LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Si ndikon marrëveshja Rusi-Ukrainë mbi gazin, në sigurinë energjitike të Evropës

25 Dhjetor 2019, 08:06, Blog CNA
Si ndikon marrëveshja Rusi-Ukrainë mbi gazin, në sigurinë

Nga Dina Khrennikova, Anna Shiryaevskaya & Daryna Krasnolutska ?The Washington Post?

Evropa u trondit në vitin 2009, kur u ndërprenë furnizimet jetike me gazin rus përmes Ukrainës, për shkak të një mosmarrëveshjeje mes Moskës dhe Kievit mbi çmimet. Megjithëse që atëherë Evropa ka një larmi rrugësh prej nga mund të furnizohet, dhe depozita rezervë të shtuara, ajo varet ende shumë nga gazi rus.

Dhe me Rusinë dhe Ukrainën në konflikt, kishte një shqetësim në rritje, pasi marrëveshja që i dha fund ngërçit të vitit 2009, skadon më 1 janar 2020. Megjithatë, pak ditë më parë u njoftua arritja e marrëveshjes së re. Kjo solli kudo lehtësim, sidomos pasi gazjellësi kryesor alternativ i Rusisë, pengohet nga sanksionet e SHBA-së.

1.Pse ka kaq shumë rëndësi kjo marrëveshje?

Rusia furnizon gati 37 për qind të tregut evropian të gazit. Ukraina fiton 3 miliardë dollarë në vit nga transporti i gazit rus në Evropë. Ndërkohë, gjiganti rus i gazit ?Gazprom PJSC?, dërgon më shumë se 40 për qind të eksporteve të tij në Evropën Perëndimore dhe Turqi, përmes rrjetit të tubacioneve që menaxhohet nga kompania ukrainase ?Naftogaz SHA?.

Marrëveshja e re, do të lejojë që gazi rus të furnizojë Evropën deri në fund të vitit 2024. Ajo i jep ndërkohë fund disa betejave ligjore, dhe sinjalizon një rifillim të mundshëm të blerjeve të gazit rus nga Ukraina, të cilat përfunduan në vitin 2015. Zyrtarët evropianë ndërmjetësuan diskutimet, të cilat u ngatërruan në konfliktin më të gjerë midis Rusisë dhe Ukrainës.

2.Në çfarë konteksti është nënshkruar kjo marrëveshje?

Marrëdhënia midis vendeve që ndajnë një kufi tokësor dhe detar prej 2.300 kilometrash, ka qenë problematike që nga shembja e Bashkimit Sovjetik, gati tre dekada më parë. Por tensionet shpërthyen në vitin 2014, kur protestat në Kiev çuan në rrëzimin e presidentit ukrainas të mbështetur nga Kremlini, ndërsa Rusia reagoi duke aneksuar Gadishullin e Krimesë.

Nën presidentin Vladimir Putin, Rusia ka nxitur konflikte në rajonet separatite të Ukrainës Lindore. Duke e quajtur Rusinë një ?shtet agressor? në vitin 2019, Ukraina kërkoi mbështetje nga Bashkimi Evropian dhe SHBA-ja, për t?i dhënë fund këtij konflikti.

3.Sa e lehtësuar është Evropa me marrëveshjen e re?

Shumë, edhe pse ajo është shumë më pak e prekshme, sesa në krizën e vitit 2009. Në atë kohë, vendet e Ballkanit u detyruan të raciononin përdorimin e gazit, të mbyllnin fabrikat dhe

të ndërpresin energjinë, ndërsa vendet e tjera e frenuan furnizimin për industritë. Madje Sllovakia, mori në konsideratë rivënien në punë të një centali bërthamor të epokës sovjetike.

Që nga ajo kohë, Bashkimi Evropian i ka dhënë përparësi ndërtimit të depozitave të gazit natyror, dhe ka siguruar që shtetet e cenueshme në lindje dhe juglindje, të kenë lidhje me burimet alternative të gazit. Depozitat e gazit në Evropë, janë në nivelet e tyre më të plota në 10 vitet e fundit, pasi një rënie e çmimit botëror të gazit, garantoi furnizime rekord në rajon.

4.Pse kjo marrëveshje është shumë me rëndësi edhe për Rusinë?

Një mbyllje tjetër e tubacioneve të gazit ashtu si 10 vjet më parë, do të dëmtonte besueshmërinë e saj si furnizuese energjitike. Marrëveshja ishte veçanërisht e rëndësishme, në kushtet kur presidenti amerikan Donald Trump vendosi sanksione mbi një degë alternative poshtë Detit Baltik, të quajtur ?Nord Stream 2?.

Ky gazsjellës, do të mundësojë transportin vjetor të 55 miliardë metrave kub gaz direkt në Gjermani, duke e dyfishuar kapacitetin e një rrugë nënujore ekzistuese. Për krahasim, marrëveshja e re me Ukrainën, lejon transportimin e 65 miliardë metrave kub gaz në vitin 2020. Gjithsesi, Moska po zgjeron opsionet e saj:Gazi po lëviz aktualisht në Azi, përmes një gazsjellësi të ri për në Kinë, dhe do të shkojë në Turqi, dhe potencialisht drejt Evropës Juglindore, përmes degës ?TurkStream?, e cila do të nisë të funksionojë në fillim të vitit 2020.

5.Po për Ukrainën?

Tarifat e transportit të gazit, përbëjnë deri 3 për qind të Produktit të Brendshëm Bruto të vendit. Marrëveshja e re 5-vjeçare, mund të zgjatet deri në vitin 2034, dhe të përfshijë një shlyerje të borxhit prej 3 miliardë dollarësh nga Gazprom, siç është vendosur nga një gjykatë në Stokholm të Suedisë.

Nëse ?Naftogaz? rifillon blerjet direkte të gazit rus, çmimet do të lidhen më shumë me tregun evropian, sesa të diktohen nga një formulë e Gazprom. Si një lloj lëshimi, Naftogaz i plotësoi kërkesat evropiane për të ?shkëputur? biznesin e saj të prodhimit të gazit dhe tranzitit, duke ftuar potencialisht kompani ndërkombëtare që të ndihmojnë në menaxhimin e depozitave dhe 35.000 km tubacione, një nga rrjetet më të mëdha në Evropë. Për më tepër, Putin tha në konferencën e tij vjetore për shtyp më 19 dhjetor, se Ukraina nuk do të izolohet.

6.Pra, gjithçka quhet e zgjidhur?

Në fushën e gazit kanë marrë zgjidhje shumë gjëra. Putin dhe udhëheqësi ukrainas Volodimir Zelenskij u takuan këtë muaj me homologët e tyre francezë dhe gjermanë, për të biseduar mbi mundësinë e përfundimit të konfliktit ushtarak në Ukrainën lindore.

Përfshirja e tyre, mund të ketë nxitur përparimin edhe në negociatat mbi transportin e gazit. Kushtet e marrëveshjes përfundimtare u dakorësuan rreth 10 ditë para afatit përfundimtar që ishte Viti i Ri, teksa marrëveshja e re do të hyjë në fuqi më 1 janar./Përshtati në shqip CNA.al

Lajmet e fundit nga