Connect with Us

SPAK merr në dorë pastrimin e parave/ Hetim transaksioneve të dyshimta të pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve  

Kronika

SPAK merr në dorë pastrimin e parave/ Hetim transaksioneve të dyshimta të pushtetarëve dhe ish-pushtetarëve  

Publikuar

-

bashkeshortja e gjyqtarit te administratives drejt SPAK

Prokuroria e Posaçme do të marrë në duar dosjet Drejtorisë së Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave për pasuritë dhe transaksionet e dyshimta të mundshme të krimit të organizuar si dhe të një grupi pushtetarësh dhe ish-pushtetarësh. Fillimisht, Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave po informon SPAK-un për mjete financiare, të ardhura ose pasuri, për të cilat ka marrë dijeni në çfarëdo mënyre kur këto janë fituar përmes kryerjes së një vepre penale. Në të njëjtën kohë, DPPP u kërkon të gjitha institucioneve shtetërore, të detyruara për të zbatuar masat kundër pastrimit të parave, të japin të gjitha të dhënat lidhur me transaksionet e dyshuara, të dhëna të cilat do t’i kalojnë SPAK-ut. Këtu përfshihen Inspektoriati i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive, organet doganore, organet tatimore, banat, shërbimet informative etj.

Më pas, me ngritjen edhe të Byrosë Kombëtare të Hetimit, Prokuroria e Posaçme i kërkon Drejtoria e Përgjithshme e Parandalimit të Pastrimit të Parave, jo vetëm për t’i vënë në dispozicion në bllok të gjitha të dhënat për lëvizjet e dyshimta të parave, por edhe të kryejë kontrollet e nevojshme për të vërtetuar ekzistencën e këtyre transaksioneve. Gjithashtu, inspektorët shtetërorë të autorizuar për sekuestrimin e përkohshëm të objekteve, instrumenteve ose pasurive të dyshuara i dorëzojnë Prokurorisë së Posaçme, së bashku me njoftimin, një raport mbi veprimet e kryera dhe transkriptin e vendimit për konfiskim apo sekuestrim të pasurive. Të gjitha këto lëvizje diktohen nga ligjit për SPAK si dhe nga Kodi i Procedurës Penale.

Në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme do të vihen të gjitha të dhënat për transaksionet e dyshimta për veprat penale të referuara në nenin 75/a të Kodit të Procedurës Penale, ku përfshihen të gjitha veprat e penale të korrupsionit si dhe çdo vepër e mundshme penale që konsumohet nga njerëzit e krimit të organizuar. Gjithashtu, në dispozicion të Prokurorisë së Posaçme do të kalojnë të dhënat për çdo transaksion të dyshimtë të krye nga Presidenti i Republikës dhe ish-presidentët, nga kryetari i Kuvendit dhe ish-kryetarët e Kuvendit, nga kryeministri dhe ish-kryeministrat, nga ministrat dhe ish-ministrat, nga gjyqtarët dhe ish-gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë, nga kryeprokurori dhe ish-kryeprokurorët, nga deputetët dhe ish-deputetët, nga kryebashkiakët dhe ish-kryebashkiakët, nga zëvendësministrat dhe zëvendësministrat, nga anëtarët e Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë, nga drejtuesit e institucioneve qendrore ose të pavarura të përcaktuara në Kushtetutë ose në ligj./ Shqiptarja.com

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Parandalohet krimi në familje në Tiranë/ 66 vjeçari kërcënon me armë bashkëshorten

Publikuar

-

Nga

Policia e Tiranës ka parandaluar një ngjarje të rëndë kriminale në familje.

Shërbimet e Policisë Vorë, pas njoftimit të marrë se në fshatin Domje, Bashkia Vorë, në ambientet e banesës, shtetasi S. B. po dhunonte psikologjikisht bashkëshorten e tij duke e kërcënuar me armë, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë duke parandaluar përshkallëzimin e dhunës dhe ngjarjen e mundshme kriminale.

Shërbimet e Policisë kanë prangosur shtetasin S. B., 66 vjeç, banues në fshatin Domje, si dhe kanë sekuestruar në cilësinë e provës materiale armën e zjarrit kallashnikov, me të cilën ky shtetas e kërcënonte për ta vrarë bashkëshorten e tij, 63-vjeçaren L. B.

LEXO EDHE:  Panik në politikën shqiptare/ Rrezikohen mbi 500 zyrtarë të lartë

LEXO EDHE:  Trupa e KPA, si subjekt rivlerësimi nga SPAK

Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”, për të cilën parashikohet dënimi me burgim deri në 7 vjet./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Breshëritë e plumbave trondisin Shkodrën/ Zbardhen detajet e ngjarjes së rëndë, rrëfimi në polici

Publikuar

-

Nga

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen e rëndë të pasdites së djeshme në qytetin e Shkodrës, ku u raportua për një përplasje me armë zjarri.

Sipas Report Tv, ngjarja nuk ka ndodhur për shkak të një konflikti të çastit, por personat njiheshin me njëri tjetrin.

Kanë qenë dy të rinjtë Gledis Ustabeqiri 23 vjeç i shoqëruar nga Hygert Muçaj 32 vjeç të cilët kanë shkuar për vrarë 32-vjeçari Taulant Ahmeti.

Dy të rinjtë i kanë bërë pritë 32-vjeçarit duke e vëzhguar derisa ai ka zbritur nga makina  ku më pas i kanë shkuar të armatosur. Por sapo i janë afruar, Taulant Ahmeti është përballur me armën që i kishte drejtuar Gledis Ustabeqiri. Në këtë moment ka qenë Hygert Muçaj i cili e ka goditur me një shufër hekuri në kokë Taulant Ahmetin duke i shkaktuar dëme të mëdha, por sërish ky i fundit ka rezistuar. Ahmeti u është përgjigjur me konfrontim fizik dhe në këto moment Ustabeqiri ka qëlluar me armë tre herë për të vrarë Taulant Ahmetin por këtë të fundit e kanë falur plumbat.

Pas kësaj ngjarje Gledis Ustabeqiri dhe Hygert Muçaj janë larguar me anë të një makine tip ML me targa AA 250 VH .

LEXO EDHE:  “Nuk ka lindur ende prokuror që të prekë 4 peshqit e mëdhenj”/ Spahiu paralajmëron dështimin e SPAK

LEXO EDHE:  Panik në politikën shqiptare/ Rrezikohen mbi 500 zyrtarë të lartë

Ndërkohë policia pasi ka zbardhur ngjarjen dhe identifikuara autorët është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa në komisariat është shoqëruar vetëm Taulant Ahmeti i cili ka rrëfyer të gjithë ngjarjen dhe më pas është lënë i lirë.

Ai ka refuzuar te flasë për shkaqet që çuan dy të rinjtë të tentonin ta vrisnin madje në polici ka thënë se nuk ka arritur të identifikoje personat që e kanë qëlluar pasi kanë patur kapele dhe syze.

LEXO TE PLOTE

Kronika

Pesë të plagosur nga aksidentet rrugore/ Arrestohen tre shofera në Vlorë

Publikuar

-

Nga

Policia e Vlorës ka arrestuar 3 persona për shkeljen e rregullave të qarkullimit rrugorë.

Në pranga është vënë shtetasi A.H., 36 vjeç, banues në Vlorë.
Ky shtetas u kap pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor Peshkëpi-Drashovicë, duke drejtuar automjetin “Toyota Rave” ka goditur dy automjete të tjera duke lënë kështu të dëmtuar 4 persona, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Vlorës, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu është arrestuar shtetasi K.K., 29 vjeç, banues në Vlorë.

Ky shtetas u kap në lagjen “24 Maji” Vlorë, pasi duke drejtuar automjetin tip Volskëagen ka aksidentuar në rrugë një 66 vjeçar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Gjithashtu, ndalohet nga Policia shtetasi i shpallur në kërkim S.Gj., 49 vjeç, banues në fshatin Peshkëpi, Vlorë.

LEXO EDHE:  Ligji për dosjet/ OSBE: Mbështesim projektligjin e qeverisë, drafti i Doda-Idrizi antikushtetues

LEXO EDHE:  “Nuk ka lindur ende prokuror që të prekë 4 peshqit e mëdhenj”/ Spahiu paralajmëron dështimin e SPAK

Ndalimi i tij u bë pasi Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugorë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE