Connect with Us

Rreziku i madh i ndotjes ajrore/ Çfarë shkakton tek fëmijët

Blog

Rreziku i madh i ndotjes ajrore/ Çfarë shkakton tek fëmijët

Publikuar

-

Astma cilësohet si një ndër sëmundjet më të rënda, për arsyen se ende nuk është gjetur një kurë për zhdukjen përfundimtare të saj nga trupi i njeriut. Ka arsye të ndryshme pse kjo sëmundje mund të shkaktohet, një prej të cilave dhe më dominantja në kohët e sotme sidomos tek fëmijët, është ndotja atmosferike.

Sipas studimeve të Agjensisë së Mbrojtjes së Mjedisit në Shtetet e Bashkuara (EPA), ndotja atmosferike për shkak të trafikut automobilistik lidhet me 4 milion raste të reja të astmës tek fëmijët çdo vit. Ky studim ka marrë si subjekt se si ndotja ndikon në shëndetin e fëmijëve në 194 shtete dhe 125 qytete të mëdha.

Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit në vitet e para të jetës kontribuon në zhvillimin e astmës gjatë fëmijërisë dhe adoleshencës, veçanërisht pas moshës 4 vjeçare. Ekspozimi ndaj ndotjes së ajrit mendohet se mund të shkaktojë astmë tek fëmijët duke ndikuar në zhvillimin e mushkërive dhe sistemin imunitar.

LEXO EDHE:  Imuniteti ndaj Coronavirusit/ Shkencëtarët në kërkim të zgjidhjes së enigmës

Hapat e mëposhtëm mund të ndihmojnë në uljen e nivelit personal të ekspozimit ndaj ndotjes së ajrit:

1. Zgjidhni të banoni më shumë se 200 metra larg nga një rrugë kryesore.

2. Shmangni udhëtimet gjatë orarit të trafikut.

3. Kontrolloni parashikimet lokale të cilësisë së ajrit dhe mos kaloni kohë në ambiente të hapura kur ajri është shumë i ngarkuar.

4. Mbani dritaret e automjetit tuaj të mbyllura gjatë drejtimit, veçanërisht nëse jeni të mbërthyer në trafik.

5. Shmangni aktivitetet dhe ushtrimet fizike afër rrugëve kryesore në rastet kur nivelet e ndotjes së ajrit janë të larta, veçanërisht pasdite dhe në mbrëmje./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Blog

“Trump-i francez”/ Kush është Eric Zemmour, rivali më serioz i Emmanuel Macron në zgjedhjet presidenciale

Publikuar

-

Nga

CNA, LAJME, BLOG, BOTE

Nga Benedikt Berner “Project Syndicate”

Sipas një sondazhi të ri që tronditi Francën kohët e fundit, Eric Zemmour, eseisti i ekstremit të djathtë dhe një moderator i njohur televiziv, do të merrte 17 për qind të votave, nëse do të garojë në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Kjo e pozicionon atë në vendin e dytë, përpara Marine Le Pen të Tubimit Kombëtar të ekstremit të djathtë.

I njohur që nga fillimi i viteve 2000 për paraqitjet e tij të njohura televizive, dhe për rubrikën e tij të rregullt në gazetën konservatore “Le Figaro”, Zemmour është shndërruar aktualisht në një lojtar të rëndësishëm në një lojë politike, të cilin ai shpreson që ta destabilizojë – megjithëse ai mbetet i paqartë nëse do të garojë apo jo në presidencialet e prillit të vitit të ardhshëm.

Megafoni i tij politik është “CNews”, një kanal televiziv me ndikim i mbështetur nga miliarderi Vincent Bolloré, pronar i konsorciumit “Vivendi”. Edhe pse programet e tij me popullore nuk tërheqin zakonisht më shumë se 800.000 shikues, “CNews” e ka dyfishuar audiencën e tij gjatë 4 viteve të fundit, duke e vendosur atë në vendin e dytë midis 4 televizioneve më të rëndësishme të lajmeve në Francë.

Modeli i biznesit i kompanisë, kombinon mbulimin e lajmeve në kohë reale, me komente dhe debate që tentojnë të thjeshtëzojnë çështje komplekse, duke shfaqur shpesh pozicione ekstreme. Çelësi i suksesit të fundit të “CNews” dhe Eric Zemmour, është se ata kanë përvetësuar një leksion nga Donald Trump:ji ekstremist dhe provokues.

Për shembull, shpërthimi i fundit i Zemmour, ishte thirrja për ndalimin e emrave “të huaj” si për shembull Mohammed. Ndërsa e djathta ekstreme franceze ka qenë tejet e fiksuar gjatë 30 viteve të fundit me Islamin, emigracionin, dështimet në arsim, dhe rënien e pretenduar të qytetërimit francez, retorika ekstremiste e Zemmour i ka nxjerrë në plan të parë këto çështje.

Dhe termi “ekstremist” nuk është aspak një ekzagjerim. Zemmour është dënuar dy herë vitet e fundit për përdorimin e gjuhës së urrejtjes dhe nxitjen e dhunës racore. Ai e vë theksin tek të njëjtat tema të nxehta në librin e tij të ri “La France n’a pas dit son dernier mot (Franca nuk e ka thënë ende fjalën e saj të fundit).

Duke ngatërruar Islamin me Islamizmin, ai shpreson që ta stigmatizojë të gjithë këtë besim fetar, duke nxitur kundërshtimin ndaj emigracionit. Ai pretendon se emigrantët myslimanë do të dominojnë banorët vendas të Evropës, dhe se “islamizimi i rrugëve të qytetit” nga “kolonizatorët” e rinj, kërcënon mbijetesën e kombit francez.

“Asnjë qytet i vogël, asnjë fshat në Francë nuk është i sigurt nga grupimet e egra të çeçenëve, kosovarëve, magrebianëve apo bandave afrikane që vjedhin, përdhunojnë, plaçkitin, torturojnë dhe vrasin”-shkruan ai. Nuk është për t’u habitur pse Zemmour e shtrembëron haptazi historinë.

Ai pretendon se regjimi i Vishisë që bashkëpunoi me nazistët, “i mbrojti hebrenjtë francezë” gjatë Luftës së Dytë Botërore. Mizogjinia dhe homofobia e tij agresive, janë po aq të ashpra. Zemmour dëshiron që këto tema të jenë në qendër të debatit në zgjedhjet presidenciale pranverën e ardhshme.

Rregullatori francez i transmetimeve televizive, Këshilli i Lartë i Transmetimeve Audiovizive (CSA), ka vendosur që ta trajtojë tashmë atë si një kandidat, duke monitoruar kohën e tij televizive, në mënyrë që të mos pretendojë më shumë se kandidatët e tjerë.



Fenomeni “Zemmour”, po shqetëson jo pak partitë politike franceze në të gjithë spektrin politik, por jo për të njëjtat arsye. Më e shqetësuar është sigurisht Marine Le Pen, pasi ajo shpreson të jetë kandidatja që do të përfaqësojë të djathtën ekstreme.

Tradicionalisht, vota e protestës në Francë, është ndarë mes populistëve dhe abstenuesve dhe të paktën deri në zgjedhjet e 2017-ës, dhe kjo tendencë e favorizoi në përgjithësi partinë e saj. Për ta paraqitur veten si një kandidate legjitime presidenciale në vitin 2017, Le Pen e moderoi mesazhin e partisë, dhe u distancua nga babai i saj (themeluesi dhe ish-udhëheqësi i partisë), si dhe nga retorika e tij reaksionare, raciste dhe anti-semite.

LEXO EDHE:  CNN jep sondazhin e pare/Del rezultati ne dy shtetet e para

LEXO EDHE:  Zbulimi i SHBA/ Rusia u përpoq të ndikonte zgjedhjet amerikane

Një vit më pas, ajo ndryshoi edhe emrin e partisë. Por moderimi nuk është pritur mirë nga pjesa më e madhe e bazës së saj të mbështetësve, një pjesë e konsiderueshme e së cilës ka kaluar me Zemmour. Një sondazh i bërë publik më 28 shtator, tregoi se mbështetja për Le Pen ishte rreth 16 për qind, nga 28 për qind në raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2017.

Ngritja e Zemmour po shihet po ashtu me shqetësim nga partia tradicionale e qendrës së djathtë, Les Républicains (Republikanët). Ndërsa shumë konservatorë francezë do ta kishin bezdi të votonin për Tubimin Kombëtar për shkak të së kaluarës së tij anti-semite, ata mund të shohin tek Zemmour, një hebre sefardik, një zëdhënës të pranueshëm të pozicionit të së djathtës bashkëkohore mbi emigracionin.

Por Zemmour është paraqitur gjithashtu edhe si një kampion i Golizmit, duke trajtuar 3 nga temat e preferuara të Charles de Gaulle:pavarësinë kombëtare, politikën sociale dhe idenë e Francës së krishterë. Duke luajtur në kufijtë fluidë midis të djathtës dhe të djathtës ekstreme, ai po merr vota nga Republikanët, gjë që Le Pen as që mund ta kishte shpresuar ndonjëherë.

Por ndërsa një kandidim i Zemmour mund ta dëmtojë të djathtën, ai edhe mund t’i shërbejë asaj. Nëse Zemmour e zvogëlon peshën e Le Pen në zgjedhjet e afërta, një tjetër kandidat i krahut të djathtë, si Xavier Bertrand, favorit në sondazhe, mund të mbizotërojë si sfidues i presidentit aktual Emmanuel Macron në raundin e dytë të zgjedhjeve.

Macron do të kishte shumë më tepër arsye të ishte i shqetësuar në një balotazh kundër Bertrand, një kandidat që mund të kërkojë një mbështetje të gjerë, përfshirë votuesit e majtë dhe centristë, të cilët duan të parandalojnë me çdo kusht një mandat të dytë të Macron.

Po ashtu Macron mund të dëmtohet jo pak edhe efekti negativ, që do të kenë në debatin e përgjithshëm temat e ekstremit të djathtë. Ai do të dëshirojë të nxjerrë në pah arritjet e tij ekonomike dhe sociale, reformat e tij në sistemit arsimor dhe bindjet e tij pro-evropiane. Por kjo nuk do të jetë e lehtë, kur bën fushatë kundër një kundërshtari, që mban në gojë vetëm çështjen e ”Islamit” dhe “emigrimin”.

Mbetet për t’u parë nëse Zemmour do të kandidojë apo jo. Disa analistë dyshojnë nëse ai mund të ketë mbështetjen e nevojshme të të paktën 500 kryebashkiakëve. Por 17 për qind e votuesve francezë që mbështesin kandidaturën e tij, këto çështje nuk mund të injorohen.

Një pjesë e konsiderueshme e publikut, është qartazi e zhgënjyer nga figurat që ka prodhuar vitet e fundit elita politike franceze. Çfarëdo që të vendosë të bëjë Zemmour, ai bashkë me “CNews” dhe media të tjera të krahut të djathtë, e kanë ndryshuar debatin, duke detyruar të gjithë kandidatët që të fokusohen tek emigracioni dhe kriminaliteti në vend.

Edhe Macron është detyruar që t’i përshtatet rrethanave, dhe kjo shihet për shembull në vendimin e tij për të vendosur kufizime të rrepta mbi autorizimet e vizave për shtetasit marokenë, algjerianë dhe ata tunizianë. Pa u bërë ende kandidat, Zemmour është tashmë një forcë me ndikim në zgjedhjet e vitit të ardhshëm.

LEXO TE PLOTE

Blog

Nga se shkaktohet paraliza e gjumit/ Çfarë mund të bëni për ta shmangur atë

Publikuar

-

Nga

cna lajme blog

Nga Allison Futterman “Discover Magazine”

Imagjinoni të zgjoheni nga gjumi, të hapni sytë, dhe të kuptoni se nuk mund të lëvizni apo flisni. Në atë moment jeni të dominuar nga ndjesia e tmerrshme e të qenit të paralizuar. Në fakt disa nuk kanë nevojë që ta imagjinojnë, pasi kjo është diçka shumë reale për rreth 8 për qind të popullatës së përgjithshme që vuan kronikisht nga gjendja e njohur si paraliza e gjumit (SP).

Kjo përfshin një grup çrregullimesh shqetësuese të lidhura me gjumin, të quajtur parasomnias. Këto ngjarje alarmante mund të ndodhin ose kur jeni duke fjetur (hipnogjik) ose kur zgjoheni (hipnopompik), duke i bërë zakonisht njerëzit të paaftë për të lëvizur apo për të folur.

Episodet mund të zgjasin deri në disa minuta. Një pjesë e asaj që e bën kaq të frikshme paralizën e gjumit,është se njerëzit janë plotësisht të vetëdijshëm për atë që po ndodh me ta, dhe për më tepër për paaftësinë e tyre për të bërë diçka në lidhje me të. Të dhënat e këtij fenomeni datojnë qindra vjet më parë, e megjithatë arsyet mbeten ende një mister. Kultura të ndryshme besojnë se kjo gjendje shkaktohet nga magjia e zezë, forcat paranormale apo përbindëshat mitikë.

Shkenca siguron disa të dhëna

Edhe pse shumë gjëra mbeten të panjohura, mbi këtë dukuri ekzistojnë disa informacione shkencore bazë. Së pari dihet që paraliza e gjumit ndodh gjatë fazës REM të gjumit (pra atë të lëvizjes së shpejtë të syve), që është faza më e thellë e gjumit. Kur jemi në REM, neuronet tona motorike frenohen, duke e paralizuar trupin.

Kjo shërben si një masë mbrojtëse që trupi të mos lëvizë gjatë ëndrrave intensive që ndodhin gjatë kësaj faze të gjumit. Meqë shumica prej nesh zakonisht janë plotësisht në gjumë gjatë kësaj kohe, ne nuk e vëmë re dhe nuk shqetësohemi nga paraliza.

Por një SP gjatë kohës që një person nuk është plotësisht në gjumë, është e frikshme për atë që e përjeton edhe për faktin se nuk është në gjendje që të lëvizë. Kjo çon në panik, pasi nuk funksionojnë as përpjekjet e mëtejshme për të lëvizur. Frymëmarrja e shpejtë dhe e çrregullt mund të ndodhë edhe pa ndonjë shkas gjatë REM, por gjatë SP njerëzit mund të ndihen sikur nuk po marrin dot frymë apo sikur po mbyten.

Haluçinacionet janë të zakonshme

Studimet tregojnë se 75 për qind rasteve me këtë dukuri përfshijnë haluçinacionet, të cilat kategorizohen në 3 grupime. Haluçinacionet ndërhyrëse ndodhin kur njerëzit mendojnë se në dhomë është një prani paranormale apo një qenie e rrezikshme. Halucinacionet e presionit mbi gjoks, që është vetë-përshkrues, dhe mund të çojë në ndjesinë e mbytjes.



Pastaj janë haluçinacionet vestibulare-motorike (VM) që mund të përfshijnë ndjesitë e daljes jashtë trupit dhe ndjenja të lëvizjes, si fluturimi. Dy të parat lidhen shumë me frikën dhe historikisht ngatërrohen sikur kanë një origjinë mbinatyrore. Gjithsesi, halucinacionet vestibulare-motorike shoqërohen edhe me ndjesi lumturie, si dhe ndjenja erotike.

LEXO EDHE:  Imuniteti ndaj Coronavirusit/ Shkencëtarët në kërkim të zgjidhjes së enigmës

LEXO EDHE:  Kosova dhe Bosnja, në mesin e vendeve që do të përfitojnë vaksina nga SHBA-ja

Edhe makthet e natës

Shpesh paraliza e gjumit dhe makthet e natës, ngatërrohen me njëra-tjetrën. Ndërsa të dyja janë parazomni të frikshme, në fakt ato janë dy gjendje të dallueshme nga njëra-tjetra. Gjatë paralizës së gjumit, një person i ka zakonisht sytë hapur, është i qetë dhe nuk lëviz ndërsa po ndodh ky fenomen. Ai ndodh më shpesh afër mëngjesit, dhe një person mund të zgjohet lehtësisht nga kjo gjendje.

Anasjelltas, dikush që përjeton makthe gjatë natës do të bërtasë gjatë ngjarjes. Kjo gjë ndodh zakonisht në pjesën e hershme të gjumit (jo-REM), dhe ku është e vështirë ta zgjosh personin. Megjithëse makthet e natës mund të prekin edhe të rriturit (vetëm pak më shumë se 2 për qind), kjo gjendje është shumë më e përhapur tek fëmijët, dhe shfaqet deri në 56 për qind tek personat e rinj në moshë.

Faktorët që ndikojnë tek shfaqja e kësaj dukurie

Studimet kanë zbuluar disa gjendje që janë të lidhura me paraliza. Këtu përfshihet historia familjare, stresi dhe trauma, përdorimi i substancave narkotike, narkolepsia, gjumi jo cilësor, çrregullimi i sulmeve të panikut dhe pozicionimi gjatë gjumit (gjumi prapa). Mosha dhe gjinia nuk duket se ndikojnë në gjasat e shfaqjes së këtij fenomeni.

Rrethana të tjera që ndikojnë tek SP janë apnea e gjumit, makthet, ngërçet e këmbëve gjatë natës, çrregullimi bipolar, dhe ndryshimi i orarit të gjumit. Disa ilaçe mund të shkaktojnë parazomni për shkak të ndërhyrjes së tyre në fazën REM të gjumit. Këto përfshijnë SSRI-të, antidepresantët triciklikë, frenuesit e antikolinesterazës, beta-bllokuesit dhe ilaçet e gjumit.

Çfarë mund të bëni

Një studim ka treguar se meditimi dhe relaksimi,ndihmojnë në zvogëlimin e episodeve të paralizës së gjumit. Pjesëmarrësit në të i përdorën teknikat në shtëpi, dhe mbajtën një ditar të përditshëm të simptomave. Në përgjithësi, rezultatet treguan një rënie prej 50 për qind të numrit të ditëve kur ta përjetuan një SP, dhe një rënie me 54 për qind të numrit të përgjithshëm të episodeve.

Edhe halucinacione u reduktuan me 34 për qind. Praktika të tjera që mund të provojnë njerëzit,përfshijnë shmangien e dremitjeve gjatë ditës, bërjen e një dushi me ujë të ngrohtë para gjumit, fjetjen në një dhomë të freskët, fjetjen në njërën anë dhe pasjen e një orari të rregullt të gjumit.

Nëse nuk ndihmojnë këto teknika, mund të jetë e dobishme vizita tek një eksperti çrregullimeve të gjumit, për të përcaktuar nëse dikush ka një çrregullim tjetër të gjumit (siç është apnea) që mund të sjellë edhe këtë problem./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Blog

Fshehja e Covid-19 nga Kina solli kosto të tmerrshme/ SHBA dhe bota të kërkojnë kompensim financiar nga Pekini

Publikuar

-

Nga

lajme cna shendeti

Nga Michael R.Pompeo & Lewis Libby “Fox News”

Dështimet e administratës Biden në Afganistan, ato përballë krizës së emigracionit, dhe vështirësitë për të miratuar paketën e shpenzimeve të ndihmës sociale, kërcënojnë të lënë në hije dështimin e saj për ta vënë Pekinin para përgjegjësisë për mashtrimet që bëri në fillim mbi përhapjen e SARS-cov-2 ndaj një bote që nuk dyshonte në asgjë të tillë.

Megjithatë, siç është pranuar gjerësisht, ne po injorojmë në dëmin tonë gabimet e mëdha të Partisë Komuniste Kineze (PKK) në raport me pandeminë aktuale. Një sjellje më e pjekur, kërkon që Amerika dhe aleatët e saj, të kenë tashmë një sjellje më të ashpër ndaj Pekinit lidhur me këtë çështje.

Fshehja e origjinën së Covid-19, vazhdon edhe sot nga PKK, teksa kostot për amerikanët janë në rritje. Javën e kaluar,SHBA-ja regjistroi mbi 700.000 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Humbja e besueshmërisë së Amerikës pas dështimit në Afganistan, e rrit urgjencën për një përgjigje amerikane ndaj aktorëve të huaj të këqij, dhe vetë amerikanët duhet ta kërkojnë një të tillë.  

Ne nuk kemi nevojë që të ri-zbulojmë të drejtën ndërkombëtare. Parimet e të drejtës ndërkombëtare, kërkojnë që Kina të kompensojë financiarisht shtetet, të cilave u ka bërë padrejtësi. Për më shumë se 40 vjet, Komisioni i së Drejtës Ndërkombëtare i OKB-së, i ka shqyrtuar mosmarrëveshjet ndërkombëtare, bazuar pikërisht mbi këto parime.

Në vitin 2001, Komisioni i regjistroi zotimet e tij në “Artikujt mbi përgjegjësinë shtetërore për veprimet e këqija në skenën ndërkombëtare”. Me mbështetjen e Kinës, Asambleja e Përgjithshme e OKB-së, e vlerësoi menjëherë këtë përpjekje. Gjykatat amerikane dhe ato të vendeve të tjera,i kanë cituar qindra herë këto standarde dhe nene.

Për shembull, këto parime ndërkombëtare vënë para përgjegjësisë një shtet, edhe nëse ata Që kanë gabuar janë zyrtarët lokalë. Humbja e besueshmërisë së Amerikës pas dështimit në Afganistan, e shton urgjencën për një përgjigje amerikane ndaj aktorëve të huaj të këqij, dhe amerikanët duhet të kërkojnë një gjë të tillë.

Dështimi i Pekinit për të përmbushur detyrimet e tij ndërkombëtare, dhe për të raportuar menjëherë dhe me ndershmëri mbi rreziqet nga Covid-19, e justifikon mbajtjen e tij si përgjegjës për pandeminë, siç u theksua me të drejtë edhe nga profesori i Shkollës Juridike të Harvardit, Xhejms Kraska.

Përgjegjësia e PKK-së vetëm sa porritet, edhe për shkak të përpjekjeve të saj të vazhdueshme për ta gënjyer botën. Nevoja për ta mbajtur Pekinin përgjegjës për shkeljet e tij ka lindur prej vitesh. Ndërsa mosnjohja nga PKK e përgjegjësive në raport me përhapjen e SARS-CoV-2, vetëm sa e shton atë.

Sa më shumë që rritet fuqia ekonomike dhe ushtarake e PKK në raport me SHBA-së, aq më agresiv dhe i pacipë po bëhet Pekini. Muajt ​​e fundit, një botim i diktuar nga PKK e kërcënoi Japoninë me asgjësim nëpërmjet armëve bërthamore.

Në shkelje të detyrimeve ndërkombëtare, Pekini po përshpejton përpjekjet për të mbytur liritë e qytetarëve të Hong Kongut, po militarizon bazat e saj detare ilegale në Detine Kinës Jugore, dhe po përdor si armë praktika të padrejta për të dominuar tregtinë botërore dhe zinxhirët e furnizimit.

Pandemia ka nxitur përpjekjen e Pekinit, për ta formësuar botën në një mënyrë të tillë që t’i përshtatet represionit autokratik, duke e shpërqendruar Amerikën dhe duke nxitur rritjen ekonomike të Kinës. Tani Pekini i jep hapur prioritet fitimit të aftësisë për të dëmtuar ekonomitë e shteteve të tjera, duke mbetur vetë i paprekshëm.

LEXO EDHE:  Cardi B refuzon një ofertë me shtatë shifra për një foto

LEXO EDHE:  Foto Dite/ Fëmija zbathur në dëborë

Për shembull, investimet e mëdha të Kinës sipas modelit tësaj të qarkullimit të dyfishtë, Nismës së Brezit dhe Rrugës, dhe huanit dixhital, rezistent ndaj sanksioneve, e kanë çuar akoma më tej këtë synim shqetësues.



Sekretari i Përgjithshëm i PKK, Xi Jingping, ka deklaruar në mënyrë sfiduese se ata që tentojnë t’i dalin përpara Pekinit në rrugën e tij, do ta pësojnë shumë keq. Deri më tani demokracitë nuk kanë imponuar asnjë kosto për gabimet e PKK, që janë shumë më të mëdha se sa përfitimet që nxjerr Pekini.

Një durim i tillë nuk e ka ngadalësuar qasjen agresive të Xi, madje mund ta ketë nxitur atë akoma më shumë. Duke e njohur Kinën si një shtet me qëllime të këqija, demokracitë nuk duhet të jenë më aq tolerante ndaj gabimeve që nxisin agresionet e saj në rritje.

Keq-menaxhimi nga PKK i situatës me virusin SARS-CoV-2, nuk mund të shpërfillet si diçka dytësore. Kjo pasi u u përhap masivisht kudo, edhe këtu në SHBA, duke e dëmtuar rëndë ekonominë tonë. Deri më sot, PKK i ka sfiduar pa asnjë pasojë hetimet ndërkombëtare mbi praktikat në Vuhan.

Ne nuk duam të shohim një virus tjetër të rrezikshëm që të përhapet nga andej. Masat diplomatike dhe të ligjshme, të marra së bashku me aleatët tanë, kanë shanse të mira që të vendosin deri diku drejtësi mbi atë që ka ndodhur, dhe për të zbutur qasjen aktuale agresive të Xi-ë.

Sipas neneve dhe parimeve të pranuara ndërkombëtarisht të përmendura më lart, shteteve të dëmtuara u lejohet të vendosin kundërmasa, dhe të pezullojnë në mënyrë selektive detyrimet që kanë ndaj shtetit keqbërës, derisa të kompensohen plotësisht prej këtij të fundit.

SHBA-ja dhe aleatët kanë vendosur sanksione ndaj zyrtarëve të PKK, të përfshirë direkt ose jo në vjedhjen e pronësisë intelektuale. Këto janë masa të drejta, por jo proporcionale me dëmin që ka shkaktuar aktualisht PKK me pandeminë e koronavirusit, dhe nuk kompensojnë viktimat.

Ndaj kërkohen masa më të gjera diplomatike, kundërmasa ndërkombëtare dhe veprime ligjore kundër Pekinit. Për shembull, SHBA-ja duhet t’i japë fund praktikës së saj për t’i garantuar kompanive kineze një trajtim preferencial në tregjet tona të kapitalit.

Pekini dëshiron që Azia dhe pastaj e gjithë bota të bëhet pjesë e hegjemonisë autoritare të Xi-t. PKK do të hakmerret ashpër ndaj çdo mase ndëshkimore. Ajo do të hedhë akuza të pabaza, do të vendosë sanksione ndaj kompanive amerikane. Diplomacia e zgjuar mund t’i zbusë, por jo t’i eliminojë këto kosto.

Por edhe Pekini ka nevojë për ekonominë botërore; dhe hakmarrja e tij do të zbehej nëse demokracitë e tjera do të bëheshin bashkë në këtë kauzë. Ndoshta frika nga hakmarrja e supozuar e Kinës do ta frenojë presidentin Bajden.

Por atëherë, PKK mund të pyesë me të drejtë:Në rast se qindra mijëra të vdekur nuk arritën ta nxisin Amerikën dhe botën të reagojë, atëherë çfarë duhet të ndodhë më shumë sesa kaq? Ne do t’i vuajmë më siguri pasojat e neglizhencës që po tregojmë sot.

Shënim:Lewis Libby, nënkryetar i Institutit Hadson, ku drejton programin mbi çështjet e sigurisë dhe mbrojtjes kombëtare. Mike Pompeo, ish-Sekretar i Shtetit dhe ish-drejtor i CIA-s.

https://www.foxnews.com/opinion/china-covid-coverup-accountability-us-pompeo-libby

Përkthyer dhe përshtatur nga CNA.al

LEXO TE PLOTE