LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

"Edhe të paftyrë edhe të korruptuar”/ Patozi “shpërthen” në akuza ndaj qeverisë

24 Dhjetor 2019, 17:08, Politikë CNA
"Edhe të paftyrë edhe të korruptuar”/ Patozi

Kreu i Bindjes Demokratike, Astrit Patozi, teksa foli për situatën post-tërmet, hodhi akuza ndaj qeverisë lidhur me menaxhimin e situatës.

Sipas Patozit, duhet të kishte një lloj bashkëpunimi mes të gjitha administratave dhe  palëve dhe kjo pa qenë nevojë për takime dhe rrahje shpatullash.

?Situata në terren nuk është kaq e qetë.  Ne sot nuk e dimë se sa janë njerëzit e prekur  vërtetë. Cila është skema që do përdoret për stabilizmin e tyre. Dhe duhet të dimë e një gjë tjetër, sa jemi prekur ne shqiptarët e pacënuar drejtëpërdrejtë. Por qeveria nuk i ka dhënë shumë rëndësi.

Qerveria është edhe e paftyë edhe e korruptuar. Ndaj unë insistoj, se ne si vend, edhe sikur të mblidheshim bashkë mezi do e bënim një administratë normale. Duket të kishte një lloj bashkëpunimi mes të gjitha administratave dhe  palëve. Dhe nuk ka nevojë për takim dhe rrahje shpatullash.

Ka patur një lloj ligësie nga Rama për ta zmadhuar më shumë këtë problem, që i bënte thrrje çdo dy orë Lulzim Bashës për tu takuar, a thua opozita kishte ilaçin?, u shpreh Patozi në studion e Abc News./CNA.al

 

 

Lajmet e fundit nga