Connect with Us

Mbyllet Vettingu për 2019/ Cila ishte puna e një viti

Politikë

Mbyllet Vettingu për 2019/ Cila ishte puna e një viti

Publikuar

-

Gjatë këtij viti, përmes Vettingut janë verifikuar prokurorë dhe gjyqtarë të cilët janë prej vitesh pjesë e sistemit të Drejtësisë.

Për vitin 2019, Vettingu ka shkarkuar nga detyra 83 prokurorë e gjyqtarë, ndërsa në detyrë janë riemëruar 94 prokurorë e gjyqtarë. Gjithashu, Vettingu ka pezulluar nga detyra një subjekt rivlerësimi.

220 prokurorë e gjyqtarë janë kontrolluar në total, ndërsa gjatë 2019-ës është ndërprerë Vettingu për 26 subjekte.

LEXO EDHE:  Kryetari i Kuvendit thërret të martën Konferencën e Kryetarëve

Pritet që Vettingu të fillojë sërish punën vitin e ardhshëm./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

I pangopur me babëzinë e tij/ “Bëma” e radhës e kryebashkiakut të Ramës

Publikuar

-

Nga

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Luan Baçi ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryebashkiakut të Fierit, Armand Subashi.

Në një postim në rrjetet sociale, Baçi shkruan se Subashi është i pangopur në babëzinë e tij dhe kërkon të marrë çdo pushtet.

Sipas ish-deputetit demokrat, kryebashkiaku Subashi ka dërguar “emisarët”, e tij, në shtëpitë e Kryetarëve të fshatrave, dhe bëjnë presion, për të dorëzuar vulën që disponojnë nga zgjedhjet e kaluara të pas 2015.

“Subashi i Bashkisë në Fier, vazhdon të uzurpojë, çdo pushtet, është i pangopur, në babëzinë e tij.

Nuk terhiqet, para asgjeje, dergon, emisaret, e tij, ne shtepite e Kryetareve te fshaterave, ( shihni foton ) dhe bejne presion, per te dorëzuar vulen qe disponojne nga zgjedhjet e kaluara te pas 2015.

Subashi i Bashkise hedh gurin dhe fsheh doren.

Nuk firmos asnje shkrese vetë, por ka zonjen Peshkpia, qe pasi u stervit mire, ne qeverisjen e PD, si shefe e finances (nen kupto shefe e vjedhies ) ne Albpetrol, tani menaxhon financat e Bashkise dhe si nenkryetare, hedh firmen kuturu.

Drejtuesit e Njësisë vendore, verberisht dhe si skellever, te bindur per ate palo rroge, shkojne dhe bejne presion te kryetaret e zgjedhur me vote, qe tju marrin vulen dhe ta kalojne ate, te te perzgjedhurit e Subashit.

Subashajt nuk ndalojne i duan te gjitha.”-shkruan ish-deputeti.

LEXO EDHE:  Gentian Trenova: Jam skeptik për Reformën në Drejtësi

LEXO EDHE:  Kryetari i Kuvendit thërret të martën Konferencën e Kryetarëve

Po ashtu, Baçi thekson se “Kryetaret e fshatrave jane zgjedhur, nga banoret, e kane marre vulen, nga institucioni, pas nje proçesi te rregullt ligjor.

Ju e dini, qe pas mbarimit, te mandatit, duhet te mblidhen banoret e çdo lagje, te fshatit dhe te zgjedhin nga nje perfaqsues dhe keta perfaqësues, te zgjedhur nga banoret, mblidhen dhe zgjedhin kryetarin.

Zbatoni proçesin ne kete menyre dhe pas kesaj, fituesi merr detyren, dhe per rrjedhojë edhe vulen.

Vula nuk te ben kryetar, kryetar te ben vota.”

Por, sipas tij, “Subashi i bashkise, si gjithe Subashet, e tjere te Rames e duan pushtetin ne tavolin, e duan me emerim, e duan me te vjedhur.”.

Më tej, ish-deputeti ka edhe një mesazh të fortë, ndërsa thekson se përgjegjësit e kësaj “maskarade”, sikurse e cilëson ai, do të përgjigjen para drejtësisë.

“Te gjithe ju, qe po drejtoni kete maskarade, ne vazhden e maskarades, te vjedhjeve te votave dhe uzurpimit te pushteteve, duke neperkembur dhe varferuar, fieraket dhe Shqiptaret, do te pergjigjen, para drejtesis, per veprimet tuaja.
Qytetaret do tju ndeshkojne me gjykimin e tyre te drejte.
Ne nuk harrojme”-përfundon postimin e tij ish-deputeti demokrat./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rudina Hajdari flet pa dorashka/ Tregon çfarë ndodh në parlament

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka folur hapur sot në lidhje me ata që na përfaqësojnë në parlament, pra deputetët.

E ftuar në Abcneës me Enkel Demin, deputetja Hajdari tha se cilësia e parlamentit ka rënë dhe se ka shumë deputetët që nuk kanë folur kurrë në atë sallë.

Po ashtu ajo theksoi se ajo çfarë ndodh në parlament është se miratohen shumë ligje, të cilat sipas saj nuk janë të domosdoshme, por vetëm amendime që sipas saj tregojnë se asgjë nuk po ecen.

LEXO EDHE:  “Reforma në Drejtësi në xhepin e një polici të KÇK-së!”/ 10 pyetjet e Vasilit

LEXO EDHE:  Reforma në drejtësi/ Vasili: Një realitet “fake”, i helmuar nga levdatat

“Cilësia e parlamentit ka rënë. Ka mbi 30 deputetë që nuk kanë folur kurrë. Ajo çfarë ne bëjmë vazhdimisht është se vetëm prodhojmë ligje të padmosdoshme. Amendime mbi amendime, që tregojnë se nuk po ecim”-u shpreh deputetja Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve?/ Rudina Hajdari i nxjerr “bojën” Bashës, tregon qëllimin e vërtetë

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar sot propozimin e Partisë Demokratike, për krijimin e një qeverie kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve.

E ftuar në Abcnews, mëngjesin e sotëm deputetja Hajdari u shpreh se qëllimi i kësaj kërkese nga ana e PD-së nuk janë zgjedhjet, por ndarja e pushtetit.

“Kjo duhet menduar mirë. Ju kujtoj marrëveshjen e 2017, ishte e ngjashme, gjë që tregon se kjo nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme siç pretendon opozita jashtë parlamenti. Ata ashtu si edhe unë e luftuam rezultatin e zgjedhjeve. Kush e beson atë qeveri kujdestare. Kushdo që të jetë në atë qeveri është një njeri politik.

LEXO EDHE:  “Reforma në Drejtësi në xhepin e një polici të KÇK-së!”/ 10 pyetjet e Vasilit

LEXO EDHE:  Ish-kryeministri Aleksandër Meksi propozon një nen për Reformën në Drejtësi

Pra i bie që kërkon pushtet të përbashkët. Shoh vetëm një dëshirë për të ndarë pushtetin, dhe qëllimi nuk janë zgjedhjet”-tha ndër të tjera deputetja Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE