LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të mirat e protestave në Francë/ Rritet numri i biçikletave nëpër rrugë

25 Dhjetor 2019, 15:39, Kosova & Bota CNA
Të mirat e protestave në Francë/ Rritet numri i

Protestat e pandërprera në Paris kanë shkaktuar një farë revolucioni në transportin brenda qytetit. Trenat dhe autobuzat janë futur në grevë dhe kjo favorizuar përdorimin e biçikletave bë masë. Përdorimi i biçikletave gjatë këtyre javëve duke se ka qenë një zgjidhje ideale. Kjo ka çuar që mijëra ciklistë nëpër Paris të mbrojnë idenë se përdorimi i makinave, veç të tjerave, është edhe shumë i kushtueshëm ekonomikisht.

Sebastien, një banor i periferisë Versajës, thotë se që tani e tutje do të lëvizë me biçikletë deri në qendër të qytetit. Përkundër planeve të kryebashkiakut Ann Indalgo, për të zgjatur korsitë e biçikletave përgjatë lumit Senë, Sebastien detyrohet që të përshkojë një pjesë të rrugës në rrugën e veturave.

Momenti më i keq për të riun është kryqëzimi i Sheshit Concord, kryqëzim i cili është cilësuar nga Federata Franceze esi “më i rrezikshmi i vendit”.
Për dashamirët e biçikletave, greva e sindikatës ka ofruar një mundësi unike për të promovuar këtë mënyrë transporti, për shkak të abstenimit të detyrueshëm që mjetet e transportit dhe makinat kanë bërë për arsye të protestave dhe bllokimeve. Përdorimi i “mbretëreshës së vogël”, siç e quajnë ndryshe disa çiklistë biçikletën, u rrit me 130% në korsinë e Seine.

Nënkryetari i bashkisë Jean-Sebastien Cartier theksoi se kushtet e reja të krijuara nga greva i kanë lejuar çiklistët e rinj të tregojnë vlerën e infrastrukturës së bashkisë për përdorimin e biçikletave./CNA.al

Lajmet e fundit nga