LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rama justifikohet për tradhtinë ndaj Kosovës/ I del në mbrojtje edhe “vëllaut të tij serb”

25 Dhjetor 2019, 17:26, Politikë CNA
Rama justifikohet për tradhtinë ndaj Kosovës/ I del në

U deshën disa ditë që kryeministri Edi Rama të justifikojë tradhëtinë e tij ndaj Kosovës.

Kanë kaluar katër ditë, dhe vetëm sot, Rama ka vendosur të justifikohet përmes një postimi të gjatë në rrjetet sociale.

Kryeministri e ka thënë troç se Kosova nuk duhet të mos marrë pjesë në tryezën për Mini Shengenin Ballkanik.

?Si mendoni Ju, ?vëllaut tim? serb i pëlqen më shumë që Kosova të vijë në tryezë a të mos vijë?
Jua them unë që mos lodheni ta mendoni: Të mos vijë fare!
Sepse duke mos ardhur në tryezë Kosova nuk flet dot, nuk dëgjohet dot, nuk ndikon dot dhe as nuk fiton dot asgjë! Ndërsa piskamat Tuaja ndaj meje, i dëgjoj unë jo ai! Madje askush tjetër, as Shtetet e Bashkuara e as Bashkimi Europian, që e mbështesin pa rezervë atë tryezë dhe e duan Kosovën bashkë me të gjithë në tryezë, nuk i dëgjojnë ato piskama dhe hiç aspak mirë nuk mendojnë për mungesën e Kosovës?, shkruan Rama.

Më tej kryeministri i ka kthyer përgjigje edhe sharjeve që ka marrë këto ditë nga çdo shqiptar apo kosovar që është ndjerë i tradhtuar nga Rama.

?Lëvdatat e sharjet e rastit, nga një vesh më hyjnë e nga tjetri më dalin të them të drejtën. Jam mësuar me to dhe e di mirë që koha dhe historia nuk lexojnë gazeta e portale, as nuk ndikohen nga analistë e nga rrjete sociale. Dhe koha e historia do të flasin nesër drejtë, e do t?u japin hakun të drejtëve dhe të shtrembërve të sotëm. Të tjerat janë llafe të sotme që i merr era e nesërme?, shkruan ai.

Rama i ka dalë në mbrojtje edhe presidentit serb, Aleksandër Vuçiç i cili, sipas tij, e ka pranuar lirinë e lëvizjes së njerëzve në rajon si një prej qëllimeve madhore të tryezës.

?Sot kjo është një mundësi reale pikërisht sepse edhe ?vëllau serb?, siç e quani ju Presidentin e Serbisë, kur kujtoni se po më qëlloni për vdekje me gjuhën e bërë thikë, e ka pranuar lirinë e lëvizjes së njerëzve në rajon si një prej qëllimeve madhore të tryezës. Pa kushte! Që do të thotë se kur ne të hapim kufirin mes Shqipërisë e Kosovës, nuk ngrihet dot as ai dhe as kushdoqoftë tjetër, të verë kujën për rrezikun e ?Shqipërisë së madhe?. Kur të krijohet qeveria e re e Kosovës dhe të ulemi në tryezë për të vijuar bashkëpunimin, tash po e shihni vetë çka sot po ju?a shpjegoj e rishpjegoj më kot, duke marrë mbrapsht ato që hidhni mbi mua kot më kot. Dhe kur Kosova, herët a vonë, të ulet nesër njësoj si Shqipëria në atë tryezë, se s?ka kah shkon tjetër përveçse nga e ardhmja, bashkë me Shqipërinë, tash e shohim kush ka të drejtë, unë apo ju?, shkruan mes të tjerash kryeministri Edi Rama./CNA.al

Lajmet e fundit nga