Connect with Us

Ftesa e Ramës për bashkëpunim/ Patozi tregon pse duhej të ulej Basha në tryezë

Politikë

Ftesa e Ramës për bashkëpunim/ Patozi tregon pse duhej të ulej Basha në tryezë

Publikuar

-

Koordinatori Bindjes Demokratike Astrit Patozi deklaroi se thirrja e kyeministrit Edi Rama për t’u ulur në tryezë pas tërmetit të 26 nëntorit me kreun e opozitës Lulzim Bashën, kishte brenda ligësi.

Koordinatori i BD theksoi se Basha duhet ta pranonte këtë ftesë, por sipas tij, duhej ta vinte në vështirësi qeverinë.

“Nuk do kishte gjë të keqe të uleshe, por duhej të uleshe në një mënyrë që ta vinte në vështirësi qeverinë. Duhet t’i thoshte çfarë kërkon nga unë se fatkeqësia na ka rënë të gjithëve. Çfarë kërkoj unë nga ti dhe takohemi në zgjedhje. Edhe pse nuk u takuan nuk ka asnjë problem. Unë besoj se ka pasur një lloj ligësie nga ana e kryeministrit që i bënte thirrje çdo dy orë Bashës a thua se ai takim do sillte ilaçin çudibërës. Unë mendoj se kjo është edhe qeveri e paaftë por edhe e korruptuar. Të mos harrojmë që i ka ngelur në dorë edhe një pjesë e pushteti që nuk i takonte ta kishte’, tha Patozi në studion e ABC News, ndërsa deklaroi se opozita duhet të reflektojë nëse do që të vijë në pushtet./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Rudina Hajdari flet pa dorashka/ Tregon çfarë ndodh në parlament

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka folur hapur sot në lidhje me ata që na përfaqësojnë në parlament, pra deputetët.

E ftuar në Abcneës me Enkel Demin, deputetja Hajdari tha se cilësia e parlamentit ka rënë dhe se ka shumë deputetët që nuk kanë folur kurrë në atë sallë.

Po ashtu ajo theksoi se ajo çfarë ndodh në parlament është se miratohen shumë ligje, të cilat sipas saj nuk janë të domosdoshme, por vetëm amendime që sipas saj tregojnë se asgjë nuk po ecen.

LEXO EDHE:  Valdrin Pjetri, si alibi e pamjaftueshme e “fitoreve” të Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Lubonja: Mitizimi i Skëndërbeut nuk e bën shtetin!

“Cilësia e parlamentit ka rënë. Ka mbi 30 deputetë që nuk kanë folur kurrë. Ajo çfarë ne bëjmë vazhdimisht është se vetëm prodhojmë ligje të padmosdoshme. Amendime mbi amendime, që tregojnë se nuk po ecim”-u shpreh deputetja Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Qeveri kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve?/ Rudina Hajdari i nxjerr “bojën” Bashës, tregon qëllimin e vërtetë

Publikuar

-

Nga

Deputetja Rudina Hajdari ka komentuar sot propozimin e Partisë Demokratike, për krijimin e një qeverie kujdestare 100 ditë para zgjedhjeve.

E ftuar në Abcnews, mëngjesin e sotëm deputetja Hajdari u shpreh se qëllimi i kësaj kërkese nga ana e PD-së nuk janë zgjedhjet, por ndarja e pushtetit.

“Kjo duhet menduar mirë. Ju kujtoj marrëveshjen e 2017, ishte e ngjashme, gjë që tregon se kjo nuk garanton zgjedhje të lira dhe të ndershme siç pretendon opozita jashtë parlamenti. Ata ashtu si edhe unë e luftuam rezultatin e zgjedhjeve. Kush e beson atë qeveri kujdestare. Kushdo që të jetë në atë qeveri është një njeri politik.

LEXO EDHE:   Zef Brozi jep alarmin/ Basha dhe Kryemadhi në duar të SPAK-ut

LEXO EDHE:  Panairi i Punës në Elbasan/ Rama thirrje për aplikim

Pra i bie që kërkon pushtet të përbashkët. Shoh vetëm një dëshirë për të ndarë pushtetin, dhe qëllimi nuk janë zgjedhjet”-tha ndër të tjera deputetja Hajdari./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Votimi i ligjit për betimin e gjyqtarëve/ Reagon Presidenca, Meta tregon sërish “dhëmbët”

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i Presidencës, Tedi Blushi ka reaguar pas miratimit të ndryshimeve në ligjin për Gjykatën Kushtetuese, i cili anashkalon Presidentin për betimin e gjyqtarëve.

Në një postim në rrjetet sociale, Tedi Blushi shkruan se miratimi i ligjit në errësirë të plotë dhe vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, është mungesë e theksuar serioziteti.

“Të nderuar kolegë gazetarë!
Kam marrë shumë pyetje nga ju, lidhur me ligjin që ka kaluar Kuvendi dje në mbrëmje vonë, nëse është apo jo në shkelje të Kushtetutës.
Së pari dua të shpreh çudinë e madhe që ky ligj miratohet në errësirë të plotë, vetëm pak orë para fillimit të takimeve të Komisionit të Venecias në Tiranë, të thirrur nga vetë Kuvendi, që tregon një mungesë serioziteti të plotë, panik për ngut dhe fakt të kryer.
Pra KAP ÇFARË TË KAPËSH.”-shkruan Blushi.

LEXO EDHE:  “Rama kundër pronës private”/ Tabaku i përmend vendimet e Strasburgut

LEXO EDHE:  Lubonja: Mitizimi i Skëndërbeut nuk e bën shtetin!

Më tej, ai thekson se se tashmë shkelja e Kushtetutës nga Kuvendi, është kthyer në rregull.

“Së dyti, për ne tashmë çudi përbën vetëm fakti kur ndonjëherë Kuvendi kalon ndonjë ligj që respekton Kushtetutën, pasi dhunimi sistematik i saj është kthyer në rregull.
Por sot paradite jemi të fokusuar te takimi me përfaqësuesit e Komisionit të Venecias.”

Po ashtu, Blushi bën të ditur se vetë Presidenti meta do të mbajë pasdite një konferencë për mediat, ku sipas tij do të tregoj qëllimin e vërtetë të ligjit në fjalë.

“Ndërsa pasdite ju premtoj se Presidenti do të kuvendojë me ju direkt nga Presidenca, dhe me të gjithë shqiptarët, për qëllimin e vërtetë të ligjit për KRYEKÇK-në.”-përfundon postimin e tij zëdhënësi i Presidencës./ CNA.al

LEXO TE PLOTE