Connect with Us

“Qeveritë mbahen me tendera e korrupsione”/ Patozi tregon “formulën” e daljes nga kriza

Politikë

“Qeveritë mbahen me tendera e korrupsione”/ Patozi tregon “formulën” e daljes nga kriza

Publikuar

-

Koordinatori i Bindjes Demokratike Astrit Patozi ka bërë një deklaratë të fortë, teksa po fliste për tenderat dhe korrupsionet në qeveri.

Patozi tha se është dramatike që sot në Shqipëri nuk diskutohet për tenderat, pasi deklaroi se qeveritë nga ato mbahet.

“Në Shqipëri me tendera dhe korrupisione mbahen qeveritë”,  shpreh Patozi.

Gjithashtu politikani foli edhe për zgjedhjet e ardhshme, teksa e cilësoi shtetin si gjysmë gjel.

“Ajo që unë kërkoj është që ne nuk kemi asnjë lloj garancie që zgjedhjet e ardhshme nuk do jenë të konstetuara. Në Shqipëri sot ne kemi një shtet gjysmë gjel”, tha koordinatori i BD në studion e ABC News, ndërsa foli për formulën e daljes nga kriza dhe zgjedhjeve të lira.

LEXO EDHE:  Dokumentet/ Si i hapi rrugën Ilir Beqaj mikut të tij për miliarda lekë me tenderat e barnave

“Nuk ka formulë magjike, ka nevojë për vullnet politik shumë të qartë dhe për marrëveshje, ka nevojë për një kontratë të re sociale. Dhe për ta bërë këtë gjë duhet nuk ka nevojë për të bërë ndonjë shkencë të madhe. Ne duhet t’i heqim pushtetin sot dy apo tre personave që e kanë keqpërdorur dhe po vazhdojnë ta keqpërdorin”, theksoi Patozi./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nga Astrit Patozi/ Plotësisht dakord me Lulzim Bashën

Publikuar

-

Nga

Propozimi i Bashës për mandatin e kryeministrit/ Patozi: E kishte propozuar BD para një viti

Koordinatori i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi bie dakord me propozimin e kreut të PD, Lulzim Basha për kufizimin e mandatit të kryeministrit.

Patozi thotë se Bindja Demokratike e ka paraqitur këtë propozim zyrtarisht rreth një vit më parë në korpusin e një pakete të plotë reformash të thella transformuese.



Sipas Patozit, e mira do të kishte qenë që kjo temë të ishte hapur para 30 korrikut, meqë ishin për t’u votuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave..

“Plotësisht dakord me propozimin e Lulzim Bashës për kufizimin e mandatit të kryeministrit. Si BINDJE DEMOKRATIKE e kemi paraqitur zyrtarisht rreth një vit më parë në korpusin e një pakete të plotë reformash të thella transformuese për të cilat, sipas nesh, ka nevojë Shqipëria.
Por nuk e pretendojmë fare copy right-in. Le ta marrë ai autorësinë, vetëm t’i qëndrojë deri në fund dhe të mos e lerë rrugës si shumë premtime të tjera në këto vite. Ose të paktën të bëjë aq sa ka në dorë, se ne e dimë që jo çdo dëshirë në këtë botë realizohet. E mira do të kishte qenë që kjo temë të ishte hapur para 30 korrikut, meqë ishin për t’u votuar ndryshimet kushtetuese për hapjen e listave. Me atë rast, kishim testuar edhe vullnetin e Edi Ramës, se mbase e pranonte edhe ai. Por edhe po të ishte kundër, arritje do të konsiderohej, se do të tregohej diferenca mes dy kampeve. Gjithësesi të shohim sa do të jetojë dhe çfarë fati do të ketë kjo tezë reformatore, sepse kemi hyrë tashmë në fushatë, ku praktikisht lejohet që ta ulësh në tokë sa herë të duash Zotin”, shkruan Patozi./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Ndryshimet kushtetuese/ ODIHR: Të gatshëm të adresojmë rekomandime

Publikuar

-

Nga

Ndryshimet kushtetuese/ ODIHR: Të gatshëm të adresojmë rekomandime

Përfaqësuesi i mazhorancës në Këshillin Politik, Damian Gjiknuri, i ofroi opozitës kohë që të sjellin draftet për çështjen e koalicioneve parazgjedhore dhe të formulës së shpërndarjes së mandateve, ndërsa opozita, nga ana e saj ka kërkuar që çështja duhet të shkojë në ODIHR.

Zv/kryetari i PD, Edi Paloka, deklaroi sot në “Ilva Now” se marrëveshja e nënshkruar në 14 janar përfshin një nen që specifikon se kur çështjet nuk kanë zgjidhje, duhet të dërgohen në ODIHR. Elisa Spiropali, ministrja e PS për Marrëdhëniet me Parlamentin, u përgjigj duke thënë se ODIHR nuk mund të reagojë mbi të gjithë sistemin, por i duhet një draft specifik.

Për të hedhur më shumë dritë mbi rastin në fjalë, gazetari Ervin Koçi, i drejtoi një pyetje ODIHR nëse do të përfshihej në këtë çështje, duke ofruar një opinion mbi kërkesën e opozitës në lidhje me koalicionet parazgjedhore dhe hapjen e listave të kandidatëve.



Zëdhënësja e ODIHR, Katya Andrusz, u përgjigj për Euronews Albania duke thënë se ODIHR ka mbështetur punën e Komisionit Parlamentar dhe të Këshillit Politik përpara se të miratoheshin ndryshimet e Kodit Zgjedhor, dhe se janë të gatshëm të ofrojnë më shumë ndihmë në adresimin e rekomandimeve.

LEXO EDHE:  Akuzat e Partisë Demokratike/ Patozi: Në 2017-tën PD-ja shkeli çdo afat kushtetues

LEXO EDHE:  Dokumentet/ Si i hapi rrugën Ilir Beqaj mikut të tij për miliarda lekë me tenderat e barnave

“Jemi gati të vazhdojmë ta mbështesim Këshillin sipas nevojës, dhe mirëpresim detaje të mëtejshme nga Këshilli në lidhje me synimet që kanë, dhe se si mund të ofrojmë ndihmë konkrete. Si gjithnjë, jemi të gatshëm të ndihmojmë Shqipërinë me adresimin e rekomandimeve të ODIHR në lidhje me zgjedhjet”, tha zëdhënësja e ODIHR, Katya Andrusz.

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Mblodhi gjithë llumin në qeveri”/ Spahiu: Rama nuk fiton mandat të tretë edhe sikur Skëndërbeu…

Publikuar

-

Nga

“Mblodhi gjithë llumin në qeveri”/ Spahiu: Rama nuk fiton mandat të tretë edhe sikur Skëndërbeu të zgjohet nga varri

Ish kreu i Aleancës Kuq e Zi, Kreshnik Spahiu, nuk i ka kursyer deklaratat e forta ndaj kryeministrit Rama mbrëmjen e sotme në ‘Open’ .

Teksa diskutohej për mundësitë që Rama ka për të fituar një mandat të tretë, Spahiu e quajti Ramën një “Skënderbe që ka në krah mamica”.

“Edhe sikur të zgjohet Skëndërbeu nga varri nuk e fiton dot një mandat të tretë, sepse Edi Rama ka në krah mamica.

LEXO EDHE:  Akuzat e Partisë Demokratike/ Patozi: Në 2017-tën PD-ja shkeli çdo afat kushtetues

LEXO EDHE:  Lukashenko djeg Bjellorusinë, por qetëson shqiptarët

Një mamicë heq, njërën vë, Rama nuk udhëheq dot me mamica”, tha Kreshnik Spahiu.



Ai shtoi se në krye të qeverisë Rama shkatërroi meritokracinë.

“Nuk e prisja që një njeri i lindur nga një falije intelektuale, të mblidhte gjithë llumin në qeveri.

Janë shkattruar të gjitha parametrat e meritokracisë . Është prodhuar një shtet shumë i dobët./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE