Connect with Us

Kreu 75 grabitje në Spanjë/ Ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari shqiptar

Kronika

Kreu 75 grabitje në Spanjë/ Ekstradohet nga Gjermania 29-vjeçari shqiptar

Publikuar

-

Një 29-vjeçar shqiptar është ekstraduar nga Gjermania. Ai akuzohet për pjesëmarrje në dhjetra grabitjeve të realizuara në territorin spanjoll. Pas vjedhjeve ai ishte arratisur në Gjermani.

Forcat policore spanjolle po hetonin rastin prej  2 vitesh, pasi kishin marrë informacion se një grup, kryesisht i përbërë nga shqiptarët kryenin vjedhje në disa provinca të Spanjës.

Grupi i shqiptarëve, që dyshohet se kishin ikur në Spanjë vetëm për grabitje, akuzohen për së paku 75 raste të vjedhjeve.

Në prill 2018, forcat policore të Spanjës inspektuan vjedhjen e disa banesave në zona spanjolle dhe arrestuan  njëmbëdhjetë vetë në Lleida dhe Reus (Tarragona).

Në operacionin e kryer në vitin 2018, dy anëtarë të bandës së grabitjeve arritën të shpëtojnë. Ata janë shqiptarë të moshave 26 dhe 29 vjeç, dhe prej arratisjes, Garda Civile u vu në kërkim të tyre, derisa arritën të binin në gjurmët e tyre, dhe ti arrestonin.

Siç ka zbuluar tani Garda Civile, njëri prej  kriminelëve, 29-vjeçari, u arrestua në Hungari gushtin e kaluar, dhe iu dorëzua autoriteteve spanjolle më 6 shtator, dhe prej atëhere ndodhej  i izoluar, në burg.

LEXO EDHE:  Vritet në mënyrë makabre shqiptari në Spanjë

I pandehuri tjetër, 26 vjeç, është arrestuar në Gjermani, më 29 nëntor dhe tani ka përfunduar në Spanjë.

Nga gjykatat spanjolle thuhet se me arrestimin e dy të arratisurve, gjithë grupi është në dispozicion të autoriteteve gjyqësore.

 

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Polici i dehur humb kontrollin e makinës e përfundon në një banesë/ Qëllon me armë qytetarin

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Fierit, ku një efektiv policie, ndërsa drejtonte mjetin në gjendje të dehur ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.

Mësohet se efektivi, i cili është identifikuar si Paulin Shpani, pas përplaasjes është konfliktuar me pronarin e shtëpisë dhe e ka qëlluar këtë të fundit, me armë zjarri, duke e plagosur në dorë.

Rasti po hetohet nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA)./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Aksidentoi për vdekje këmbësorin/ Prangoset 24-vjeçari

Publikuar

-

Nga

Një 24-vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi teksa drejtonte automjetin e tij tip “Benz”, ka aksidentuar për vdekje këmbësorin shtetasin H.S.,74 vjeç, banues në Kukës.

Në pranga ka rënë shtetasi, me iniciale M.A. nga Fushë-kruja.

Ngjarja ka ndodhur një ditë më parë në Tapizë, Fushë-Krujë.

Po ashtu në pranga ka rënë edhe një 23-vjeçar me iniciale A.K., banues në Shën Vlash, Durrës i cili ka përplasur me automjetin e tij këmbësorin shtetasin I.Gj.,54 vjeç, banues në Shën Vlash. I plagosuri ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

LEXO EDHE:  Plagoset me armë zjarri një person në Shkodër

LEXO EDHE:  Kapet me drogë/Arrestohet i riu në Fier (Emri)

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

LEXO TE PLOTE

Kronika

“Më hodhi dy metra tutje si leckë dhe nuk ndaloi”/ Flet gruaja që aksidentoi Ilda Bejleri

Publikuar

-

Nga

63 vjeçarja e aksidentuar nga Ilda Bejleri ka folur për mediat nga Spitali Universitar i Truamës.

Në një rrëfim për Dritare.net, e moshuara shprehet se ka thyer këmbën, ndërsa Bejleri e la në mes të rrugës pas e hodhi dy metra tutje.

“Më hodhi dy metra tutje dhe nuk ndaloi. Ia bëra me dorë. Më pa dhe vazhdoi.  Makinat ndaluan të gjitha, veç Ilda Bejlerit. Nuk e njoh po i thirrën në emër të gjithë dhe i kërkuan të qëndronte.

Ajo u tha: “Pse këtu kalohet?” Pastaj ata më ndihmuan, më morën në makinë ata që i thirrën vajzës të ndalonte dhe më çuan në spital.

Këtu jam akoma. Me këmbë të thyer. Të lutem mos ma thuaj emrin se e lexon mamaja ime. Është vetëm.

LEXO EDHE:  78 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar/ Arrestohet 50-vjeçari grek

LEXO EDHE:  Ekzekutimi i shqiptarit në Belgjikë/Miqtë e tij thirrje për ndihmë: Vini dorë në zemër dhe…

Hallin e saj kam, jo timin. Na u prish shtëpia në Durrës nga tërmeti dhe erdhëm këtu derisa të gjejmë zgjidhje. Këtu ndodhi kjo që ndodhi.

Më shtypën në mes të ditës, më hodhën si leckë dhe nuk ndaluan të më pyesin si jam. Vajza që më shtypi është Ilda Bejleri.”/CNA.al

 

LEXO TE PLOTE