LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ndarja nga jeta e ish-dhjetoristit Gjana/ Publicisti i bën premtimin e madh

24 Dhjetor 2019, 22:00, Aktualitet CNA
Ndarja nga jeta e ish-dhjetoristit Gjana/ Publicisti i bën premtimin e madh

Publicisti dhe aktivisti Bardhyl Ukcamaj ka shprehur ngushëllimet për ndarjen nga jeta të njërit prej udhëheqësve të Lëvizjes Studentore të 8 Dhjetorit 1990, Myftar Gjanës.

Ukcamaj kujton se si Gjana refuzoi të bëhej pjesë e politikanëve të korruptuar dhe jetoi me ndershmëri.

?Tre dekada me pare miku yne i dashur Myftar, ne Dhjetorin e vitit 1990-te, kur atdheu lengonte nen mizorine komuniste shkrove emrin ne nje nga kapitujt me te arte te Historise se Shqiperise per te mbetur aty, sot e mot.

I dijshem, i dashur dhe stoik ne ate cfare besuam edhe tre dekada me pas mbete po ai qytetar i pergjegjshem, njeri. Nuk bere kompromis mekatar per tu bere pjese e kastave sunduese. Refuzove! Jetove me nje ndershmeri te rrezikshme, si shkruan per ty nje mik i yni. Jetove si njeri i lire.

Nje nga drejtuesit kryesor te Revolucionit te Dhjetorit 1990-te, u perjetsove si nje nga firmetaret e pluralizmit politik ne ish vendin me te eger te diktatures se proletariatit, shpellen e fundit te komunizmit ne kontinentin e Europes?, shprehet publicisti për ish-dhjetoristin që u nderua me medaljen ?Pishtari i Demokracisë?.

Ai nuk lë pa përmendur edhe dashurinë që Gjana kishte për Shqipërinë dhe Kosovën, ndërsa i bën edhe një premtim se do të përurojë një sallë kulture me emrin e tij.

?Po, miku im ike shpejt, por do të kujtohesh gjithnjë. Një ditë do të flas më gjatë për ty kur ne miqtë e tu, të përurojmë një sallë kulture me emrin tënd në Kukës, vendlindjen, që të kujton si qytetar nderi. Ky është permtimi im, mik i dashur?, shkruan ai në rrjetet sociale.

Kujtojmë se Gjana humbi jetën ditën e djeshme nga një sëmundje e rëndë, ndërsa në orën 13:00 të ditës së sotme u përcoll për në banesën e fundit. Në ceremoninë mortore të tij në Tiranë morën pjesë politikanë, gazetarë dhe shkrimtarë./ CNA.al

Lajmet e fundit nga