Connect with Us

Kaos në Hong Kong/ Protestuesit vishen si babagjyshë

Bota

Kaos në Hong Kong/ Protestuesit vishen si babagjyshë

Publikuar

-

Policia në Hong Kong ka hedhur gaz lotësjellës ndaj mijëra protestuesve të veshur me kapuçë të Babagjyshit të Vitit të Ri, apo me brirë drerësh, të cilit ishin mbledhur këtë herë nëpër qendra tregëtare,  një proteste jo edhe aq paqësore, sidomos për policët.

Demonstruesit shkatërruan xhama dyqanesh dhe hodhën mbi policët çadra e sende të tjera. Këta të fundit i rrahen protestuesit me shkopa gome, duke përdorur edhe gaz lotësjellës.

Qindra oficerë qëndruan roje në rrugë, ndërsa mijëra blerës dhe turistë kishin dalë për të përjetuar atmosferën e ditës së Krishtlindjes.

Protestuesit po kërkojnë të drejtat e tyre demokratike prej më shumë se gjashtë muajsh, me demostrata që duket se do të vazhdojnë edhe për vitin e ri.

LEXO EDHE:  Policia rrit masat e sigurisë për festat e fundvitit

Prej muajsh, protestuesit në Hong – Kong brohorasin parulla të tilla si: “Ringjallja e Hong Kongut, është koha jonë për revolucion” dhe “Pavarësi Hong Kongut”. Më shumë se 6,000 njerëz janë arrestuar nga përshkallëzimi i protestave që nga qershori./Përshtati nga theidependent.com, CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Arrestohet babai i aktores së njohur

Publikuar

-

Nga

Babai i aktores së njohur amerikane, Lindsay Lohan është arrestuar nga policia.

Ai është akuzuar nga ish bashkëshortja e tij, Kate Major për dhunë në familje.

Major e cila bëri kërkesën për ndarje nga bashkëshorti Michael Lohan,  deklaroi se ai kishte ushtruar dhunë ndaj saj kur ajo ishte përballur me të për çështjen e historisë së kërkimeve të tij në internet.

Oficerët janë parë duke marrë Lohan në paraburgim jashtë banesës së Major në Southampton.

LEXO EDHE:  Operacioni anti-kanabis/ Ja detajet nga plani i masave

LEXO EDHE:  Vijojnë reshjet e borës/ ARRSH njoftim të rëndësishëm për shoferët

Ndërkaq, vetë aktorja nuk ka bërë ende asnjë deklaratë lidhur me arrestimin e të atit.

LEXO TE PLOTE

Bota

Rrëzohet avioni turistik në Itali/ Humbin jetën dy persona

Publikuar

-

Nga

Një aeroplan i vogël turistik është rrëzuar në provincën e Sirakuzës, në Itali.

Pas rrëzimit, aeroplani u përfshi nga zjarri duke shkaktuar vdekjen e dy personave që ndodheshin në bord, një instruktor ekspert dhe një nxënës.
Aksidenti i ‘Tecnam P2002’ ndodhi gjatë një fluturimi stërvitor.

Viktimat janë Stefano Baldo, 53 vjeç, ish pilot i Alitalia dhe ish-pilot dhe instruktor i Marinës pas diplomimit në Akademinë Detare të Livornos, dhe Gioele Bravo, 20 vjeç.

LEXO EDHE:  Foto/ Banorët e Astirit djegin goma në mes të rrugës

LEXO EDHE:  Në kërkim për vrasje/ Publikohen fotot, kush janë 8 të fortët e Vlorës

Zyrtarë të Agjencisë Kombëtare të Sigurisë së Fluturimit mbërritën në vendngjarje për të inspektuar mbetjet e avionit kurse prokuroria e Sirakuzës ka nisur hetimet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE