Connect with Us

Vendimi/ Qeveria zgjat ditët e pushimeve për administratën gjatë festave të fundvitit

Lajme

Vendimi/ Qeveria zgjat ditët e pushimeve për administratën gjatë festave të fundvitit

Publikuar

-

Gjatë mbledhjes së sotme të qeverisë u morën disa vendime të rëndësishme si Buxheti i Shtetit dhe shpërblimi për pensionistët.

Gjithashtu, gjatë mbledhjes është vendosur se data 3 janar 2020 (e premte) do të jetë ditë pushimi zyrtar për të gjithë institucionet e administratës shtetërore në vend.

Sipas kryeministrit, kjo datë do të zëvendësohet me një nga ditët e pushimit brenda muajit janar.

LEXO EDHE:  U akuzua për “mashtrim”/ Gjykata merr vendimin për juristin e Hipotekës

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajme

Aferat korruptive që nuk i zhbën dot letra e Ben Blushit

Publikuar

-

Nga

Aferat korruptive që nuk i zhbën dot letra e Ben Blushit

Nga Hashtag.al

Prej disa kohësh, në drejtim të ish-deputetit të PS-së, tani drejtor i Top Channel, Ben Blushi, ka pasur akuza të rënda për afera korruptive.

Portali CNA.al ( City News Albbania) ka publikuar dokumentet e lidhjet e Blushit me aferat e denoncuara, ndërsa ky i fundit ka parapëlqyer të heshtë…deri para pak ditësh kur shkroi një letër.

Blushi akuzohet për lidhje me  aferën e inceneratorëve bashkë me Klodian Zoton e Mirel Mërtirin, aferë në të cilën është përfshirë nëpërmjes së shoqes, Eva Blushi, e cila është aksionere në kompaninë ‘EM Capital Group’ me 33% të aksioneve.

Koncesioni i inceneratorëve i kushton buxhetit të shtetit sipas të dhënave zyrtare qindra milionë euro, ndërsa çifti Blushi sipas CNA-së, rezulton i lidhur me këtë aferë.

Eva Blushi nëpërmjet firmës dhe 33% të aksioneve në kompani, ndërsa i dyti nëpërmjet mbrojtjes nga ekrani i televizionit kombëtar Top Channel.

Bashkëshortja e Ben Blushit, Eva Blushi është  aksionere me 33% të aksioneve në kompaninë ‘EM Capital Group’ në Bullgari, një kompani e themeluar dy vite me parë, e cila më pas bleu aksionet e brandit ‘Lori Caffe’ të kompanisë ‘Valtelina Sh.p.k.’

Pronarët e inceneratorëve kanë krijuar një kompani në Bullgari me bashkëshorten e Ben Blushit. Kompania më pas ka ardhur në Tiranë dhe ka blerë 51% të aksioneve të ‘Valtelina SHPK’, e cila është në pronësi të Vjollca Hoxhës dhe trashëgimtarëve të Dritan Hoxhës, të cilët janë të njëjtët pronarë të Top Channel dhe të disa kompanive të tjera të trashëguara.



Një tjetër  aferë e denoncuar që ka të bëjë me letrën që Blushi i shkroi të bijës pak ditë më parë, është ajo e transaksionit të shitblerjes së një pasurie në qytetin e Korçës. Sipas CNA-së, që e ka investiguar çështjen në fjalë, bëhet fjalë për një pronë me vlerë disa qindra milionë lekë të blerë për 30 mijë euro.

LEXO EDHE:  Goditën policinë me Audin e blinduar/ Gjykata jep vendimin për 3 nga 5 të dyshuarit

LEXO EDHE:  Goditën policinë me Audin e blinduar/ Gjykata jep vendimin për 3 nga 5 të dyshuarit

Transaksion në të cilin rezulton të jetë falsifikuar firma e vajzës së Blushit.

Gjatë periudhës së nënshkrimit të transaksionit rezulton se vajza e Blushit, Natalia, nuk ka qenë fare në Shqipëri ndërsa tre personat e dyshuar për falsifikimin e firmës janë babai i saj, Ben Blushi, e ëma Eva Blushi dhe noterja që ka hartuar aktin, Violeta Sulkaj.

Deri tani Blushi kishte heshtur për denoncimet e akuzat ndaj tij, por pas futjes së emrit të së bijës në histori vendosi të reagojë…me anë të një letre.

Kur të gjithë prisnin një përgjigjë profesionale, me argumente e dokumente të Blushit për akuzën e falsifikimit të firmës së të bijës, ai zgjodhi frëngjinë e shkrimtarit, duke shkruar një  hartim patetik drejtuar së bijës.

Një përgjigjë mediokre që jo vetëm nuk shpjegon ndonjë gjë në lidhje me akuzat e rënda ndaj tij, por akoma me keq.

Tregon se Blushi vendosi të përdorë të bijën si parzmore, duke u përpjekur ta shfaqte fëmijën e tij si viktimë të pafajshme të luftës politike, kur në fakt është vetë ai që dyshohet se ka falsifikuar firmën e së bijës për një blerje të dyshuar si korruptive.

 

LEXO TE PLOTE

Lajme

Aktorja turke humb djalin/ E gjeti të vdekur në apartament

Publikuar

-

Nga

Aktorja e mirënjohur turke Hümeyra Akbay, ka pësuar shok pasi ka gjetur të vdekur djalin e saj 47-vjeçar, Sadik Bigat, në apartamentin e tij.

Sipas gazetës turke “Hürriyet Daily Neës”, Hümeyra kishte dy ditë që kishte humbur kontaktet me të. Ajo vendosi të shkonte në shtëpinë e tij për ta kontrolluar dhe e gjeti të vdèkur.



Nuk dihet ende shkaku i vdèkjes, por dyshohet se mund të ketë pësuar një sùlm në zemër. Siç shihet dhe nga pamjet në videon e mëposhtme, aktorja duket e shkátërruar në ceremoninë mortore të të birit, ndërkohë që pjesëmarrja e njerëzve ka qenë e kufizuar për shkak të Covid 19.

LEXO EDHE:  Qeveria vendos rritjen e pagave për administratën/Ja sa do të shtohen

LEXO EDHE:  Goditën policinë me Audin e blinduar/ Gjykata jep vendimin për 3 nga 5 të dyshuarit

Hümeyra njihet për rolin e saj si halla Maide në serialin “Fate të kryqëzuara”, por edhe për shumë filma të tjerë që janë luajtur në Turqi. /CNA.al

LEXO TE PLOTE

Lajme

Vodafone Albania vlerësohet nga umlaut si rrjeti më i mirë në Shqipëri

Publikuar

-

Nga

Vodafone Albania vlerësohet nga umlaut si rrjeti më i mirë në Shqipëri

Një prej kompanive lider, ndërkombëtar, në testimin e cilësisë së infrastrukturave dixhitale, umlaut, publikoi rezultatet e testimeve më të fundit të kryera në Shqipëri, ku rezulton se Vodafone Albania ka marrë pikët më të larta të arritura ndonjëherë në vendin tonë, në të gjithë treguesit e performancës së rrjetit celular.

Umlaut ka analizuar cilësinë e rrjeteve celulare në  Shqipëri, duke testuar performancën e shërbimeve voice dhe data në celular, në qytete të mëdha e të vogla, si edhe rrugë ndërqytetëse. Bazuar në testimet e kryera, Vodafone Albania arriti pikët më të larta të marra ndonjëherë në vendin tonë (893 pikë nga 1000), përsa i përket performancës së rrjetit në total, cilësisë së telefonatës, cilësisë së internetit, si dhe performancës nga të dhënat crowdsourced, rezultate që theksojnë edhe një herë standardin e lartë në cilësinë e shërbimeve të ofruara nga Vodafone në Shqipëri.

Drejtori i Përgjithshëm i Vodafone Albania, Achilleas Kanaris, u shpreh: “Kjo arritje historike është rezultat i investimeve të vazhdueshme dhe tregues që këto investime kanë sjellë diferencën në treg. Jemi shumë krenarë që kemi ndërtuar një rrjet të fuqishëm e të qëndrueshëm në Shqipëri, i cili arriti performancën maksimale edhe në situata sfiduese, siç ishte periudha e Covid-19. Ky rezultat nuk është vetëm një arritje e radhës për kompaninë, por edhe një përgjegjësi më shumë për të ruajtur intensitetin e punës sonë, në realizimin e shoqërisë dixhitale për Shqipërinë, nëpërmjet rrjetit të fuqishëm Vodafone Gigabit.”

LEXO EDHE:  Goditën policinë me Audin e blinduar/ Gjykata jep vendimin për 3 nga 5 të dyshuarit

LEXO EDHE:  Vendosja e vizave nga Holanda/ Cakaj: Ky vendim është i pamundur

Drejtori Ekzekutiv i Telekomunikacionit në umlaut, Hakan Ekmen, përgëzoi kompaninë  Vodafone për këtë arritje: “Përgëzoj Vodafone Albania për arritjen. Me 893 pikë, skuadra e Vodafone ka arritur rezultatet më të larta të siguruara ndonjëherë në Shqipëri në testimet e umlaut. Klientëve Vodafone iu ofrohet cilësia më e mirë e shërbimeve celulare. Vlerësimi i performancës së rrjeteve celulare nga umlaut standardizon industrinë, duke vlerësuar me korrektësi dhe transparencë infrastrukturën globale dixhitale.”



Vodafone Albania ka qenë dhe do të jetë gjithmonë forca lëvizëse e zhvillimit të industrisë së komunikimeve elektronike në Shqipëri. Superioriteti në cilësinë e rrjetit është rezultat i investimeve të vazhdueshme në infrastrukturën e rrjetit dhe angazhimit maksimal të kompanisë për të garantuar cilësinë dhe shërbimet më të mira në treg për klientët.

Për më shumë informacion rreth rezultateve të testimeve umlaut vizitoni:

https://www.umlaut.com/en/benchmarking/albania

 

LEXO TE PLOTE