LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Kallëzimi për Brahon dhe Tarifakun/ Gjykata rrëzon akuzat e Tufës

24 Dhjetor 2019, 11:22, Aktualitet CNA
Kallëzimi për Brahon dhe Tarifakun/ Gjykata rrëzon akuzat e

Gjykata ka marrë sot vendimin mbi kallëzimin në Prokurori që ka bërë ish Kreu i Institutit të Studimeve për Krimet dhe Pasojat e Komunizmit, Agron Tufa, kundrejt Deputetit të Partisë Socialiste, Spartak Braho dhe ish ambasadorit Fatos Tarifaku, ku i ka akuzuar këta të fundit për fyerje dhe shpifje.

Gjykata, me në krye gjyqtarin Sokol Pasho, ka deklaruar se fakti i pretenduar nga Agron Tufa nuk ekziston, pasi fyerja dhe shpifja për të cilën Tufa akuzon Brahon dhe Tarifakun, nuk provohet me vepra penale, raporton Report tv.

Sipas Gjykatës, kallëzimi i Agron Tufës nuk i përmbush kërkesat ligjore.

Kujtojmë që Agron Tufa ka dhënë dorëheqjen pak kohë më parë nga posti i drejtorit të Institutit për Studimin e Krimeve dhe Pasojave të Komunizmit, duke kërkuar azil politik në Zvicër, ku edhe ndodhet momentalisht me familjen e tij.

Lajmet e fundit nga