LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Shqiptarët vdesin të shohin emisione politike”/ Sociologu: Kjo ndikon negativisht

25 Dhjetor 2019, 19:18, Politikë CNA
“Shqiptarët vdesin të shohin emisione politike”/

Sociologu Gëzim Tushi thotë se pjesa më e madhe shqiptarëve ?vdesin” për emisione politike.

Sipas Tushit, emisionet politike mbeten më të preferuarit, edhe kur të ftuarit nuk thonë asgjë.

?Shoqëria shqiptare i ka akoma antenat politike shumë të mprehta, shumë të zhvilluara. Më shumë seç duhet. Ka një impakt të jashtëzakonshëm të politikës te ne. Po marr vetëm një. Pjesa më e madhe e shqiptarëve vdesin për të parë emisionet politike, te ju dhe gjithë kanalet e tjera. Herë pas here ka debate kot, nganjëherë janë vanitoze, pa substancë, nganjëherë flasin kot, nuk e kanë kapacitetin e duhur për të artikuluar. Të mercenarizuar apo të vënë në shërbim në një krahu apo krahu tjetër marrin përsipër rolin të analizojnë dhe të japin konkluzione mekanike, të ndara, të polarizuara. Edhe punëtori i pastrimit e di që ky është i majtë apo i djathtë. Kjo ndikon negativisht?, u shpreh Tushi i ftuar në studion e RTV Ora.

Lajmet e fundit nga