Connect with Us

Rama mbledh Kryesinë/ Çfarë pritet të diskutohet

Politikë

Rama mbledh Kryesinë/ Çfarë pritet të diskutohet

Publikuar

-

Kryeministri Rama tek selia e PS

Edi Rama ka mbledhur paraditen e sotme Kryesinë në Selinë e Partisë Socialiste. Kryemnistri e lajmëroi këtë mbledhje gjatë ditës së djeshme, teksa zhvilloi një takim informal me ministrat në Durrës.

Takimi i djeshëm i Qeverisë u zhvillua në saj të bilancit vjetor të qeverisjes dhe përballimit të pasojave të tërmetit, mirëpo gjatë takimit të sotëm do të jenë prezentë edhe disa funksionarë të tjerë si Fatmir Xhafaj dhe Ditmir Bushati.

Në krye të bisedime të mbledhjes së sotme, veç të tjerash, mësohet se është shqyrtimi i kandidaturave për kryetarë degësh në Partinë Socialiste. Për 61 bashkitë, janë propozuar nga dy ose më shumë emra për kryetarë degësh, profili i të cilëve do të shqyrtohet në këtë mbledhje. Kryetarët e rinj do të zgjidhen me votim në mbarë vendin në muajin janar.

LEXO EDHE:  Vasili akuza Ramës: Shet Shqipërinë për drogën, turp!

Pas mbledhjes së Kryesisë do të mblidhet Qeveria ku pritet që ndër të tjera, të vendoset edhe për shpërblimin e pensionistëve për Vitin e Ri./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pse nuk merret OFL me Gjirin e Lalzit dhe Surrelin?/ Rama përgjigjet sot për të gjitha pikëpyetjet  

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama ka bërë të ditur se mbrëmjen e sotme do të jetë i pranishëm në emisonin “Opinion”, ku do t’iu japë përgjigje të gjitha pyetjeve mbi OFL-në dhe se përse aksioni i sekuestrimit të pasurive nuk nis nga Surreli, Gjiri i Lalëzit apo nga Parlamenti.

“Kush do të dijë cilët kap Ligji Special i pasurive kriminale; ku ndryshon thelbësisht pasuria e tyre nga pasuria e njerëzve të zakonshëm apo sipërmarrësve të vegjël a të mëdhenj, që kanë fshehur të ardhura nga puna e tyre gjatë tre dekadave të fundit; pse Operacioni Forca e Ligjit u shërben këtyre të fundit dhe mbi të gjitha Shqipërisë që duam; pse OFL nuk merret me “Surrelin”, “Gjirin e Lalëzit” apo “Parlamentin”; pse ky operacion nuk nisi më parë gjatë 6 viteve e gjysëm të mandatit tonë qeverisës e me radhë, përgjigjet e mia për të gjitha kundërshtitë e shfaqura ndaj këtij përshkallëzimi ekstrem të LUFTËS SË SHTETIT ME KRIMIN, le të më ndjekë sonte këtu, në ekranin e ERTV apo në ekranin e TvKlanit, në 21.00, përballë Fevziut dhe panelit të analistëve të tij”, shkruan Rama në një postim në rrjetet sociale.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim i shkon sërish në zyrë Ramës

Publikuar

-

Nga

Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim ka shkuar sot në kryeministri ku pritet të zhvillojë takim me kryeministrin Edi Rama.

Ambasadorja amerikane ka mbërritur në Kryeministri ku është pritur nga shefi i maxhorancës.

Ky është takimi i dytë i ambasadores amerikane me Ramën në Kryeministri.  Kujtojmë se i pari ishte pak minuta para se qeveria të miratonte paketën anti-KÇK./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Agjencia BIRN nën akuzë për shantazh/ Kompania zvicerane bën lëvizjen e radhës

Publikuar

-

Nga

Pak ditë më parë, Agjencia BIRN-Albania është akuzuar për mashtrim nga kompania zvicerane “Terraoil Sëiss”, e cila operon në Shqipëri në fushën e hidrokarbureve prej 9 vitesh.

Akuzat vinë pas një shkrimi të datës 7 shkurt të këtij viti, ku BIRN theksonte se kjo kompani i ka transferuar naftën e Visokës një kompanie serbe me pronar rus.

Kompania e akuzon BIRN-in se ka mashtruar me qëllim për t’i dëmtuar imazhin kompanisë si dhe si formë shantazhi për të ndikuar në vendimin e gjykatës për të mos i dhënë të drejtën kompanisë në operimin e fushave naftëmbajtëse në Cakran-Mollaj, ku është shpallur fituese.

Ndërkohë, sot mësohet se kompania “Terraoil Sëiss” i ka dërguar një letër Marija Ristic, drejtoreshës së BIRN, ku shprehet se Kryeredaktori i Birn Albania Besar Likmeta, po keqpërdor agjencinë mediatike, për shantazh dhe dizinformim.

Firma deklaron se BIRN-Albania, qëllimisht është përfshirë në një aferë “për interes të një pale të tretë”, duke luajtur “një lojë të pisët” e duke dëmtuar rëndë kompaninë Terraoil Sëiss.

“Këmbëngulja e tij (Besar Likmeta) për t’u përfshirë edhe më tej në analiza çështjesh gjyqësore që janë ende në proces gjykimi, dekonspiron hapur përfshirjen e tij në mënyrë të qëllimshme në këtë ‘lojë të pistë’, duke keqpërdorur në mënyrë ekstreme besimin dhe besueshmërinë e Agjencisë që Ju përfaqësoni, gjë që na përforcon bindjen se kjo fushatë e egër spekulimi, mashtrimi e shantazhi mediatik nuk ka ndodhur si pasojë e ndonjë keqkuptimi, naiviteti apo pakujdesie, por ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme për të mbështetur e favorizuar grupe me interesa të errëta që po shantazhojnë për t’u ricikluar përsëri në aferat e tyre të hapura, pasojat e të cilëve akoma nuk janë mbyllur”, shkruhet në letër.

“Ne do të shpresojmë për një mundësi tjetër tuajën zj Ristic si dhe të prestigjiozes BIRN që Ju e përfaqësoni, se do të analizoni me shumë seriozitet e ndershmëri shqetësimin tonë të përsëritur nga ku dëshirojmë të dilni me një qëndrim publik realist për këtë çështje, në mënyrë që qëllimi dhe besueshmëria e agjencisë prestigjioze BIRN të mbetet e pacënuar”, mbyllet reagimi.

Letra e plotë:

Letra

E nderuar zj. Ristic,

Në vijim të shantazit mediatik dhe dizinformimit që me kokfortësi po vazhdon t’i serviret opinionit publik brenda dhe jashtë Shqipërisë nga Kryeredaktori i Birn Albania, z.Besar Likmeta, duke keqpërdorur besueshmërinë e agjensisë Birn-Albania të cilën ju e përfaqësoni, e vlerësojmë të arsyeshme që t’ju bëjmë thirje të analizoni me seriozitet veprimet e tij të rënda, me të cilat është përfshirë në një veprimtari të pandershme nga pikpamja etike dhe profesionale si dhe të paligjshme, veprime me të cilat kanë dëmtuar dhe po vazhdojnë të dëmtojnë rëndë kompaninë Terraoil Swiss dhe interesat publike të qindra aksionarëve të saj publik, të nxitur e shtyrë nga motive të ulëta që nuk kanë asnjë lidhje me mbrojtjen e interesave publike për të cilat është e motivuar Agjensia prestigjoze BIRN.

LEXO EDHE:  “Zhduket” pa gjurmë Monika Kryemadhi/ LSI humb busullën

LEXO EDHE:  "Zhduket" pa gjurmë Monika Kryemadhi/ LSI humb busullën

Edhe pas këtij dëmi të rëndë që na është shkaktuar, do të dëshironim që të ishim ne të gabuar në vlerësimin tonë, se BIRN-Albania qëllimisht është përfshirë në një aferë të tillë “për interes të një pale të tretë” siç jua kemi theksuar edhe në përgënjeshtrimin  që ju kemi dërguar më datën 8 shkurt 2020; dhe kjo do të ishte gjysma e së keqes, por fatkeqësisht, këmbëngulja e tij për t’u përfshirë edhe më tej në analiza çështjesh gjyqësore që janë ende në proces gjykimi, dekonspiron hapur përfshirjen e tij në mënyrë të qëllimshme në këtë “lojë të pistë”, duke keqpërdorur në mënyrë ekstreme besimin dhe besueshmërinë e Agjencisë që Ju përfaqësoni, gjë që na përforcon bindjen se kjo fushatë e egër spekulimi, mashtrimi e shantazhi mediatik nuk ka ndodhur si pasojë e ndonjë keqkuptimi, naiviteti apo pakujdesie, por ka ndodhur në mënyrë të qëllimshme për të mbështetur e favorizuar grupe me interesa të errëta që po shantazhojnë për t’u ricikluar përsëri në aferat e tyre të hapura, pasojat e të cilëve akoma nuk janë mbyllur. Këtë bindje na e përforcojnë plotësisht edhe reagimet e sotme të disa mediave të “vogla” në Shqipëri që nuk janë në nivelin e medias që Ju përfaqësoni, por që kanë kapur “fillin e lëmshit” të krijuar dhe mbetet të besojmë se ky lëmsh do të shpërbëhet deri në fund.

LEXO EDHE  Me armë dhe para pranë selisë së PS-së, zbardhet dëshmia e Vladimir Gjutës

Do të ishte në nderin tuaj profesional, por edhe një “ndjesë” ndaj Terraoil Swiss si dhe Agjensisë BIRN, besueshmëria e së cilës është keqpërdorur, që “këtë fill të këtij lëmshi” që u ekspozua sot në medi, ju personalisht ta vazhdoni “shpërbërjen” e tij, nëpërmjet një investigimi shumë të thjeshtë, real e të vërtetë, veprim me të cilin me të vërtetë do t’i bëni një shërbim të madh interesit publik brenda dhe jashtë Shqipërisë.

Qëndrimi juaj publik ndaj një investigimi të tillë do të nxjerri në dritën e diellit insinuatat e BIRN-Albania për lidhjet e Terraoil Swiss me “gjigandin Gazprom” dhe “interesat ruse”, lidhjet e Terraoil Swiss me “interesat serbe”, nxjerrjen e “sekretit shtetëror” e akuza të tjera si këto, si dhe do të vërtetojë se kush qëndron në prapavijën e kësaj kryqëzate mediatike, subjekte dhe përfaqësues të të cilave  BIRN-Albania është angazhuar t’i përfaqësojë në “mbrojtjen e interesova të tyre që u janë shkelur e cenuar” sipas “investigimit” të kryer prej tij…

Ne do të shpresojmë për një mundësi tjetër tuajën zj Ristic si dhe të prestigjiozes BIRN që Ju e përfaqësoni, se do të analizoni me shumë seriozitet e ndershmëri shqetësimin tonë të përsëritur nga ku dëshirojmë të dilni me një qëndrim publik realist për këtë çështje, në mënyrë që qëllimi dhe besueshmëria e agjencisë prestigjioze BIRN të mbetet e pacënuar.

Mbetet që të shpresojmë ende në mirëkuptimin tuaj.

LEXO TE PLOTE