Connect with Us

Tre diej në qiell/ Fenomeni i rrallë në Kinë

Bota

Tre diej në qiell/ Fenomeni i rrallë në Kinë

Publikuar

-

Një fenomen i rrallë qiellor është shfaqur këtë dhjetor në Kinë, ku ngjante sikur në qiell ishin shfaqur tre diej. Dielli i mesëm ishte ai që ne zakonisht shohim çdo ditë dhe dy anësorët ishin vetëm reflektim i tij.

Banorët e provincës kineze Xinjiang, kanë mbetur të habitur me pamjen e rrallë. Fotografitë dhe pamjet e kapura nga dëshmitarët okularë tregojnë dy pika të ndezura, të quajtura ‘rrezet e diellit’, që shfaqen në anën e majtë dhe të djathtë të diellit aktual i cili në ato momente po perëndonte.

Një qendër lokale meteorologjike shpjegoi se ky fenomen optik njihet si “anthelion”, që do të thotë se reflektimi është shkaktuar nga dielli në qiell dhe drita ka kaluar përmes kristaleve të dëborës në ajër.

LEXO EDHE:  Dimri s'po duket asgjëkundi/Si do jenë temperaturat deri në dhjetor

Një “anthelion” mund të shfaqet kur temperatura është më e ulët se -30 ° C, dhe ajri është i mbushur mjegull, avuj dhe kristale akulli. Ky fenomen është hasur edhe herë të tjera në Kinë dhe Mongoli./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Kinë-SHBA, tjetër incident në ishujt e detit të Kinës Jugore

LEXO EDHE:  Plazhi është i pazëvendësueshëm edhe në dimër/ Ja elementët që do t'ju shërojnë

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  I ftohti ekstrem ‘pushton’ Kinën/ Jep alarmi i kuq

LEXO EDHE:  Dimri s'po duket asgjëkundi/Si do jenë temperaturat deri në dhjetor

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE