Connect with Us

Qeveria zgjati ditët e pushimeve për administratën/ Ironizon Klodian Tomorri

Politikë

Qeveria zgjati ditët e pushimeve për administratën/ Ironizon Klodian Tomorri

Publikuar

-

Gazetari Klodian Tomorri ka ironizuar vendimin e Këshillit të Ministrave për të zgjatur ditët e pushimeve për të gjitha institucionet e administratës shtetërore në vend.

Tomorri thotë se administratës i ka rënë një hall i madh që dy javët e ardhshme do të bëjnë pushim.

“Ca i thone asaj semundjes qe shpifet nga rehati se administrata jone eshte ne rrezik te madh? Shihni c’hall i madh u ka rene dy javet e ardhshme”, shkruan gazetari në rrjetet sociale, ndërsa ka renditur datat dhe “punën” me tone ironie.

“25 dhjetor- pushim
26 dhjetor -me nder pune (raportet vu)
27 dhjetor – 2 ore pune (raportet vu)
28 dhjetor -pushim
29 dhjetor -pushim
30 dhjetor- pune (duhet nje vkm per kete)
31 dhjetor – me nder pune (raportet vu)
1 janar – pushim
2 janar – pushim
3 janar – pushim
4 janar – pushim
5 janar – pushim

LEXO EDHE:  Pa asnjë cent vendos të udhëtojë, fiton miliona dhe një të dashur sexy

Po kur donin edhe shperblime per Vit te Ri”, deklaron Tomorri./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rudina Hajdari flet pa dorashka/ Tregon çfarë ndodh në parlament

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka folur hapur sot në lidhje me ata që na përfaqësojnë në parlament, pra deputetët.

E ftuar në Abcneës me Enkel Demin, deputetja Hajdari tha se cilësia e parlamentit ka rënë dhe se ka shumë deputetët që nuk kanë folur kurrë në atë sallë.

Po ashtu ajo theksoi se ajo çfarë ndodh në parlament është se miratohen shumë ligje, të cilat sipas saj nuk janë të domosdoshme, por vetëm amendime që sipas saj tregojnë se asgjë nuk po ecen.

LEXO EDHE:  Sistemi apo personi?/ Ish-ministri i Ramës “zgjidh” dilemën

LEXO EDHE:  Për çfarë do mbahet mend 2018?/ Kryemadhi numëron një për një skandalet e Ramës

“Cilësia e parlamentit ka rënë. Ka mbi 30 deputetë që nuk kanë folur kurrë. Ajo çfarë ne bëjmë vazhdimisht është se vetëm prodhojmë ligje të padmosdoshme. Amendime mbi amendime, që tregojnë se nuk po ecim”-u shpreh deputetja Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve?/ Rudina Hajdari i nxjerr “bojën” Bashës, tregon qëllimin e vërtetë

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar sot propozimin e Partisë Demokratike, për krijimin e një qeverie kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve.

E ftuar në Abcnews, mëngjesin e sotëm deputetja Hajdari u shpreh se qëllimi i kësaj kërkese nga ana e PD-së nuk janë zgjedhjet, por ndarja e pushtetit.

“Kjo duhet menduar mirë. Ju kujtoj marrëveshjen e 2017, ishte e ngjashme, gjë që tregon se kjo nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme siç pretendon opozita jashtë parlamenti. Ata ashtu si edhe unë e luftuam rezultatin e zgjedhjeve. Kush e beson atë qeveri kujdestare. Kushdo që të jetë në atë qeveri është një njeri politik.

LEXO EDHE:  Video/ Adi Krasta akuza qeverisë: Është e kapur nga ‘baronët’ e mediave

LEXO EDHE:  "Shul, po të vjen ora"/ Meta, pushime me paratë e shqiptarëve

Pra i bie që kërkon pushtet të përbashkët. Shoh vetëm një dëshirë për të ndarë pushtetin, dhe qëllimi nuk janë zgjedhjet”-tha ndër të tjera deputetja Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi i ligjit për betimin e gjyqtarëve/ Reagon Presidenca, Meta tregon sërish “dhëmbët”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, i cili anashkalon Presidentin për betimin e gjyqtarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Tedi Blushi shkruan se miratimi i ligjit në errësirë të plotë dhe vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, është mungesë e theksuar serioziteti.

“Të nderuar kolegë gazetarë!
Kam marrë shumë pyetje nga ju, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.
Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.
Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.”-shkruan Blushi.

LEXO EDHE:  Pa asnjë cent vendos të udhëtojë, fiton miliona dhe një të dashur sexy

LEXO EDHE:  Basha sërish kundër Berishës/ E thotë copë, pranon “vetëvrasjen”

Më tej, ai thekson se se tashmë shkelja e Kushtetutës nga Kuvendi, është kthyer në rregull.

“Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull.
Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.”

Po ashtu, Blushi bën të ditur se vetë Presidenti meta do të mbajë pasdite një konferencë për mediat, ku sipas tij do të tregoj qëllimin e vërtetë të ligjit në fjalë.

“Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në.”-përfundon postimin e tij zëdhënësi i Presidencës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE