Connect with Us

“Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes”/ Mustafa reagon ndaj Albin Kurtit

Kosova & Rajoni

“Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes”/ Mustafa reagon ndaj Albin Kurtit

Publikuar

-

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, ka reaguar menjëherë pas mesazhit publik të Kreut të Vetëvendosjes, Albin Kurti, i cili u shpreh se ka dështuar marrëveshja me LDK-në për formimin e Qeverisë së Kosovës.

Mustafa tha për Kurtin se video – mesazhi përmes të cilit ky i fundit ka bërë deklaratën, më parë se të bëhej publik, ta ndante me LDK-në.

Isa Mustafa është shprehur se LDK-ja është përpjekur të negociojë, mirëpo ishte Albin Kurti ai që ka shpërfillur rregulla për të cilat kishin rënë dakord që më përpara.

“Në këtë proces, jemi kujdesur dhe kemi arritur ta imponojmë njohjen e proceseve dhe të atributeve të Kosovës si shtet i pavarur e sovran, përcaktimin e saj strategjik euro-atlantik, përfshirë edhe modelin e ekonomisë sociale të tregut, si përcaktim strategjik dhe zhvillimor të Kosovës. Negociatat nuk kanë qenë të lehta dhe partneri në tavolinë, Lëvizja Vetëvendosje, në disa raste, i ka shpërfillur rregullat për të cilat kishim rënë dakord”, u shpreh Kreu i LDK-së.

Mustafa ka theksuar se mosarritja e një marrëveshjeje nuk ka ardhur si pasojë e veprimeve apo ideve të LDK-së, por është Vetëvendosja me strategjitë e saj ajo e cila ka bërë që negociatat të dështojnë.

LEXO EDHE:  Ylli Manjani: Për turpin e tij e të grupit që qeveris!

“Ka dështuar strategjia e Vetëvendosjes për ta siguruar para publikut epitetin e palës parimore dhe gjeneroze në negociata dhe për t’ia hedhur fajin LDK-së”, tha Mustafa.

Kreu i LDK-së është shprehur i gatshëm për negociata dhe e ka cilësuar Lidhjen Demokratike të Kosovës thuajse të pabarabartë në rezultatin e zgjedhjeve si edhe në vendimmarrje.

“Vetëvendosja nuk i ka fituar të gjitha përgjegjësitë, ajo ka fituar rreth 1/4 e votave dhe jo më shume, dhe pothuajse aq ka fituar dhe LDK-ja. Prandaj, kërkesat tona kanë konsistuar dhe do të konsistojnë në ndarjen e balancuar të përgjegjësive, konform rezultatit të zgjedhjeve të 6 tetorit”, shkroi Mustafa në rrjetet sociale./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

LEXO EDHE:  “FP” zbulon lëvizjen e fortë të SHBA, Palmerit i ngarkohet zgjidhja e çështjes Kosovë-Serbi

LEXO EDHE:  VOA: Çfarë pritet të ndodhë pas zgjedhjeve të parakohshme në Kosovë?

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

E konfirmon Lutfi Haziri/ Isa Mustafa, kandidat i LDK-së për president

Publikuar

-

Nga

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka treguar detaje nga marrëveshja e lidhur me Lëvizjen VetëVendosje dhe skenaret e zgjidhjes së ngërçit.

Haziri tha se marrëveshja LDK-VV është arritur pa ndërmjetësime ndërkombëtarësh dhe se me VetëVendosjen kanë diskutuar 19 opsione për arritjen e koalicionit.

Politikani zbuloi në studin e RTV “Dukagjini” se me Albin Kurtin janë dakordësuar që Presidenti të propozohet nga LDK-ja.

LEXO EDHE:  CDU/CSU i thotë “Po” Shqipërisë/ Basha: Vendosja e kushteve shpreh shqetësim

LEXO EDHE:  Tërmeti lëkund edhe Kosovën dhe Maqedoninë/Këto janë qytetet që u prekën

Ai deklaroi se emri që ata do të zgjedhin është ai i Isa Mustafës, kryetarit të partisë, ndonëse. theksoi se Haziri, ky i fundit i ka kërkuar zyrtarëve të partisë së tij të mos lakohet asnjë emër për postin e Presidentit, deri sa të vijnë afatet kushtetuese./ CNA.al

LEXO TE PLOTE