LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“Justifikimet e Ramës ishin të pritshme”/ Paloka zbulon hapin e radhës të Kryeministrit

25 Dhjetor 2019, 18:33, Politikë CNA
“Justifikimet e Ramës ishin të pritshme”/ Paloka zbulon

Nën kryetari i PD, Edi Paloka ka reaguar pas justifikimeve të kryeministrit Edi Rama për tradhtinë ndaj Kosovës.

Sipas Palokës, nuk ka asnjë surprizë në veprimet e Ramës dhe justifikimet e tij të fundit ishin të pritshme.

Paloka thotë se lëvizja e radhës e Ramës do të jetë një mesazh privat për Haradinajn, ku sipas Palokës do i shkruajë se sa shumë e vlerëson

?Kush e njeh mirë Ramën e njeh dhe këtë ?ves? të tij, që kur shfaqet si i fortë apo arrogant në publik, me dikë që e di që mund t?ja ktheje, menjëherë e kontakton privatisht për t?i treguar që nuk i ka patur seriozisht sharjet…
Mos ju duket habi që një ?trim? si Rama, i merr seriozisht dhe ato që shkruhen në rrjete sociale se Ramushi ka për ta rrahur me shpulla, për fyerjet që ka lëshuar Rama për të e për Kosovën në krah të Vuçiçit?, shkruan Paloka.

Përsa i përket Mini Shengenit, Paloka thotë se e vetmja që përfiton është Serbia.

?Shqiptarët, në Shqipëri dhe Kosovë, janë ata që humbasin e Rama ashtu si Vuçiç e dinë shumë mirë këtë…?, përfundon Paloka./CNA.al

Lajmet e fundit nga