Connect with Us

Kryemadhi tregon “pengun” e Metës/ “Ka filluar ta vrasë ndërgjegjja”

Politikë

Kryemadhi tregon “pengun” e Metës/ “Ka filluar ta vrasë ndërgjegjja”

Publikuar

-

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, teksa ka komentuar përplasjen institucionale mes Presidentit dhe Kuvendit, u shpreh se Metën ka filluar ta vrasë ndërgjegjja për modestinë e tepruar ndaj kryeministrit Rama, duke i lënë atij të kapte Reformën në Drejtësi.

“Presidentin kam përshtypjen se ka filluar ta vrasë ndërgjegjja për modestinë e tepruar  ndaj Z. Rama, duke i lënë atij që të kapte Reformën në Drejtësi dhe sot e kuptoj se çfarë plani ka pasur që në momentin që ka filluar historia.

Që kur ishte kryetar parlamenti duhej që ta drejtonte Reformën në Drejtësi por modestia e tepruar që kur përjashtoi Ministrinë e Drejtësisë që duhet të ishte dhe ajo pjesë e hartimit të reformës jo sepse e drejtonte LSI sepse LSI nuk është marrë asnjëherë dhe nuk ka propozuar asnjëherë.

Kur u kujtuan pastaj e kishin shumë më të vështirë sepse lejuan që ekspertja numër një për Reformën në Drejtësi ishte Romana Vlahutin, dhe me thënë të drejtën ne të gjithë e dimë që ajo është eksperte për gjëra të tjera dhe vetëm për Reformën në Drejtësi nuk është.”

Duke folur më tej, Kryemadhi tha se nuk ka asnjë lloj dyshimi për Dvoranin ka bërë lojën e Engjëll Agacit dhe se Rama nuk e kupton këtë lojë.

LEXO EDHE:  Vlorë/ Lame dhe Rama shpërndajnë legalizimet

“Unë nuk kam asnjë lloj dyshimi për Dvoranin që ka bërë lojën e Engjëll Agacit. Nuk mendoj që është zoti Rama në këtë lojë, zoti Rama nuk e kupton fare se çfarë ka ndodhur, mendoj që është zoti Engjëll Agaci dhe e gjithë beteja për Gjykatën Kushtetuese ka të bëjë për kontrollin e shtetit dhe kontrollin e bandave dhe krimit të organizuar në Gjykatën Kushtetuese sepse Gjykata Kushtetuese tashmë do të ketë një rol tjetër me Reformën në Drejtës.

Zoti Rama është peng i zotit Agaci dhe zoti Agaci si një avokat i shquar i shumë grupeve kriminale në Itali, të cilat po fitojnë dhe po gjejnë shtrirje për biznesin e vogël shqiptar, besoj se është një nga elementët kryesorë i cili i shërben kapjes së reformës në Shqipëri nga grupet kriminale”, u shpreh Kryemadhi në Fax News./CNA.al

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rudina Hajdari flet pa dorashka/ Tregon çfarë ndodh në parlament

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka folur hapur sot në lidhje me ata që na përfaqësojnë në parlament, pra deputetët.

E ftuar në Abcneës me Enkel Demin, deputetja Hajdari tha se cilësia e parlamentit ka rënë dhe se ka shumë deputetët që nuk kanë folur kurrë në atë sallë.

Po ashtu ajo theksoi se ajo çfarë ndodh në parlament është se miratohen shumë ligje, të cilat sipas saj nuk janë të domosdoshme, por vetëm amendime që sipas saj tregojnë se asgjë nuk po ecen.

LEXO EDHE:  Meta viziton një kompani në Kalabri/ Italia, partner ekonomik

LEXO EDHE:  Rama: Reforma në Arsimin e Lartë është revolucion

“Cilësia e parlamentit ka rënë. Ka mbi 30 deputetë që nuk kanë folur kurrë. Ajo çfarë ne bëjmë vazhdimisht është se vetëm prodhojmë ligje të padmosdoshme. Amendime mbi amendime, që tregojnë se nuk po ecim”-u shpreh deputetja Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve?/ Rudina Hajdari i nxjerr “bojën” Bashës, tregon qëllimin e vërtetë

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar sot propozimin e Partisë Demokratike, për krijimin e një qeverie kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve.

E ftuar në Abcnews, mëngjesin e sotëm deputetja Hajdari u shpreh se qëllimi i kësaj kërkese nga ana e PD-së nuk janë zgjedhjet, por ndarja e pushtetit.

“Kjo duhet menduar mirë. Ju kujtoj marrëveshjen e 2017, ishte e ngjashme, gjë që tregon se kjo nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme siç pretendon opozita jashtë parlamenti. Ata ashtu si edhe unë e luftuam rezultatin e zgjedhjeve. Kush e beson atë qeveri kujdestare. Kushdo që të jetë në atë qeveri është një njeri politik.

LEXO EDHE:  Meta nënshkroi kallëzimin/ Reagon Dvorani: E vështirë të dallosh sjelljet e tij

LEXO EDHE:  Paralajmërohet fundi i Ramës/ Arratia e Nanos në 1998, do i duket shëtitje

Pra i bie që kërkon pushtet të përbashkët. Shoh vetëm një dëshirë për të ndarë pushtetin, dhe qëllimi nuk janë zgjedhjet”-tha ndër të tjera deputetja Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi i ligjit për betimin e gjyqtarëve/ Reagon Presidenca, Meta tregon sërish “dhëmbët”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, i cili anashkalon Presidentin për betimin e gjyqtarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Tedi Blushi shkruan se miratimi i ligjit në errësirë të plotë dhe vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, është mungesë e theksuar serioziteti.

“Të nderuar kolegë gazetarë!
Kam marrë shumë pyetje nga ju, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.
Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.
Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.”-shkruan Blushi.

LEXO EDHE:  Meta nënshkroi kallëzimin/ Reagon Dvorani: E vështirë të dallosh sjelljet e tij

LEXO EDHE:  Bindja Demokratike drejt zgjedhjeve/ Olli iu përgjigjet “dhëmb për dhëmb” kritikëve

Më tej, ai thekson se se tashmë shkelja e Kushtetutës nga Kuvendi, është kthyer në rregull.

“Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull.
Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.”

Po ashtu, Blushi bën të ditur se vetë Presidenti meta do të mbajë pasdite një konferencë për mediat, ku sipas tij do të tregoj qëllimin e vërtetë të ligjit në fjalë.

“Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në.”-përfundon postimin e tij zëdhënësi i Presidencës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE