LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

I ofruan ryfshet policëve/ Çfarë donin të transportonin të arrestuarit

24 Dhjetor 2019, 08:47, Kronika CNA
I ofruan ryfshet policëve/ Çfarë donin të transportonin

Dy persona janë vënë në pranga sot në Lezhë, pasi transportonin mallra të paligjshme, për kalimin e të cilëve i ofruan ryshfet policisë.

Pas informacioneve të marra paraprakisht, uniformat blu kanë ndaluar në flagrancë automjetin që transportonte mallra të prodhuara në mënyrë të paligjshme, brenda të cilit gjendeshin të arrestuarit, 32-vjeçari B.A. dhe 39-vjeçari B.S. Këta dy shtetas i kanë ofruar policëve 2 kartëmonedha të prerjes 1 000 lekë, me qëllim shmangien e kontrollit të mjetit

Gjatë kontrollit të mjetit u gjetën dhe sekuestruan një sasi e konsiderueshme pijesh alkoolike të prodhuara në mënyrë të kundërligjshme, për këtë arsye, shtetasit janë prangosur.

Materialet procedurale në ngarkim të tyre iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e ushqimeve dhe lëndëve të tjera të rrezikshme për shëndetin”, ?Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale e ushqimorë”, “Fshehja e të ardhurave” dhe “Manipulimi i tregut”./CNA.al

Lajmet e fundit nga