LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ndërron jetë aktorja Eva Pëllumbi/ Çfarë deklaronte një vit më parë: S’më vlerësuan kurrë

24 Dhjetor 2019, 19:22, Politikë CNA

Një lajm i hidhur vjen për botën e artit shqiptar. Pak orë më parë është ndarë nga jeta aktorja e njohur, Eva Pëllumbi.

Ajo e nisi karrierën e aktrimit qysh në moshë të vogël. Fillimisht Eva u bë pjesë e pallatit të pionerëve dhe në moshën 17-vjeçare luajti një rol krah Anita Takes dhe u njoh si imitatorja e parë e skenës shqiptare.

Gjithashtu ajo njihet edhe për rolin e pinokut në Teatrin e Kukullave, si dhe me role pikante në kinema si në produksionet ?Vajzat me kordele të kuqe?, ?Endërr për një karrike?, ?Kapedani? dhe filmi ?Eja?.

Për shumëkënd mbahet mend për galerinë e zërave të shumë prej personazheve të filmave vizatimorë, si ai i Çufos, Papagallit në ?Dy Gosti?, mama dhisë dhe kecave si dhe të shumë të tjerëve.

Aktorja u largua nga Shqipëria, drejt Gjermanisë në vitin 1990, ndërsa në intervistën e fundit për mediat në tetor të 2018-ës, tha se nuk u vlerësua kurrë për artin që bënte, pasi shpesh i hiqnin edhe emrin në filmat ku mbante role kyçe./ CNA.al

Lajmet e fundit nga