LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Krishtlindje me Krishtin, apo pa Krishtin ?

24 Dhjetor 2019, 15:47, Aktualitet CNA
Krishtlindje me Krishtin, apo pa Krishtin ?

Prej shumë ditësh shohim zbukurimet e festës së Krishtlindjes, nëpër sheshe , rrugë ,markete, shtëpi, etj.

Gjatë kësaj feste njerëzit harxhojnë shumë nga buxheti i tyre, jo vetëm për aredimin me simbolikat e Krishtlindjes si pema me yllin, dritat e kuqe, për dhurata, robat e stilizuar me ngjyrat e Krishtlindjes deri tek konfeksionet, ose për ushqimet e shumllojëshme dhe pije që t,ia kalojnë sa më gëzueshëm këtë festë që duket se tejkalon kufijtë religjoz.

Ajo që duhet të theksojmë është se ka njerëz që vërtet e festojnë këtë festë religjoze, por përsëri i ngjajnë një turme që ecin drejtë një drejtimi të paditur pa u thelluar në misterin e Krishtlindjes , si ajo kategori fetarësh që e festojnë thjesht si traditë, po dhe të tjerët që s?kanë lidhje me fenë e krishterë dhe festojnë si një ditë për argëtim. Kjo është gjëndje paradoksi që e nxjer jashtë si të pa dëshiruar dhe refuzuar Jisu Krishtin i cili në këtë 25 dhjetor feston 2019 vjetorin e lindjes së tij, në Betlehem të Judesë.

Mendoj se këtë situatë paradoksale e shfaq në mënyrë shumë të goditur kjo histori Krishtlindje: ?Njerëz të ngarkuar me dhurata dhe ushqime nxitojnë në rrugët e qytetit të madh. Midis tyre ecën dhe një fëmijë i veshur keq e thuajse i zbathur. Të ftohtët e hidhur po e ngrin. Ecën e ecën, për të gjetur strehë ku të kalojë natën. Troket në dyert e botës me shpresë se do ta fusin brenda. Por, s?i hapet dera, gjithmonë dëgjon pothuajse të njëjtat fjalë: “Ik, ik! Nuk të fusim në shtëpi! Ne kemi festë, Shko nga ke ardhur!Sot është Krishtlindje mos na bezdis!

Fëmija ka ftohtë, është i uritur, por nuk e humbet shpresën. “Në këtë qytet do të gjendet edhe një vend për mua”,- mendon ai. Në fund të rrugës sheh një shtëpi të vogël, afrohet. Në mes të dhomës është vendosur pema e Krishtlindjeve, jo shumë e zbukuruar. Pranë sobës ngrohet një grua dhe një vajzë e vogël. “Mami dikush është tek porta!”-, thotë vajza e vogël.

Gruaja ngrihet hap derën dhe sheh një fëmijë që dridhet nga të ftohtët. Pa i thënë asnjë fjalë, e ngre hopa, e shtrëngon në kraharor dhe e ul pranë sobës. Merr shishen, i jep qumësht dhe i fërkon duart e ngrira. Vajza e vogël i fshin flokët… kur djali e mori veten, e zonja e shtëpisë i tha: “Sa mirë bëre që erdhe. Do ta festojmë Krishtlindjen bashkë!”

Papritur, një dritë e çuditëshme ndriçoi dhomën. Të habitura nënë e bijë hodhën sytë nga djali. Fytyra e tij rrezatonte, por bëhej gjithnjë e më e padukshme. Ndërkohë një yll nisi të ndriçojë gjithnjë e më shumë. Qyteti mori një pamje të jashtëzakonshme. Njerëzit shihnin të habitur. ? Mami, djali që erdhi në shtëpinë tonë mos ishte Krishti Foshnje? -Po, shpirti i mamit?.

?Thuhet se çdo Krishtlindje Zoti dërgon Birin e tij në vendin tonë. Kur njerëzit e fusin Atë në shtëpi, Perëndia na ofron një yll vezullues, për të na ndriçuar që të njohim më mirë njëri-tjetrin që të bëhëmi vëllëzër më të mirë?.

Kur e lexojmë këtë histori letrare, çdo kujt prej nesh mund ta vrasë ndërgjegjja sa herë ka vepruar në këtë mënyrë duke refuzuar për të ndihmuar një person që është në nevojë, sepse jemi të zënë me veten për argëtimin tonë për Krishtlindjen, por duke refuzuar dhe perbuzur një të varfër që ka nevojë për ndimë aq më shumë në këto ditë feste ne kemi refuzuar vetë Krishtin që fshihet pas njerëzve në nevojë, sepse Ai që lindi në shpellë dhe në varfëri ekstreme dhe u përndoq nga të pushteshmit e kësaj bote, ju thotë atyre që mendojnë vetëm për veten dhe jo për tjetrin në nevojë: ?Sepse pata uri, e s?më dhatë të ha; pata etje, e s?më dhatë të pi; isha i huaj, e nuk më morët brenda; i zhveshur, edhe nuk më veshët; i sëmurë e në burg, edhe nuk erdhët të më shihni. Atëherë do t?i përgjigjen edhe ata, duke thënë: Zot, kur të pamë ty duke pasur uri, a duke pasur etje, a të huaj, a të zhveshur, a të sëmurë, a në burg, e nuk të shërbyem? Atëherë do t?u përgjigjet e do t?u thotë atyre: Me të vërtetë po ju them juve, gjithë sa nuk i bëtë njërit prej këtyre më të vegjëlve, as mua nuk ma keni bërë.?.( Mateu 25, 42 -45)

Të kesh njohuri se çfarë është Krishtlindja dhe të festosh Krishtlindjen me Krishtin njerëzit nuk duhet të mbështen vetëm tek zokonet e tyre që shpesh i bëjnë pa kuptim, ose për të justifikuar pasionet e tyre, por duhet ti drejtohen Shkrimit të Shejntë dhe shkencës së teologjisë dhe Kristologjis . Shkrimi i Shejntë dhe Kristologjia na mësojnë se Krishti nuk është një person imagjinar i shpikur nga fetarët, por një person real, historik, Biri dhe Fjala e Perëndisë , me anën e të cilit u krijuan të dukurat edhe të padukurat dhe në mënyrë të veçantë njeriu, i krijuar sipas ikonës së Perëndisë ( Zbulesa: 1 26), ikonë e vetë Birit dhe Fjalës që është ikona e pa krijuar e Atit, sepse:?Në fillim ishte Fjala, edhe Fjala ishte me Perëndinë, edhe Fjala ishte Perëndi. Kjo ishte që në fillim me Perëndinë.

Të gjitha u bënë me anë të saj; edhe pa atë nuk u bë asgjë që është bërë. Në atë ishte jetë, edhe jeta ishte drita e njerëzve?. (Joani 1; 1:5)
Njerëzimi edhe pse ra në mëkat nga zilia e djallit dhe i solli vetes vdjekjen dhe prishjen gjithë krijimit,( Zbulesa 3) Perëndia nuk hoqi dorë nga dashuria për ata, por në kohën e duhur Ai e solli Birin e tij brenda kohës dhe hapsirës tonë duke e bërë: ?Njeri si ne prej Shpirtit të Shejntë dhe virgjëreshës Mari?( Simboli i Besimit),për shpëtimin tonë, ashtu si ungjillori Joan e përmbledh me pak rjeshta këtë faktë madhështor: ?Sepse Perëndia aq e deshi botën, sa dha Birin e tij të vetëmlindurin, që të mos humbasë kushdo që t?i besojë atij, po të ketë jetë të përjetshme. Sepse Perëndia nuk e dërgoi të Birin në botë që të gjykojë botën, po që të shpëtojë bota me anë të tij? (Joani 3; 16- 17)

Krishti një person me dy natyra hyjnore që e bashkon me Perëndinë, Atin e tij dhe njerëzore që e bashkon me ne përveç mëkatit, na afrohet nëpërmjet mistereve të Kishës Apostolike për të na bërë të ngjashëm me veten, vëllezër dhe nëpërmjet Ati bijë të adaptuar të Atit, ashtu si Krishti i lutej Atit Perëndi për besimtarët: ?Dhe nuk të lutem vetëm për këta, por edhe për ata që do të më besojnë mua me anë të fjalës së tyre. Që të gjithë të jenë një, sikurse ti, o Atë, je në mua, edhe unë në ty, edhe ata të jenë një në ne; që të besojë bota se ti më dërgove. Edhe unë u dhashë atyre lavdinë që më dhe, që të jenë një, sikurse edhe ne jemi një.

Unë në ata, edhe ti në mua, që të jenë të përsosur në një, edhe që bota të njohë se ti më dërgove, edhe se i deshe ata siç më deshe mua.O Atë, dua të jenë bashkë me mua atje ku jam unë edhe ata që më dhe; që të vështrojnë lavdinë time, që më ke dhënë, sepse më deshe para se të themelohet bota.O Atë i drejtë, bota nuk të njohu, po unë të njoha, edhe këta e njohën se ti më dërgove. Edhe u tregova atyre emrin tënd, edhe do ta tregoj, që dashuria, me të cilën më deshe, të jetë në ta, edhe unë në ta. ?(Joani 17; 20 -25) Apostull Pavli duke e përjetuar këtë birësim në veten e tij na thotë:?Dhe duke qenë se jemi bij, Perëndia dërgoi frymën e Birit të tij në zemrat tuaja. Prandaj ti nuk je më shërbëtor por je bir; dhe nëse je bir, je edhe trashëgimtar.? (Gal. 4:6)

Njeriu është një qenie psiko- somatike, prandaj Zoti Jisu Krishti troket në fillin në botën shpirtërore në zemrën tonë. Ai thotë : ? Ja tek rri në derë dhe trokas; në dëgjoftë ndonjë zërin tim dhe hap derën, do të hyj tek ai, edhe do të darkoj me të, edhe ai me mua. (Zbulesa 3, 20). Edhe pse zemra jonë shpesh është e ftohtë nga mungesa e dashurisë dhe e pisët nga pasionet, përsëri Krishti kërkon të rilindet aty, sepse zemra njerëzore është e ngjashme me shpellën e ftohtë ,të errët dhe të pistë, ku ai lindi.
Krishti thotë : ?Unë kam ardhur dritë në botë, që të mos mbetet në errësirë kushdo që të më besojë.? (Joani 12 ,46), Ai është drita mendore ?Dituria e Perëndisë?(1 Korintasve 1;1), prandaj Ai vjen në psiqikën tonë edhe pse ajo është e errësuar nga padituria që të kemi ?mëndjen e Krishtit?,sepse edhe kur lindi si njeri u vendos në grazhdin e kafshëve të paarsyeshme .

Ai vjen në trupin tonë për të na shpëtuar nga vdekja , sepse: ?Edhe Fjala u bë mish, edhe banoi ndër ne, – dhe pamë lavdinë e tij, lavdi si të vetëmlinduri prej Atit, – plot me hir e me të vërtetë. ?(Joani 1,14),sepse: ?Edhe meqenëse djemtë kanë marrë pjesë prej mishi e gjaku, edhe ai gjithashtu u bë pjesëtar në po ato gjëra, që të prishë me anë të vdekjes atë që ka pushtetin e vdekjes, domethënë djallin, edhe të shpëtojë të gjithë ata, të cilët nga frika e vdekjes ishin gjithë jetën e tyre mbajtur në skllavëri..?(Hebrejnve 2, 14-15)

Ai vjen në shtëpitë familjet tona që të na mbledhi rreth vetes me njëri- tjetrin dhe të na bëjë pjesëtar të familjes së madhe të Perëndisë, një tempull të gjallë, ashtu si apostull Pavli mëson: ? Prandaj nuk jeni më të huaj e të jashtëm, por bashkëqytetarë të shenjtëve dhe pjesëtarë të shtëpisë së Perëndisë; sepse u ndërtuat mbi themelin e apostujve e të profetëve, ku gur qosheje është vetë Jisu Krishti, në të cilin e gjithë ndërtesa e lidhur bashkë rritet në një tempull të shenjtë në Zotin, në të cilin edhe ju jeni ndërtuar së bashku për të qenë banesë e Perëndisë me anë të Frymës.?(Efes 2:19-22)

Ai vjen brenda shoqërisë sonë egoiste që të bëhemi solidar duke na nxitur për vepra të mira ndaj të afërmit dhe në shkëmbim të solidaritetit na premton : ?Atëherë mbreti do t?u thotë atyre që rrinë në të djathtë të tij: Ejani të bekuarit e tim Ati, trashëgoni mbretërinë që është bërë gati për ju që kurse është themeluar bota. Sepse pata uri e më dhatë të ha; pata etje, e më dhatë të pi; i huaj isha, e më morët brenda; i zhveshur, e më veshët; u sëmura, edhe erdhët të më shihni; isha në burg, edhe erdhët tek unë. Atëherë të drejtët do t?i përgjigjen, duke thënë: Zot, kur të pamë ty duke pasur uri e të ushqyem? Apo duke pasur etje, e të dhamë të pish? Edhe kur të pamë të huaj, e të morëm brenda? Apo të zhveshur, e të veshëm? Edhe kur të pamë të sëmurë ose në burg, edhe erdhëm tek ti? Edhe mbreti do të përgjigjet e do t?u thotë atyre: Me të vërtetë po ju them juve, gjithë sa i bëtë njërit prej këtyre vëllezërve të mi më të vegjël, ma keni bërë mua?.(Mateu 25, 34 -40)

Ai vjen me popujve edhe pse armiq njëri me tjetrin kërkon ti bashkoj në veten e tij,ashtu si apostull Pavli shkruan: ? Sepse ai është paqja jonë, ai që i bëri nga dy popuj një, edhe rrëzoi murin ndërmjetës të ndarjes,duke prishur armiqësinë në mishin e tij? (Efeisanët 2 -14)
Ai vjen gjithmonë paqësor brenda kohës dhe hapsirës tonë që rjedh drejt një fundi eskatologjik, si tek individët, familjet, shoqëritë, popujt, që të lindë prej Gjithmon Virgjëreshës Mari që personifikon Kishën Katholike, Apostolike ,Orthodhokse dhe të qëndrojë në mes tyre dhe bashkë me ata jo thjeshtë me tradita dhe konvencione, por personalisht si Biri i Perëndisë dhe Biri i Njeriut, por çdokush është i liri të mbylli derën edhe të thotë: ? nuk kishte vend për ju.?(Luka 2, 7)

Krishti do të vazhdoi të lindet atje ku e pranojnë edhe këtë Krishtlindje, por për ata që e refuzuan edhe përsëri do festojnë këtë Krishtlindje pa Krishtin dhe në fund të ditës edhe pse shpenzuan dhe u lodhën shumë për t`ia kaluar sa më gëzueshëm këtë ditë do të mbeten në fund të ditës vetëm, të trishtuar,të zhgënjyer, madje të dënuar në ndërgjegje , sepse :?por ai që nuk beson, tashmë është dënuar, sepse nuk besoi në emrin e të vetëmlindurit Bir të Perëndisë. ?(Joani 3 ,18)
Krishtlindje të Gëzuara me Krishtin dhe në Krishtin!

Miron Çako: përgjegjësi i Zyrës Katekizmit pranë Kryepiskopatës KOASH-it

Lajmet e fundit nga