LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Foto-Turistët “pushtojnë” Korçën për Krishtlindje/ Është shumë bukur, na pëlqen atmosfera

25 Dhjetor 2019, 16:42, Sociale CNA
Foto-Turistët “pushtojnë” Korçën për

Korça është një nga qytetet më të preferuar dhe më të vizituara nga turistët gjatë festave të fundivitit.

Edhe këtë vit Korçës nuk i ka munguar shkëlqimi dhe atmosfera e festave. Qytetarë të shumtë i janë drejtuar Korçës për të kaluar Krishtlindjen.

?Vijmë nga Tirana, sot kemi ardhur për të festuar Krishtlindjen me një grup miqsh dhe me fëmijët tanë. Fëmijët e pëlqejnë shumë Korçën. Kemi qenë dhe vjet për Vitin e Ri. Ishte një ide për të festuar sepse këtu është shumë bukur?, tha një qytetare nga Tirana.

Ndërkohë një qytetare nga Korça u shpreh se tradita korçare nuk ka ndryshuar asnjëherë dhe ky qytet mbetet një “Paris i vogël”.

Pazari i qytetit, pedonalja dhe Katedralja janë disa nga zonat më atraktive të qytetit.

Dekori festiv i Korçës edhe këtë vit është përgatitur që banorët dhe vizitorët të shijojnë atmosferën festive në gjithë qytetin./CNA.al

Shikoni galerinë e mëposhtme me pamje mahnitëse nga Korça:

 

Lajmet e fundit nga