LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vështirësi dhe rrezik/ RENEA shoqëron transportimin e dosjeve drejt SPAK

25 Dhjetor 2019, 17:43, Aktualitet CNA
Vështirësi dhe rrezik/ RENEA shoqëron transportimin e dosjeve

Prokuroria e Posaçme, SPAK, ka kërkuar ndihmën dhe asistencën e forcave speciale RENEA për të realizuar transportimin e dosjeve nga godina e ish-Krimeve të Rënda drejt prokurorive në rrethe.

Sipas gazetës ?Si?, edhe gjatë ditës së Krishtlindjeve, forcat speciale kanë qëndruar në detyrë dhe në dispozicion të SPAK.

Disa nga efektivët e RENEA-s që prej të hënës po shoqërojnë me makina të blinduara dosjet dhe fashikujt, të cilat po dorëzohen në prokuroritë e Vlorës, Durrësit, Fierit, Shkodrës, Korçës dhe Gjirokastrës, që janë prokuroritë që kanë edhe fluksin më të madh.

Prokuroria e SPAK llogaritet të mbajë gati 160 procedime penale, ndërkohë që të gjitha çështjet e vrasjeve në familje, gjobëvëniet dhe kultivimi i drogës po përcillen në rrethe.

Gjatë javës ish-prokurorët e Krimeve të Rënda kanë dorëzuar në protokoll çështjet me moskompetencë hetimi në SPAK.

Madje, për shkak të fluksit, një burim i tregoi gazetës ?Si? se për të vënë përpara këtë situatë transitore ?u morën borxh? edhe sekretaret e Prokurorisë së Tiranës.

Gati 500 hetime pasurore duhet të përcillen në prokuroritë e zakonshme një pjesëtar i administratës në prokurori. Por, me makina të blinduara duhet të shoqërohen vetëm fashikujt që kanë volum dhe përgjime apo veprime hetimore nën zhvillim.

Lajmet e fundit nga