Connect with Us

Kryemadhi kërkon solidarizim për të prekurit e tërmetit/ Kanë nevojë për ngjyrat e Krishtlindjes

Politikë

Kryemadhi kërkon solidarizim për të prekurit e tërmetit/ Kanë nevojë për ngjyrat e Krishtlindjes

Publikuar

-

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi nga Katedralja Ortodokse ka dhënë një mesazh urimi për të gjithë besimtarët e krishterë.

Kryemadhi tha se në këto ditë të vështira pas tërmetit, të gjithë banorët e prekur kanë nevojë për ngjyrat e Krishtlindjes dhe për më shumë solidaritet.

“Ju uroj juve në radhë të parë që edhe në këtë ditë pushimi jeni në krye të detyrës si gjithmonë, për të shpërndarë ndjesitë e mira, për të shpërndarë urimet e njerëzve, për të shpërndarë ngjyrat e bukura të Krishtlindjes, për të cilat shqiptarët sot në këto ditë të vështira kanë më shumë nevojë. Kanë më shumë nevojë në këto ditë pas tërmetit të 26 nëntorit për ngjyrat e bukura të Krishtlindjes, për shenjat e një jete të mirë që do të lindi. Kanë më shumë nevojë shqiptarët për ngjyrat e Krishtlindjes dhe të kësaj ndjenje solidariteti që Zoti tregoi në këtë ditë, duke sjellë Birin e Tij në tokë, për t’ju treguar që varfëria nuk është një shenjë. Për të treguar që pasuria më e madhe që kemi është besimi në Zot. Errësira dhe stalla ku ka lindur Jezus Krishti, nuk është stallë e varfër dhe e drobitur, por është një vend që secili nga ne e bën të shenjtë, pra shtëpia që ne kemi është e shenjtë. Të gjitha gjërat që Zoti na tregoi me lindjen e Jezus Krishtit, janë shenja që ne të gjithë duhet të mësojmë për të kuptuar që nuk jemi të dobët. Jemi të fortë sepse kemi Zotin pranë. Nuk jemi të varfër, sepse kemi Zotin pranë, dashurinë më të madhe për njëri-tjetrin. Nuk jemi në errësirë, por jemi në ndriçimin që Zoti I bën errësirës që herë pas here e kemi për të na provuar forcën dhe fuqinë njerëzore dhe mbi të gjitha solidaritetin ndaj njëri-tjetrit. Në këtë ditë Krishtlindjesh, unë me shpirt dhe me zemër uroj të gjithë shqiptarët, Krishtlindje të mbara dhe të bardha, të begata. Duke përfituar nga rasti, iu uroj ju dhe familjeve tuaja, Krishtlindje të mbara dhe një vit 2020, siç është 20 dhe 20, të jetë 0.2 siç e kanë kompjuterët, fuqia më e madhe për shqiptarët dhe sidomos për të rinjtë shqiptar, të cilët kanë nevojë që të ndërtojnë jetën e tyre në Shqipëri. Gëzuar! Zoti iu bekoftë ju dhe gjithë shqiptarët. Gëzuar për shumë vjet!”, theksoi Kryemadhi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Artan Hoxha i publikoi foton me Ramën/ Reagon Ardian Çapja

Publikuar

-

Nga

Ardian Çapja, i akuzuar për kryerjen e disa krimeve në qytetin e Elbasanit, ka reaguar për foton e tij me kryeministrin Edi Rama, të publikuar nga gazetari Artan Hoxha.

Çapja i ka dërguar një mesazh moderatorit të emisonit “Opinion” Blendi Fevziut dhe mohon që të ketë dalë në foto me kreun e qeverisë.

Ai pretendon se fotoja është e modifikuar, ndërsa ngre akuzat se në media ka shumë shpifje dhe mashtrime.

Kujtojmë se kjo foto është publikuar në 27 janar të vitit 2017 në faqen zyrtare të resortit “Univers”, në pronësi të fisit Çapja dhe sipas Hoxhës është bërë para fushatës zgjedhore të vitit 2017./ CNA.al

Publikohet fotoja e Ramës me Ardian Çapjan/ Artan Hoxha zbulon lidhjen

LEXO TE PLOTE

Politikë

Gjuzi deklaratë të papritur/ “Nëse Basha bëhet kryeministër, jap menjëherë dorëheqjen”

Publikuar

-

Nga

“Nëse Lulzim Basha bëhet kryeministër, unë menjëherë jap dorëheqjen nga kryetari i Partisë Konservatore”.

Kështu deklaroi mbrëmjen e sotme deputeti Kujtim Gjuzi, teksa po fliste për marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe kreut të opozitës Lulzim Basha

Sipas tij, mes liderit të demokratëve dhe kreut të qeverisë nuk ka më lidhje, pasi pretendon se dashuria e vjetër është shkatëruar.

LEXO EDHE:  Mrekullia e festës/ Si u ulën armët gjatë Krishtlindjes së vitit 1914, në kulmin e Luftës së Parë Botërore

LEXO EDHE:  Dekorimet e Shtëpisë së Bardhë për Krishtlindje janë sërish një makth

“Unë kam ruajtur Parlamentin në datën 7 qershor që thanë do ta shembim Parlamentin, me një mesazh. Mesazhi shkonte tek Baca. I thashë: ‘Bac më duket se nuk të kanë marrë leje ty’”, tha deputeti, ndërsa theksoi se Basha është penduar që doli nga Parlamenti duke djegur mandatet./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paskal Milo zbulon marrëveshjen e heshtur Rama-Basha

Publikuar

-

Nga

Kreu i Partisë Demokracia Sociale, Paskal Milo, zbuloi mbrëmjen e sotme paktin e fshehtë Rama-Basha para marrëveshjes së vitit 2017.

Sipas tij, krerët e dy partive politike më të mëdha, kanë nënshkruar një marëveshje të fshehtë para se të nënshkruanin marëveshjen përfundimtare që është edhe publike.

“Duhen bërë zgjedhje me rregulla të pastra loje. Jo me rregulla ku dihet paraprakisht se kush do t’i fitojë zgjedhjet. Tani zgjedhjet i përcakton sistemi, përpara kemi patur sistem zgjedhor relativisht të mirë. Tani nuk ka garë, është vetem mes dy partive PS-PD, në mes tyre ka një rotacion me marrëveshje të heshtur. Para marëveshjes në vitin 2017, ata kanë pasur një marrëveshje të fshehtë që ka dërguar në atë përfundimtaren”, theksoi Milo./ CNA.al

LEXO TE PLOTE