LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Meta uron besimtarët nga Katedralja Ortodokse/ Merr dhuratën e veçantë nga Kryepeshkopi

25 Dhjetor 2019, 13:14, Politikë CNA
Meta uron besimtarët nga Katedralja Ortodokse/ Merr dhuratën e

Presidenti Ilir Meta vizitoi sot Qendrën Sinodike të Katedrales Ortodokse ?Ngjallja e Krishtit?, ku u prit nga Fortlumturia e Tij, Kryepeshkop Anastas Janullatos dhe nga klerikët të lartë të Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare.

?Ishte kënaqësi e veçantë për të uruar Fortlumturinë e Tij, kreun e Kishës sonë Ortodokse për këtë ditë shprese të bekuar. Njëkohësisht për të uruar të gjithë besimtarët ortodoksë, por edhe të krishterë shqiptarë.

Le të jetë kjo një ditë shprese, një ditë solidariteti, për të reflektuar edhe më shumë, për të kthyer sytë dhe për të shtrirë dorën ndaj atyre që kanë nevojë për më shumë ndihmë, mbështetje dhe përfshirje në shoqërinë tonë, që kanë nevojë për më shumë ngrohtësi dhe dashuri, në mënyrë që të kemi një Shqipëri më të qëndrueshme, më njerëzore, më dinjitoze dhe më të begatë!?, tha Kreu i Shtetit, ndërsa mori edhe një dhuratë nga Kryepeshkopi.

?I lumtur në këtë ditë të bekuar të merrja si dhuratë nga Kryepeshkopi Anastas Janullatos kopjen e parë të albumit ?Ngjyrat e Ortodoksisë?, një prezantim jashtëzakonisht dinjitoz i vlerave të gjithanshme të Kishës sonë Ortodokse, të trashëgimisë dhe historisë, por edhe ringritjes dhe arritjeve të saj, që i kanë dhënë një vend të nderuar në Ortodoksinë botërore?, deklaron Meta.

Gjithashtu Presidenti u uroi festën e shenjtë të Krishtlindjeve Kryetarit të VUSH-it, Pastor Ylli H. Doçi si dhe drejtuesve e besimtarëve ungjillorë shqiptarë, duke vizituar gjithashtu edhe selinë e Vëllazërisë Ungjillore të Shqipërisë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga