Politikë
Krishtlindjet bashkojnë socialistët dhe opozitarët/ Kush janë politikanët që morën pjesë në meshë

Në meshën që u mbajt mbrëmjen e djeshme në Katedralen e “Shën Palit” në Tiranë, kanë qenë pjesëmarrës socialistë dhe opozitarë.
Presidenti Ilir Meta me bashkëshorten e tij Monika Kryemadhin dhe tre fëmijët kanë shkuar në Katedrale për të dëgjuar meshën.
Ndonëse Kreu i Shtetit ka pranuar se i përket fesë bektashiane, ai dhe familja e tij kanë dëshiruar të ndjekin meshën.
Po ashtu në meshë është vënë re edhe prania e deputetit socialist Tom Doshi dhe e deputetes Elona Gjerbrea.
Një tjetër person publik që ka tërhequr vëmendjen me pjesëmarrjen e saj është udhëheqësja e opozitës iraniane (MEK), Maryam Rajavi, të cilën e falenderoi personalisht Imzot George Frendo./ CNA.al