LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Princ Leka uron Krishtlindjet/ Zbulon çfarë dhuroi familja Mbretërore për të prekurit nga tërmeti

25 Dhjetor 2019, 19:07, Aktualitet CNA
Princ Leka uron Krishtlindjet/ Zbulon çfarë dhuroi familja

Princ Leka ka uruar Krishlindjet përmes disa fotove të shkrepura pranë pemës, krah bashkëshortes së tij Elia Zaharia Leka.

?Nga zemra ju urojmë Gëzuar Krishtlindjen! Zoti ju dhëntë bekim e dashuri pafund! Qofshim të bashkuar dhe solidarë për të shëruar brengat e atyre që u dëmtuan nga tërmeti! Paqe dhe mbarësi paçi kurdoherë në familjet tuaja!
Merry Christmas?, shkruan Princ Leka.

Por ajo që bie në sy është komenti i njërit prej ndjekësve të tij, i cili i kërkon të tregojë se çfarë dhuroi familja Mbretërore për të prekurit nga tërmeti.

?Çfarë dhuruat ju si familje Mbretërore për të prekurit nga tërmeti ?!!!
Thjesht kuriozitet !!!?, shkruan komentuesi.

Ndërkohë nuk ka munguar as përgjigjia e Princ Lekës i cili shkruan: Kanë nevojë për shtëpi, për këtë po punojmë!/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga