LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Këshilltari i Pacollit deklaratë “bombë”/  Daçiç ka shitur armë për ISIS

24 Dhjetor 2019, 20:13, Kosova & Bota CNA
Këshilltari i Pacollit deklaratë “bombë”/

Këshilltari i ministrit në detyrë të Punëve të Jashtme Behgjet Pacollit, Jetlir Zyberaj, ka bërë një deklaratë të fortë për Ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiç.

Zyberaj ngre akuzat se Daçiç, ka shitur armë për organizatën terroritste ISIS.

?Ai ka qenë një dealer që shiste armë serbe për ISIS-in në Siri. Bashkëbiseduesit ndërkombëtarë na kanë thënë prej kohësh se Daçiç është njeriu dealer nga Ballkani që shet armë serbe në ISIS dhe ai është nën hetim nga një vend i rëndësishëm perëndimor për këto marrëveshje. Këtë vit ai udhetoi në Irak ku miqtë e tij u futën në telashe nga autoritetet dhe Daçiç loboi për të siguruar rrugë për shitësit serbë të armëve në territoret e kontrolluar nga ISIS?, shkruan këshilltari i Pacollit në rrjetet sociale.

Sipas Zyberajt, ministri i Jashtëm serb ka fituar miliona euro nga kontrabandistët.

?Ne kemi folur për një kohë të gjatë publikisht për lidhjet e Daçiçit me shitjen e armëve në rajone të ndryshme të botës. Ivica Daçiqi ka publikuar nota diplomatike të rreme për të ashtuquajturën tërheqje të njohjeve nga Kosova, por, në fakt, e gjithë fushata e tij ishte të sigurojë tregje të reja për shitësit serbë të armëve në Afrikë dhe rajone të tjera. Duke e kamufluar këtë qëllim me atë se gjoja po bën betejën kundër Kosovës, është përpjekur të fitojë poena politikë në Serbi. Mirëpo, përtej kësaj, ai fitoi vetëm miliona euro nga kontrabandistët. Maska e tij po çirret ngadalë dhe, së shpejti, ai do të përfundojë në burg për këto marrëveshje të ndyra që ka bërë?, thekson ai./ CNA.al

Lajmet e fundit nga