Connect with Us

“Në vend të vetullave, i heq sytë institucionit”/ Gjinushi politizon Akademinë e Shkencave

Politikë

“Në vend të vetullave, i heq sytë institucionit”/ Gjinushi politizon Akademinë e Shkencave

Publikuar

-

Ish deputeti i Partisë Demokratike, Luciano Boci, ka reaguar kundër figurës së Skender Gjinushit si Kryetar i Akademisë së Shkencave, lidhur me aktet që ky i fundit ka ndërmarrë.

Gjinushi është i padekretuar për atë post që e ka marrë pa meritë dhe mentaliteti i tij nuk është aspak akademik, por politik sipas Bocit.

“Në Shqipëri tani nuk trashëgohet vetëm prona, jo. Trashëgohet dhe Akademia”, nënvizon Boci.

Boci thekson se Gjinushi merr vendime të papërshtatshme dhe politike për Akademinë e shkencave, duke sjellë, sipas tij, rrënimin e kësaj Akademie. Përmes emërimit të personave që nuk janë kompetentë, përmes rrjepjes së parasë publike nën mbulimin e Akademisë, përmes përpjekjes për të rrëmbyer kompetencat e Institutit të Gjeoshkencave, Gjinushi po shkatërron Akademinë e Shkencave sipas ish Deputetit të PD.

Ish Deputeti i PD nuk lë pa përmendur edhe fugurën e Thomas Frashërit, i cili sipas tij ështe “katapultuar” në Akademi për t’i shërbyer interesave të Ramës për të censuruar fjalën e lirë.

“Në vend të vetullave Gjinushi po i heq sytë Akademisë, për hir të politikës dhe interesave anti-shkencë”, ka shkruar Boci në rrjetet sociale.

Postimi i plotë i Luciano Bocit:

KLONIMI I AKADEMISË SI FUNDOSJE POLITIKE E SAJ

Gjinushi i padekretuar dhe i papranuar nga opinioni shkencor, ngatërron me dashje drejtimin e Partisë së tij me Drejtimin e Akademisë. Pa konkurrim, pa parime e standarte, pa konsultime në të gjitha nivelet, pa kritere shkencore, me një grusht besnikësh politikë ka bërë emërimin e Komisioneve dhe drejtuesve të tyre. E kjo është, as më shumë e as më pak, çimentosje e uzurpimit dhe fundosje e akademizmit. Ajo që bie në sy është nepotizmi politik majtist e familjar po i tillë, duke klonuar kështu Akademinë e dikurshme moniste.

Në Shqipëri tani nuk trashëgohet vetëm prona, jo. Trashëgohet dhe Akademia. Aty tani gjen djalin ose vajzën, pse jo dhe dhëndrin, e X-it ose Y-it, të kohës “së qepës”, jashtë çdo kriteri diplomimi, titulli apo standarti.

LEXO EDHE:  Nga Mero BAZE/Akademia nuk është punë zgjedhjesh… por punë tregu

Politika sot nuk të jep vetëm post administrativ. Tani me Gjinushin merr si shpërblim dhe post akademik dhe Akademia është një “qoshe e ngrohtë” ku paraja publike “rrjedh shumë e për lumë”, më saktë “për xhep”.

Gjinushi është treguar dhe “kodosh i madh”. Me disa emërime të vogla, të parëndësishme, kërkon të bërtasë nesër se ka emëruar dhe nga krahu i kundërt politik. Sepse ky është mentaliteti i tij për akademinë. Mentalitet krejtësisht politik.

E ka bërë për të mbuluar “qokat” e mëdha politike që vijnë me urdhër nga lart. Ndër të tjera bie në sy emri i Thomas Frashërit, ish shefi i protokollit të Ramës, i graduar pak më parë “persekutori i AKEP”, i cili do të jetë dhe dora e zgjatur e hekurt e Ramës, për t’i mbyllur gojën fjalës së lirë të mediave online, sipas paketës anti-shpifje. Për “merita të veçanta”, pa titull shkencor përkatës, por për shërbime politike, katapultohet dhe në Akademi.

Ish shefi i stafit të një tjetri hierarku majtist Gramoz Ruçit, Bajraba futet në komisionin e sociologjisë pa pasur drejtimin e duhur të diplomimit, por ama ka drejtimin e duhur politik. E kështu me rradhë, çfarë nuk gjen aty brenda të së ashtuquajturës tanimë Akademi të Gjinushit se e Shkencave vështirë ta thuash.

Jo vetëm kaq. Vendimet e Gjinushit shkojnë akoma më larg. Në petkun e përshtatjes së Akademisë me tendencat e kohës, por realisht për të diktuar rrjepjen e parasë publike, ngre njësi kërkimi që dublojnë institucionet ekzistuese dhe i atashon kompetenca ekstra akademike.

Njësia e kërkim-studimit p.sh. në fushën e gjeofizikës e sizmiologjisë, kërkon të tejkalojë e të rrëmbejë kompetencat e Institutit të Gjeoshkencave. E njëjta gjë ka ndodhur dhe me njësinë e nanoshkencës dhe nanoteknologjisë.

Në vend të vetullave Gjinushi po i heq sytë Akademisë, për hir të politikës dhe interesave anti-shkencë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I pangopur me babëzinë e tij/ Bëma e radhës e kryebashkiakut të Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të Fierit, Armand Subashi.

Në një postim në rrjetet sociale, Baçi shkruan se Subashi është i pangopur në babëzinë e tij dhe kërkon të marrë çdo pushtet.

Sipas ish-deputetit demokrat, kryebashkiaku Subashi ka dërguar “emisarët”, e tij, në shtëpitë e Kryetarëve të fshatrave, dhe bëjnë presion, për të dorëzuar vulën që disponojnë nga zgjedhjet e kaluara të pas 2015.

“Subashi i Bashkisë në Fier, vazhdon të uzurpojë, çdo pushtet, është i pangopur, në babëzinë e tij.

Nuk terhiqet, para asgjeje, dergon, emisaret, e tij, ne shtepite e Kryetareve te fshaterave, ( shihni foton ) dhe bejne presion, per te dorëzuar vulen qe disponojne nga zgjedhjet e kaluara te pas 2015.

Subashi i Bashkise hedh gurin dhe fsheh doren.

Nuk firmos asnje shkrese vetë, por ka zonjen Peshkpia, qe pasi u stervit mire, ne qeverisjen e PD, si shefe e finances (nen kupto shefe e vjedhies ) ne Albpetrol, tani menaxhon financat e Bashkise dhe si nenkryetare, hedh firmen kuturu.

Drejtuesit e Njësisë vendore, verberisht dhe si skellever, te bindur per ate palo rroge, shkojne dhe bejne presion te kryetaret e zgjedhur me vote, qe tju marrin vulen dhe ta kalojne ate, te te perzgjedhurit e Subashit.

Subashajt nuk ndalojne i duan te gjitha.”-shkruan ish-deputeti.

LEXO EDHE:  Pezullimi i Mynyr Konit/ Ministrja e Arsimit ka shkelur Kushtetutën?

LEXO EDHE:  “Rama dhe Veliaj do rrëmbejnë Kopshtin Botanik”/ Boçi: Do ndërtohen kulla

Po ashtu, Baçi thekson se “Kryetaret e fshatrave jane zgjedhur, nga banoret, e kane marre vulen, nga institucioni, pas nje proçesi te rregullt ligjor.

Ju e dini, qe pas mbarimit, te mandatit, duhet te mblidhen banoret e çdo lagje, te fshatit dhe te zgjedhin nga nje perfaqsues dhe keta perfaqësues, te zgjedhur nga banoret, mblidhen dhe zgjedhin kryetarin.

Zbatoni proçesin ne kete menyre dhe pas kesaj, fituesi merr detyren, dhe per rrjedhojë edhe vulen.

Vula nuk te ben kryetar, kryetar te ben vota.”

Por, sipas tij, “Subashi i bashkise, si gjithe Subashet, e tjere te Rames e duan pushtetin ne tavolin, e duan me emerim, e duan me te vjedhur.”.

Më tej, ish-deputeti ka edhe një mesazh të fortë, ndërsa thekson se përgjegjësit e kësaj “maskarade”, sikurse e cilëson ai, do të përgjigjen para drejtësisë.

“Te gjithe ju, qe po drejtoni kete maskarade, ne vazhden e maskarades, te vjedhjeve te votave dhe uzurpimit te pushteteve, duke neperkembur dhe varferuar, fieraket dhe Shqiptaret, do te pergjigjen, para drejtesis, per veprimet tuaja.
Qytetaret do tju ndeshkojne me gjykimin e tyre te drejte.
Ne nuk harrojme”-përfundon postimin e tij ish-deputeti demokrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rudina Hajdari flet pa dorashka/ Tregon çfarë ndodh në parlament

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka folur hapur sot në lidhje me ata që na përfaqësojnë në parlament, pra deputetët.

E ftuar në Abcneës me Enkel Demin, deputetja Hajdari tha se cilësia e parlamentit ka rënë dhe se ka shumë deputetët që nuk kanë folur kurrë në atë sallë.

Po ashtu ajo theksoi se ajo çfarë ndodh në parlament është se miratohen shumë ligje, të cilat sipas saj nuk janë të domosdoshme, por vetëm amendime që sipas saj tregojnë se asgjë nuk po ecen.

LEXO EDHE:  Fuga paralajmëron Ramën: Bllokimi i alokacioneve financiare një gabim i madh

LEXO EDHE:  Reklama skandaloze e UET/ Deputeti Boçi: Fitorja e privatit mbi gërmadhën publike

“Cilësia e parlamentit ka rënë. Ka mbi 30 deputetë që nuk kanë folur kurrë. Ajo çfarë ne bëjmë vazhdimisht është se vetëm prodhojmë ligje të padmosdoshme. Amendime mbi amendime, që tregojnë se nuk po ecim”-u shpreh deputetja Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve?/ Rudina Hajdari i nxjerr “bojën” Bashës, tregon qëllimin e vërtetë

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar sot propozimin e Partisë Demokratike, për krijimin e një qeverie kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve.

E ftuar në Abcnews, mëngjesin e sotëm deputetja Hajdari u shpreh se qëllimi i kësaj kërkese nga ana e PD-së nuk janë zgjedhjet, por ndarja e pushtetit.

“Kjo duhet menduar mirë. Ju kujtoj marrëveshjen e 2017, ishte e ngjashme, gjë që tregon se kjo nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme siç pretendon opozita jashtë parlamenti. Ata ashtu si edhe unë e luftuam rezultatin e zgjedhjeve. Kush e beson atë qeveri kujdestare. Kushdo që të jetë në atë qeveri është një njeri politik.

LEXO EDHE:  Qeveria heq financimin për Akademinë e Shkencave/ Rama: Nuk do tundim flamurin sovjetik

LEXO EDHE:  Nga Mero BAZE/Akademia nuk është punë zgjedhjesh… por punë tregu

Pra i bie që kërkon pushtet të përbashkët. Shoh vetëm një dëshirë për të ndarë pushtetin, dhe qëllimi nuk janë zgjedhjet”-tha ndër të tjera deputetja Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE