LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

“I çmendur, përdor fatkeqësitë për propagandë”/ Voltana Ademi i përgjigjet Ramës

24 Dhjetor 2019, 12:20, Politikë CNA
“I çmendur, përdor fatkeqësitë për

Kryebashkja në detyrë e Shkodrës, Voltana Ademi ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama, i cili tha sot se ?Shkodra ka një kryetare që nuk është kryetare?.

Në një prononcim për BW, Ademi nuk i ka kursyer akuzat për kreun e qeverisë, duke e cilësuar Ramën si ?një njeri i çmendur që ka rrisk të na hedhë ekonomikisht në humnerë?.

Po ashtu kryebashkiakja tha se kreu i qeverisë po bën shoë me fatkeqësinë që solli tërmeti i 26 nëntorit, që la pas 51 të vdekur.

?T?ju them të drejtën, nuk e kam dëgjuar këtë deklaratë, sepse isha në një aktivitet për mbështetjen e gjithanshme të artizanëve në Shkodër. Madje, e kam randë ta shoh Ramën në shoë-un që, edhe mbi një fatkeqësi siç është tërmeti i 26 nëntorit me 51 jetë të humbura, po bën paturpësisht. Shkodra është fatmirësisht qyteti me njerëzit e lirë e solidar, që punojnë e me shumë sakrifica jetojnë, përballen me të keqen sharlatane që i ashtuquajturi kryeministër ka mbjell në ketë vend. Bashkia Shkodër është bashkia pa borxhe, që ka dyfishuar të ardhurat e veta, që ka performancën më të mirë në menaxhim dhe administrim, është bashkia transparente dhe që lufton korrupsionin, që u del për zot halleve të bashkëqytetarëve te vet, që shërben e që përpiqet të ndërtojë përditë e me shumë mund.
Meritë e kësaj janë shkodranët dhe askush tjetër.

Sa për situatën e rëndë, në tokën tonë nuk di të kemi patur ndonjë krizë më të madhe ekonomike, sociale, nuk di të kemi patur kaq shumë rrjedhë, e pa pushim, emigracioni të ?trurit?, nuk di të kemi patur një shkatërrim kaq të madh të sistemit institucional. Nuk di të kemi patur një shkatërrim të burokracisë dhe të administrimit institucional e shtetëror, nuk di të kemi patur ndonjëherë kaq shumë pasiguri, nuk di të kemi patur kaq shumë korrupsion. Nuk di të kemi patur kaq shumë grabitje të pronës e parave publike, nuk di të kemi patur nivel kaq të ulet të investimeve publike, nivel kaq të ulët e pasiguri të investitorëve dhe investimeve private të huaja ( investitorët e huaj janë zhdukur me vrap nga ky vend). Nuk di të kemi patur, kaq sa sot, dhunim të të drejtave të njeriut, nuk di të kemi patur kaq shumë mashtrim përkundrejt lirisë dhe të drejtës për informim, nuk di të kemi patur kaq shume shkelje e mosrespektim të kushtetutës, ligjeve në fuqi e institucioneve, nuk mbaj mend të jemi ndjerë kaq pa shpresë..

Çdo deklaratë tjetër jashtë këtij konteksti, është thjesht shoë i radhës i të ashtuquajturit kryeministër. Dhe s?kemi parë asgjë akoma?zhytja në errësirën e deficitit financiar, inflacioni që do të rritet për shkak të administrimit të keq të parave dhe institucioneve financiare të shtetit, paaftësia për përballjen me fatkeqësinë natyrore dhe çmenduria që prodhon veç një njeri i çmendur, ka rrisk të na hedh ekonomikisht në humnerë !!!?-tha Voltana Ademi.

Rama e pranon/ Situata në Shkodër është e rëndë

Lajmet e fundit nga