionalisht, 5 ministri për LDK dhe për VV si partnerë kryesorë qeverisës kryeministri dhe një zëvendëskryeministër t’i takojë LVV dhe ne asnjë rast nuk kemi shtruar çështjet. Ndërkaq, zëvendëskryeministri i parë dhe kryetari i kuvendit t’i takojë LDK-së.

LDK ka propozuar kandidatin për president i cili sipas tyre plotëson të gjitha kushtet dhe kriteret kushtetuese. Me anë të këtij propozimi, LVV mund të marrë një ministri nga LDK duke bërë që proporcioni në ministri të mbetet 6 me 4.

LEXO EDHE:  Censurimi i mediave/ VOA: Gazetarët paralajmërojnë protesta

“Ne kemi llogaritur se në të gjitha këto variante LVV do të ketë më shumë pozita sepse tani do të ketë 7 pozita qeveritare, dhe dy nënkryetarë të kuvendit, ndërkaq, më vonë kur do ta bënim zëvendësimin me president, ne do të mbesim me 7 pozita ndërkaq LVV do të ketë 10 pozita përfshirë ministrinë që do të bartet”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së u shpreh se nëse Vetëvendosja nuk bie dakord, atëherë LDK është e gatshme të heqë dorë nga kërkesat për përgjegjësi.

“Nëse LVV-ja e sheh LDK-në si pengesë, LDK-ja është e gatshme të heqë dorë nga të gjitha kërkesa për përgjegjësi. LDK-ja do të votojë me 28 deputetë pa asnjë kusht formimin e institucioneve të reja të drejtuar nga Vetëvendosja”, tha Mustafa./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Rriten tensionet/ 5 anije turke hyjnë në ujërat greke, Athina thirrje të forta

Publikuar

-

Nga

Rriten tensionet/ 5 anije turke hyjnë në ujërat greke, Athina thirrje të forta

Një anije sizmografike turke Oruc Reis ka hyrë pasditen e sotme në ujërat greke, duke përshkallëzuar edhe më tepër tensionet mes dy vendeve.

Mediat greke raportojnë se anija sizmografike e shoqëruar me katër anije luftarake turke hynë në skajin lindor të raftit kontinental grek.

Mësohet se përballë saj janë vendosur menjëherë tre luftanije greke dhe në këtë rajon është përhapur Flota detare e Greqisë.

Autoritetet greke kanë bllokuar transmetuesin e anijes sizmografike turke, e cila ka hedhur në det kabllot e kërkimeve, ndonëse kërkimet janë të pamundura të kryhen për shkak të zhurmës që krijohet nga anijet luftarake.

LEXO EDHE:  Voltana Ademi leksion qeverisë/ “Kufizoni fjalët e tepërta, mbani premtimet”

LEXO EDHE:  Koncesionari i check-up ka marrë 8.5 milionë euro për 580 mijë kontrolle të pakryera

Kathimerini raporton se marina greke po monitoron nga afër anijen kërkimore turke ndërsa çdo 15 minuta transmetohen mesazhe duke kërkuar largimin e saj nga zona, ndonëse ende nuk ka tërheqje.



Kujtojmë se tensionet mes Turqisë dhe Greqisë janë ndezur pasi qeveria e Ankarasë njoftoi dërgimin e një anije për të kryer shpime për qëllime studimi në ujërat e pretenduara nga të dyja vendet.

Turqia e kundërshton këtë veprim, duke u shprehur se ishulli është shumë i vogël, dhe mjaft larg pjesës kontinentale të Greqisë./ CNA.al

Çfarë po ndodh me tensionet Turqi-Greqi, dhe cilat janë rrënjët e konfliktit

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Tjetër bilanc i zi në Kosovë/ 14 viktima nga Covid-19 dhe qindra raste të reja

Publikuar

-

Nga

Tjetër bilanc i zi në Kosovë/ 14 viktima nga Covid-19 dhe qindra raste të reja

Situata në Kosovë vijon të jetë alarmante nga pandemia e koronavirusit.

Në 24 orë e kanë humbur jetën nga koronavirusi 14 persona, duke e çuar kështu numrin e viktimave në 341.

Gjatë ditës së fundit janë testuar 506 persona si të dyshuar me Covid-19, prej të cilëve kanë rezultuar pozitivë 172 prej tyre.



Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 78 raste, komuna Gjilan 19 raste, komuna Mitrovicë 15 raste, komuna Fushë Kosovë 9 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Viti 7 raste, komuna Skenderaj 6 raste, komuna Drenas 5 raste, komuna Obiliq 5 raste, komuna Vushtrri 4 raste, komuna Kamenicë 3 raste, komuna Lipjan 3 raste, komuna Podujevë 2 raste, komuna Rahovec 2 raste dhe me nga një rast komunat Ferizaj, Gjakovë, Istog, Klinë, Prizren dhe Shtime.

LEXO EDHE:  Foto+video-Shkodra gjen modelin e rikthimit në punë/ Mesazhi për Rilindjen dhe Republikën e re

LEXO EDHE:  Voltana Ademi leksion qeverisë/ “Kufizoni fjalët e tepërta, mbani premtimet”

Kujtojmë që deri më tani në Kosovë 341 persona e kanë humbur jetën nga koronavirusi, ndërsa numri i përgjithshëm i të infektuarve ka shkuar në 10.419./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Hapja e shkollave në Kosovë/ Hoti: Po përgatitet udhëzuesi për mënyrën e organizimit

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës Avdullah Hoti ka deklaruar se po përgatitet një udhëzues për organizimin e vitit të ri shkollor, për hartimin e të cilit po studiohen edhe përvojat e vendeve të tjera.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Hoti thotë se vendimi final do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike duke theksuar se në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen komunat.



“Në përputhje me vendimin e Qeverisë të datës 28 korrik 2020, MASH dhe IKSHP po përgatisin udhëzuesin për mënyrën e organizimit të vitit të ri shkollor nga 1 shtatori. Po studiohen përvojat e vendeve të tjera.
Sigurisht se vendimi final për hapjen e shkollave do të ndikohet nga gjendja epidemiologjike. Në procesin e vendimmarrjes do të përfshihen plotësisht komunat, të cilat do të kenë përgjegjësi që të zbatojnë udhëzimet.
Gjatë javës që vjen, do të jemi në kontakt me kryetarët e komunave dhe drejtorët për arsim për të diskutuar modalitetet e mundshme të fillimit të vitit shkollor. Jemi duke shqyrtuar edhe platformat e ndryshme të ndihmesës për stafin mësimdhënës dhe nxënësit, sidomos në organizimin më të mirë të punës praktike në arsimin e mesëm profesional”, shkruan Hoti./CNA.al

LEXO TE PLOTE