Connect with Us

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e kandidatëve për kryetar të PS në disa rrethe

Politikë

Mbledhja e Kryesisë/ Zbardhen emrat e kandidatëve për kryetar të PS në disa rrethe

Publikuar

-

Paraditen e sotme Partia Socialiste zhvilloi mbledhjen e Kryesisë ku u diskutua për  kandidaturat për kryetarët e rinj të degëve të PS në rrethe.

Gjatë mbledhjes së Kryesisë së Partisë Socialiste janë zbuluar disa nga emrat e kandidatëve në disa prej degëve të PS-së.

Emrat e kandidateve në disa prej degeve të PS:

Tiranë; Elisa Spiropali-Ervin Bushati

Durrës; Luan Zaza -Ardit Kertusha

Elbasan; Evis Kushi (e komanduar deri në përfundim të procesit)

Lezhë; Eduard Ndreca – Taulant Malshi- Florida Çuni

Vau Dejës; Kristjan Shkreli- Elvis Preçi

LEXO EDHE:  VIDEO/ Ja fjala e Ramës në mbledhjen e Kryesisë

Kukës; Anila Sokoli- Sahit Doçi

Mirditë; Pjeter Pjetri- Renuar Kola

Kurbin; Nertila Toma- Tonin Kolici

Shijak; Dorian Gollaj- Fatmir Koci

Kavajë; Elton Elezi- Ledio Hysa

Gramsh; Enis Zani- Besmir

Prrenjas; Haxhi Çollaku- Flutura Haka

Lushnje; Lindita Buxheli- Gentian Nushi

Patos; Klaudio Alisinani- Armand Ahmetaj

Kuçovë; Sybi Shehu- Fatmir Doksani

Memaliaj; Edmonda Harizi- Petrit Lumani

Tepelenë; Arben Gumeni-Dino Selimi

Gjirokastër; Bledar Kaçi- Matilda Gushi

Vlorë; Anduel Tahiraj- Albana Hodaj

Selenicë; Nertil Bellaj- Ilir Fejzaj

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rudina Hajdari flet pa dorashka/ Tregon çfarë ndodh në parlament

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka folur hapur sot në lidhje me ata që na përfaqësojnë në parlament, pra deputetët.

E ftuar në Abcneës me Enkel Demin, deputetja Hajdari tha se cilësia e parlamentit ka rënë dhe se ka shumë deputetët që nuk kanë folur kurrë në atë sallë.

Po ashtu ajo theksoi se ajo çfarë ndodh në parlament është se miratohen shumë ligje, të cilat sipas saj nuk janë të domosdoshme, por vetëm amendime që sipas saj tregojnë se asgjë nuk po ecen.

LEXO EDHE:  Jo më emra të huaj, Vip-at që preferuan emra tipikë shqiptarë dhe domethënës për fëmijët e tyre

LEXO EDHE:  "Leja prindërore për Gjin Gjonin e paligjshme"/ KLD i kundërpërgjijget Gjonajt

“Cilësia e parlamentit ka rënë. Ka mbi 30 deputetë që nuk kanë folur kurrë. Ajo çfarë ne bëjmë vazhdimisht është se vetëm prodhojmë ligje të padmosdoshme. Amendime mbi amendime, që tregojnë se nuk po ecim”-u shpreh deputetja Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve?/ Rudina Hajdari i nxjerr “bojën” Bashës, tregon qëllimin e vërtetë

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar sot propozimin e Partisë Demokratike, për krijimin e një qeverie kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve.

E ftuar në Abcnews, mëngjesin e sotëm deputetja Hajdari u shpreh se qëllimi i kësaj kërkese nga ana e PD-së nuk janë zgjedhjet, por ndarja e pushtetit.

“Kjo duhet menduar mirë. Ju kujtoj marrëveshjen e 2017, ishte e ngjashme, gjë që tregon se kjo nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme siç pretendon opozita jashtë parlamenti. Ata ashtu si edhe unë e luftuam rezultatin e zgjedhjeve. Kush e beson atë qeveri kujdestare. Kushdo që të jetë në atë qeveri është një njeri politik.

LEXO EDHE:  Jo më emra të huaj, Vip-at që preferuan emra tipikë shqiptarë dhe domethënës për fëmijët e tyre

LEXO EDHE:  Gara e SPAK/ Aplikojnë tre prokurorë të tjerë

Pra i bie që kërkon pushtet të përbashkët. Shoh vetëm një dëshirë për të ndarë pushtetin, dhe qëllimi nuk janë zgjedhjet”-tha ndër të tjera deputetja Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi i ligjit për betimin e gjyqtarëve/ Reagon Presidenca, Meta tregon sërish “dhëmbët”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, i cili anashkalon Presidentin për betimin e gjyqtarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Tedi Blushi shkruan se miratimi i ligjit në errësirë të plotë dhe vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, është mungesë e theksuar serioziteti.

“Të nderuar kolegë gazetarë!
Kam marrë shumë pyetje nga ju, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.
Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.
Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.”-shkruan Blushi.

LEXO EDHE:  Aksioni opozitar/ Basha mbledh Kryesinë dhe ish grupin e PD

LEXO EDHE:  Dosja 339/ Në gjyq 12 emra, mes tyre nipërit e ish-deputetit dhe ish-kampioni i mundjes

Më tej, ai thekson se se tashmë shkelja e Kushtetutës nga Kuvendi, është kthyer në rregull.

“Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull.
Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.”

Po ashtu, Blushi bën të ditur se vetë Presidenti meta do të mbajë pasdite një konferencë për mediat, ku sipas tij do të tregoj qëllimin e vërtetë të ligjit në fjalë.

“Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në.”-përfundon postimin e tij zëdhënësi i Presidencës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE