Connect with Us

Foto-Nga “Festivali i kanarinave”, tek qafa e Laert Vasilit/ Rrjeti “shpërthen” në meme

Lajme

Foto-Nga “Festivali i kanarinave”, tek qafa e Laert Vasilit/ Rrjeti “shpërthen” në meme

Publikuar

-

Këto ditë kanë qenë mjaft intensive sa u takon përplasjeve, debateve, polemikave duke marre vëmendje ekstreme, sidomos Festivali i RTSH-së.

 

Gjithashtu një tjetër situatë konfliktuale u vu në fokus, duke shkaktuar mjaft reagime ne rrjetet sociale…pra, bëhet fjalë për sherrin mes artistëve përballë “Teatrit Kombëtar”, ku aktori Laert Vasili pretendon se është dhunuar.

LEXO EDHE:  FOTO-Adrola Dushi publikon foton seksi/ Ermal Mamaqi i bën komentin që nuk e prisnim

 

Pa lënë në harresë edhe “Mini Shengenin Ballkanik” ku përplasja, sidomos mes gazetarëve në debatet televizive ka qenë mjaft e ashpër.

 

Këto nuk i kanë shpëtuar as syrit të faqeve të memeve, të cilët dinë t’i kthejnë në humor dhe sarkazëm.

./CNA.al

 

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Akuzat për korrupsion/ KLGJ vendos “fatin” e gjyqtares Margjeka

Publikuar

-

Nga

Akuzat për korrupsion/ KGJ vendos “fatin” e gjyqtares Margjeka

Këshilli i Lartë Gjyqësor  ka vendosur pezullimin nga detyra të gjyqtares së Apelit Korçë, Mimoza Margjeka.

KLGJ u mblodh sot në orën 14.00, dhe vendimi  për pezullimin e saj nga detyra është marrë unanimisht.

Gjyqtarja është lënë në “arrest shtëpie” pas akuzave për korrupsion. Nga përgjimet e SPAK doli që gjyqtarja bashkë me bashkëshortin e saj dhe një avokat i kanë marrë një shumë prej 6 mijë eurosh një të arrestuari me qëllim për ta liruar nga burgu.



Gjyqtarja kundërshtoi fort masën ndaj saj dhe u shpreh se gjithçka po ndodh është në kundërshtim me ligjin.

LEXO EDHE:  Ky 26 vjetor e gjen Duffy-n më seksi

LEXO EDHE:  Për 28 vite babë e bir fotografohen në pozicion të njëjtë

Vijon

LEXO TE PLOTE

Lajme

“Kemi shumë nevojë për bashkëpunim”/  Drejtori i Arsimit në Korçë mesazh të fortë nxënësve dhe mësuesve

Publikuar

-

Nga

“Kemi shumë nevojë për bashkëpunim”/  Drejtori i Arsimit në Korçë mesazh të fortë nxënësve dhe mësuesve

Drejtori Rajonal i Arsimit në Korçë Kristaq Grabocka, ka dhënë një mesazh për fillimin e vitit të ri shkollor.

Grabocka ka uruar të gjithë nxënësit që nesër do të ulen në bankat e shkollës dhe i këshillon ata të bashkëpunojnë me mësuesit për çdo gjë dhe ti pyesin ata për çdo pasiguri.

Ai thekson se në këtë vit shkollor mësuesit kanë nëvojë për bashkëpunim për të përballuar problemet.

Gjithashtu Grabocka jep edhe një mesazh për mësuesit, teksa kërkon që këta të fundit të mbajnë siguri në shkollë.



“Në fillim të vitit të ri shkollor të gjithë ne urojmë, këtij urimi i bashkohet kushdo,  sepse shkollimi është i të gjithëve dhe nga ai përfitojnë të gjithë. Gëzuar Shkollar,  kushdo dhe kudo qofsh, paç një vit të mbarë dhe dalshim faqebardhë të gjithë.

Ti që nesër do ulesh në bankat e shkollës,  të ftoj të ndjekësh yllin tënd,  të mos rreshtësh së bashkëpunuari me të gjithë,  mësuesit të parët,  të mësosh duke luajtur dhe duke përdorur dijet në jetë; të vazhdosh të thuash hapur atë që di,  dhe të mos hezitosh të pyesësh për gjithçka nuk di,  apo nuk ke i sigurt. Kemi ndryshuar shumë dhe jemi krenarë, por kurrë nuk do të ndalemi së punuari që shkollarët tanë, denjësisht të përballen me bashkëmoshatarët europianë.

LEXO EDHE:  Me një foto pranë Ledionit, Dojna tregon momentin e sikletshëm: “Nuk ndjeja mushkërinë e majtë!”

LEXO EDHE:  Për 28 vite babë e bir fotografohen në pozicion të njëjtë

Të dashur prindër, ne jemi aty, në klasë me fëmijën tuaj, për ta ndihmuar të hapë radhazi dyer e dijes. Por, në këtë vit të veçantë, kemi shumë nevojë për ju, mbi të gjitha edhe për bashkëpunimin tuaj,  bashkë do ja dalim.  Duke qenë bashkë problemet përballen më mirë dhe të tilla nuk do na mungojnë në këtë vit.

Të dashur kolegë, detyra jonë është e shenjtë  dhe ky shenjtërim merr një vlerë të shtuar këtë vit. Të gjithë jeni impenjuar këto ditë për të siguruar çdo gjë, për sigurinë në shkollë për çdo fëmijë.  Na kanë besuar tradicionalisht gjënë më të shtrenjtë fëmijën, jemi kujdesur, e kemi drejtuar,  por këtë vit veç të tjerëve duhet ta ndihmojmë të mbrohet nga virusi i mallkuar.  Unë jam i bindur se, ashtu sikundër jemi ne, fjalëpak dhe punë shumë, edhe këtë vit do ja dalim,  edhe me këto detyra të shtuara”, shkruan ai./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Ambasada amerikane: Tre vaksinat e SHBA kundër Covid-19 në hapin e fundit drejt krijimit

Publikuar

-

Nga

Ambasada amerikane: Tre vaksinat e SHBA kundër Covid-19 në hapin e fundit drejt krijimit

Ambasada amerikane në Tiranë ka dhënë detaje për tre vaksinat kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara.

Në një postim në rrjetet sociale, ambasada thekson se vaksinat kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria.



“Tre vaksina kundër Covid-19 të financuara nga Shtetet e Bashkuara kanë hyrë në fazën e tretë të testimeve klinike, hapi i fundit drejt krijimit të një vaksine të sigurt dhe efektive para miratimit nga qeveria. Nderkohë që vaksinave zakonisht iu duhen vite për t’u përfunduar, përmes operacionit Ëarp Speed, administrata po investon miliarda dollarë për të përshpejtuar krijimin, prodhimin dhe shpërndarjen e tyre. Dhjetra mijëra njerëz janë ofruar të testojnë vaksinën në mënyrë vullnetare, për t’u siguruar që ato të jenë të sigurta dhe efektive para se të aprovohen për përdorim të gjerë’, shkruan ambasada./CNA.al

LEXO TE PLOTE