LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Si të shmangni helmimin nga ushqimet gjatë festave të fundvitit

24 Dhjetor 2019, 07:24, Blog CNA
Si të shmangni helmimin nga ushqimet gjatë festave të fundvitit

Nuk ka gjë më të bukur sesa të kremtosh festa e fundvitit, para një tavolin të mbushur plot me gjëra të mira. Por kujdes! Nëse stomaku juaj lëshon disa zhurma të çuditshme, dhe nëse nisni të ndiheni në siklet dhe të djersisni papritur, atëherë ndoshta jeni helmuar nga ushqimi.

Kjo dukuri, është një mënyrë e tmerrshme për të prishur atmosferën e festave. Helmimi nga ushqimi ndodh kur bakteret, viruset dhe ndonjëherë parazitët ose toksinat e tyre, janë të pranishëm në nivele të mjaftueshme në ushqimin tonë. Fajtorët e zakonshëm, janë bakteret si Salmonela, Listeria, Kampilobakteris, E.Coli  dhe disa viruse.

Më të rrezikuar nga helmimi janë gratë e reja, shtatzënat, të moshuarit dhe njerëzit, sistemi imunitar i të cilëve është dobësuar për shkak të ndonjë sëmundjej kronike, apo kurave të gjata me ilaçe. Ndërkohë disa ushqime si mishi i papërpunuar apo vezët e pulave, ushqimet e detit, apo edhe prodhimet e freskëta, përfshirë sallatat, zarzavatet me gjethe, perimet, frutat e prera, qumështi dhe nënproduktet e tij, përfshirë djathrat e butë, që të gjitha bartin një rrezik më të lartë për të shkaktuar helmim nga ushqimi.

Sezoni festiv, është periudha e përsosur për të blerë produkte me ulje çmimi. Por është shumë e rëndësishme t?i kushtoni vëmendje datës së skandencës. Për shkak të sigurisë shëndetësore, ushqimet nuk duhet të konsumohen pas datës së skadencës.

Edhe pse mund të ketë ulje të mëdha për produktet ushqimore më afër datës së skadencës, është më mirë t?i shmangni këto produkte, nëse nuk i konsumoni dot ato përpara datës së përdorimit. Mos blini ushqime të konservuara në kanoçe të ndryshkura, që rrjedhin apo që janë të dhëmbëzuara, pasi helmi i prodhuar nga disa baktere si Clostridium botulinum, mund të jetë në disa raste vdekjeprurëse.

Ndalimi i qeseve plastike, ka shtuar shumë trastat e ripërdorshme. Sërish duhet të keni shumë kujdes, pasi ato mund të përmbajnë baktere të dëmshme si E.Coli, nëse nuk pastrohen siç duhet para ripërdorimit. Një studim i kohëve të fundit, raportoi praninë e monocitogjeneve Listeria në qeset plastike të ripërdorshme.

Kur të ktheheni në shtëpi, sigurohuni të pastroni të gjitha zonat ku vendosen çantat tuaja të ripërdorshme, si banakun e kuzhinës apo tryezën e ngrënies, për të parandaluar ndotjen e tërthortë. Pastrimi mund të kryhet lehtësisht duke përdorur ujë të ngrohtë me uthull të bardhë, një pastrues jo abraziv, ose sapun.

Sigurohuni që ushqimet të vihen në të ftohtë sa më shpejt të jetë e mundur, të paktën brenda 2 orësh nga blerja, pasi temperatura e dhomës mund të sigurojë kushte ideale për zhvillimin e e baktereve të dëmshme. Shumë nga ne dinë, se është e rëndësishme të kemi një kujdes shtesë gjatë përgatitjes së ushqimit.

Duhet të kemi parasysh higjenën bazë si larjen e duarve me sapun, dhe larjen e hapësirave të pastrimit me ujë të nxehtë me sapun ose dezinfektues, para dhe gjatë gatimit. Hapa të tjerë të rëndësishëm, përfshijnë ruajtjen me kujdes të mishit të shpendëve, por edhe produkteve të detit. Përtej higjenës bazë, mbajtja e ushqimit në temperaturën e duhur, është një nga gabimet kryesore që bëjmë shpesh gjatë sezonit të festave të fundvitit.

Kjo vlen veçanërisht për ushqimet potencialisht të rrezikshme, dhe me rrezikshmëri më të lartë, për të minimizuar rrezikun e defekteve të shkaktuara nga sëmundjet ose toksinat. Rregulli i artë këtu është ?ruaje në të ftohtë, ruaje në të nxehtë, ose gatuaje shpejt!?. Në përgjithësi, temperatura midis 5-60 °C është zona e rrezikut, pasi brenda këtij diapazoni mund të zhvillohen bakteret e dëmshme në ushqime.

Nëse këto ushqime, kanë qenë në zonën e rrezikut për më pak se 2 orë, duhet t?i përdorni menjëherë ose t?i ruani si duhet. Brenda 2-4 orësh ushqimi duhet të përdoret menjëherë, dhe

nëse kanë kaluar më shumë se 5 orë, sidomos në motin e nxehtë të verës, ushqimi duhet të hidhet në koshin e mbeturinave.

Ky njihet edhe si rregulli ?2/4-orëshit?. Kjo do të thotë se është e rëndësishme të kontrolloni nëse frigoriferi juaj po funksionon ashtu siç duhet, përpara planit tuaj për festat e mëdha. Këto hapa të thjeshtë, do t?ju ndihmojnë të qëndroni të sigurtë, dhe të shijoni ushqimet tuaja të preferuara në këtë sezon festiv./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga