Connect with Us

Akuzat ndaj “Albchrome”/ Kreu i Konfederatës së Sindikatave hedh poshtë pretendimet

Lajme

Akuzat ndaj “Albchrome”/ Kreu i Konfederatës së Sindikatave hedh poshtë pretendimet

Publikuar

-

Kreu i Konfederatës së Sindikatave të Shqipërisë, Kol Nikollaj ka reaguar për lajmet se kompania “Albchrome”, ka shkarkuar nga puna krerët e një sindikate të re, të sapo regjistruar nga minatorët e minierës së kromit në Bulqizë.

Përmes një deklarate, Nikollaj e cilëson këtë situatë si një fushatë të orkestruar, dirigjuar dhe sponsorizuar nga disa grupime civile dhe biznese lokale të dyshimta. Sipas tij nuk ka asnjë “konflikt social dhe sindikal”, duke theksuar se konflikti është i stisur.

Më tej Nikollaj ka dhënë informacione lidhur me investimet e kryera nga Albchrom në Bulqizë.

“Me kurorzimin me sukses te marrveshjes Sindikate -Punedhenes pas perfundimit te grevave te njepasnjeshme 2009-,2012 , u arrit perfundimisht te hapet pusi nr 9, investimi më i madh në sektorin minerar në Shqipëri që nga koha e komunizmit.
Me poshte ne menyre te permbledhur investimet e kryera dhe permirsimi i ndjeshem i kushteve te sigurise, shendetit e te shperblimit ne pune..!!!

Me investime që kapin vlerën 27.3 milionë USD, AlbChrome, ka shënuar një rekord investimesh për vitin 2019 në minierën e Bulqizës, që administrohet nga kompania.

Së fundmi ka nisur funksionimin “Kali i Betejës” i një vargu të tërë investimesh, Pusi numër 9, investimi më i madh në sektorin minerar në Shqipëri gjatë 30 viteve të fundit, një investim gjigand që nuk ngjen të ngjarë as në epokën e komunizmit.

Drejtori Ekzekutiv i AlbChrome, Luan Saliaj shpjegon se “Ndërtimi i pusit 9, së bashku me të gjitha instalimet e tjera tekniko teknologjike bashkëkohore me vlerë gati 20.5 milion USD, Traverbanku i Klosit me vlere rreth 5,2 milion USD dhe montimi i makinës së re ngritëse në Pusin nr. 3 me vlerë 1.6 milion USD do të bëjnë të mundur vazhdimin e aktivitetit minerar në këtë minierë në kushte të sigurta pune”, shprehet kreu i Konfederates së Sindikatave, teksa thekson, se “hapja e Pusit nr. 9 pritet të sjellë realizimin e një prodhimi vjetor të minierës prej 100 mijë ton mineral kromi, çka do tia rrisë jetëgjatësinë asaj me të paktën 20 vite, gjë që premton hapjen e vendeve të reja të punës”

Më tej Nikollaj flet për projektin duke vlerësuar se: “Ky projekt gjigand, për të cilin punimet kanë nisur që në vitin 2014, u finalizua me sukses dhe është një nga projektet më të jashtëzakonshme dhe më të rëndësishme, jo vetëm për Minierën e Bulqizës, por për të gjithë ekonominë e Shqipërisë, pasi një investim strategjik i tillë rrit ndjeshëm kapacitetin prodhues të minierës, duke ulur kostot e prodhimit të ferrokromit. Hapja e pusit 9, së bashku me gjithë të tjerat të kryera që nga viti 2013, bën që vlera totale e investimeve të AlbChrome në sektorin minerar në Shqipëri të prekë shifrën e 55.6 milionë USD, shifër kjo e cila do t’i kalojë 70 milionë USD brenda vitit 2021”.

LEXO EDHE:  Kol Nikollaj “masakron” Ben Blushin/ Dështaku dhe gjobaxhiu që po shkatërron TOP-in e Tanit

Nikollaj deklaron se kjo kompani është gjithashtu një punëdhënës mjaft i madh.

“Që kur AlbChrome mori në zotërim minierën kryesore të Bulqizës, numri i punonjësve të saj është shtuar me mbi 400, kryesisht me të punësuar të rinj nga qyteti i Bulqizës. Në fakt, aktualisht janë të punësuar mbi 1200 punonjës, nga 841 që kanë qenë më 2013, dhe pritet që numri i personelit të shtohet me të paktën 200 profesionistë të tjerë në subjektet e Minierës së Kromit në Bulqizë, në Traverbankun e Klosit, në Impiantin e seleksionimit në Klos, në Uzinën e Ferrokromit në Burrel, në Uzinën e Ferrokromit në Elbasan dhe në zyrat qendrore në Tiranë. Deri më tani për të gjithë këta punonjës alokohet një fond pagash vjetore prej rreth 12 milionë dollarësh, ndërkohe qe Grupi Balin ka patur një fond total pagash prej 49,6 milionë euro për vitin e kaluar. Punësimi dhe këto të ardhura janë një proces zinxhir që ndikojnë në rritjen e konsumit, të mirëqenies dhe në pagimin e më shumë taksave në të gjitha lokalitetet ku kompania vepron. Vetëm vitin e fundit, AlbChrome ka hapur mbi 100 vende të reja pune dhe kjo shifër pritet që të rritet me investimet në pusin nr. 9.

Në vitin 2020, Albchrome ka planifikuar të investojë 10 milionë USD. Investimet do të jenë të fokusuara në: hapjen e vendburimit të Qafë Buallit, zhvillimin e projektit të thellësise të Minierës së Bulqizës, zbatimin e projektit të sistemit të pluhurkapjes në UFK Elbasan, në drejtim të teknologjisë dhe automatizimit të uzinave dhe minierës, si dhe në remontin e furres nr. 3 në UFK Elbasan”, mbyll deklaratën e tij, kreu i Konfederatës së Sindikatave./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Video – Masakra betonizuese mbi bukuritë natyrore/ Si dukej kanioni i Llëngës dy vite më parë

Publikuar

-

Nga

Kanioni i Llëngës, ose si njihet ndryshe “Gryka e gurit” në Pogradec, ra pre e ndërtimeve të hidocentrale që në vitin 2017.

3 hidocentralet shkatërruan bukurinë natyrore dhe e kthyen këtë qendër të turizmit në një vend të shkretuar nga masakra e betonizimit.

Ndonëse kanioni i Llëngës është pjesë e zonave të Mbrojtura që prej vitit 2002 me vendim të Këshillit të Ministrave, kjo nuk i ndaloi shkatërruesit e bukurive natyrore ta betonizojnë.

LEXO EDHE:  AlbChrome ringjall ferrokromin në Burrel/ 100 vende të reja pune

LEXO EDHE:  Një sindikatë për Arlindin dhe qorrat e tij

Një video e risjellë nga CNA.al tregon pamjet tmerruese të ndërtimeve të paligjshme që e shkatërruan këtë perlë që na fali natyra shqiptare./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Gara për kreun e BKH drejt përmbylljes/ Ambasada amerikane tregon fazën finale për kandidatët

Publikuar

-

Nga

ambasada amerikane ne shqiperi

Ambasada amerikane ka reaguar teksa faza e përzgjedhjes së kreut të Byrosë Kombëtare të Hetimit është drejt përfundimit.

Sipas Ambasadës faza e radhës do të jetë testimi poligrafik dhe intervista finale.
Në njoftimin e Ambasadës thuhet se ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë.

“ Shtetet e Bashkuara janë të përkushtuara në mbështetjen e përpjekjeve të Shqipërisë për të forcuar sundimin e ligjit përmes proceseve transparente. Nën monitorimin e qeverisë së SHBA, komisioni përzgjedhës i SPAK është tashmë në fazat përfundimtare të përcaktimit të kandidatit më të mirë për Drejtor të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH). Në përputhje me ligjin e SPAK dhe frymëzuar nga praktikat më e mira të FBI-së, kandidatët e mundshëm duhet të dëshmojnë aftësitë e tyre në një larmi provash. Në 6 shkurt, kandidatët iu nënshtruan një prove të aftësive fizike që përfshinte 300 metra vrapim me shpejtësi, 2.4 kilometra vrap, dhe ushtrime të tjera. Pas këtij provimi, më 10 shkurt kandidatët morën pjesë në një testim me shkrim me dy pjesë, për të provuar aftësinë e tyre të shkrimit profesional dhe për të sprovuar aftësitë e tyre në shkathtësinë mendore dhe zgjidhjen e problemeve. Rezultatet nga provimet i shtohen një totali përmbledhës dhe do të përcaktojnë gjashtë kandidatët kryesorë që do të kalojnë në fazën përfundimtare: në testimin poligrafik dhe intervistën finale. Ky proces transparent dhe objektiv është një hap tjetër drejt vendosjes së sistemit të drejtësisë etik, transparent dhe profesional që qytetarët meritojnë”, thuhet në reagimin e ambasadës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Realizoi dokumentarin për drogën në Shqipëri/ Gazetari i RAI 3 vlerësohet me çmim

Publikuar

-

Nga

Gazetari italian Valerio Cattani, që sulmoi kryeministri Edi Rama për realizimin e dokumentarit për rritjen e mbledhjes së narkotikëve në Shqipëri, është vlerësuar sot me çmim nga Dhoma e Deputetëve të vendit të tij.

Lajmin e ka bërë të ditur gazetarja Alba Kepi, nga Italia, e cila deklaroi në emisionin “Tempora”.

“Gazetari Valerio Cattani, ai që ka realizuar dokumentarin e narkotikëve, ai që ka realizuar dokumentarin e fundit të pak ditëve më parë për Shqipërinë, “RAI3” dhe “DG3” është vlerësuar me çmimin “Drejtësia dhe e vërteta”, dedikuar gazetarit të njohur italian, mjaft i suksesshëm, tani jo më në jetë, për punën e kryer për dokumentarin “Narkotika”. Në puntatën e katërt, gazetari Valerio Cattani trajtonte çështjen e narkotikës në Shqipëri. “Rai 3” është duke u marrë me këtë çështje dhe nuk i beson këtij realiteti kaq të bukur të paraqitur nga Rama. Kronika e zezë e “Rai 3” për Shqipërinë është në raport me kriminalitetin shqiptar, grupet e organizuara, raportet e antimafias, shfaqet shumë prokupuese”, deklaroi gazetarja Kepi./ CNA.al

LEXO TE PLOTE