LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denaj: Buxheti 2020 fokusohet në Rindërtim dhe Investime 

24 Dhjetor 2019, 14:14, Ekonomi CNA
Denaj: Buxheti 2020 fokusohet në Rindërtim dhe Investime 

Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, doli sot në një konferencë për shtyp, gjatë së cilës foli për disa prej zhvillimeve më të fundit ekonomike, Buxhetin e shtetit për vitin 2020 dhe vendimin për shpërblimin e pensionistëve në masën e 3 mijë lekëve për pensionist me rastin e festave të fundvitit, duke mbajtur kështu zotimin e qeverisë për solidaritet me këtë shtresë të popullsisë.

Rritja ekonomike për tremujorin e tretë të vitit 2019 rezulton të jetë 3.81%, sipas publikimit më të fundit të INSTAT.

Ministrja Denaj vlerësoi faktin se performanca e ekonomisë gjatë tremujorit të tretë shkon në linjë me performancën e tregut të punës gjatë këtij tremujori, ku norma e papunësisë njohu sërisht një reduktim të konsiderueshëm, ndërkohë që nga pikëpamja e kërkesës agregate bie në sy një rritje prej 3.9% e konsumit final të popullatës.

Ndërkohë, Investimet e Huaja Direkte janë rritur me 7.3% për 9-mujorin e vitit 2019, duke arritur nivelin e 810 milionë eurove.

Duke iu referuar këtyre zhvillimeve, Ministrja Denaj tha se fondamentet kyç të ekonomisë mbeten mjaft të forta dhe disa prej tyre me përmirësim të konsiderueshëm, duke përmendur indeksin e besimit të konsumatorit, rritjen e kreditimit të konsumatorëve apo rritjen e punësimit dhe nivelit të pagave, të cilët kanë patur përgjithësisht një trend rritës gjatë të tre tremujorëve të këtij viti.

?Të gjithë elementët që përmendëm deri më tani përbëjnë parametra të qëndrueshëm dhe me performancë pozitive në vitin 2019, duke shërbyer si një garanci për rikthim në normat e rritjes mbi 4% në vitin 2020?, tha znj. Denaj.

Në fjalën e saj gjatë konferencës, Ministrja iu referua edhe një herë Buxhetit të vitit 2020, i fokusuar në Rindërtim dhe Investime në vazhdimësi për qytetarët, duke theksuar se ai synon: uljen e Borxhit në nivelin prej 64.8% të PBB; deficit brenda Parametrave të Vendosur me një Bilanc të Përgjithshëm prej 2.2% të PBB; Investime Publike në nivelin jo më pak se 4.55% PBB-së; Bilanc Primar Pozitiv në nivelin prej 0.1% të PBB.

?Më lejoni të sjell në vëmendje të qytetarëve shqiptarë që, kokus i Buxhetit 2020 do të jetë në çdo rast ofrimi i shërbimeve dhe realizimit të prioriteteve tona strategjike, me synimin për të sjellë impakt të prekshëm?, u shpreh Ministrja.

Sa i përket vendimit të marrë për shpërblimimin e pensionistëve për festat e fundvitit, Ministrja e Financave dhe Ekonomisë informoi se do të përfitojë rreth 663 227 qytetarë, nga të cilët: mbi 530 364 janë pensionistë në pension pleqërie; 67 754 janë në pension invaliditeti; 49 849 janë në pension familjar; dhe mbi 13 260 persona të tjerë janë në trajtim financiar me pension social, pension apo trajtim të veçantë financiar si minatorë të nëntokës, punonjës të ish – ndërmarrjeve ushtarake dhe ushtarakë në pension të parakohshëm.

Fjala e Ministres Denaj:

Përshëndetje,

Sot INSTAT publikoi rritjen ekonomike të Tremujorit të Tretë të vitit 2019 që rezultoi me një rritje prej 3,81% krahasuar me të njëjtën periudh të një viti më parë.

Ky përshpejtim i rritjes për tremujorin e tretë në fakt ishte i pritshëm, po ashtu edhe sektorët apo faktorët kryesorë që do kontribuonin në këtë përshpejtim.

Për tremujorin e tretë rezulton një kontribut pozitiv i sektorit të industrisë me një rritje prej 5.85% dhe kontribut në PBB me 0.67 pikë përqindje; (ndikimi kryesor nga industria nxjerrëse me rritje 16.56%) dhe sektori i ?Tregtisë, transportit, akomodimit dhe shërbimeve ushqimore? me një rritje prej 6.69% dhe kontribut ne PBB dhe 1.3 pikë përqindje, ose rreth 1 e treta e rritjes totale të tremujorit.

Performanca e mirë e sektorëve të shërbimeve që kanë lidhjen me të drejtpërdrejtë me aktivitetet turistike, piku i të cilave ndodh pikërisht në tremujorin e tretë, ishte gjithashtu një faktor kryesor në këtë përshpejtim të rritjes ekonomike gjatë këtij tremujori.

Kjo performancë e ekonomisë gjatë tremujorit të tretë sa i takon rritjes së saj, shkon gjithashtu në linjë me performancën e tregut të punës gjatë këtij tremujori, ku norma e papunësisë njohu sërisht një reduktim të konsiderueshëm.

Punësimi njohu gjithashtu rritje, e ushqyer kryesisht nga rritja e shkallës së pjesëmarrjes në forcat e punës dhe me burime në rritje Industrinë dhe Shërbimet gjatë gjithë vitit dhe në Bujqësi me prirje pozitive në tremujorin e dytë dhe të tretë.

Nga pikëpamja e kërkesës agregate bie në sy një rritje prej pothuajse prej 4% (3.9% saktësisht) e konsumit final të popullatës.

Ndërkohë, formimi i kapitalit fiks bruto (apo investimet totale në ekonomi) sërisht rezulton me një kontraktim të lehtë krahasuar me vjet, kryesisht në reflektim të kontraktimit të ndërtimit të lidhur me TAP.

Megjithatë, Investimet e Huaja Direkte në 9 Mujorin e vitit 2019 kanë qënë në rritje me 7.3 % në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në vlerë monetare ky fluks arrin 810.2 Milion EUR, ku pritshmëritë janë që për këtë vit të tejkalohet shifra prej 1 Miliard Euro të flukseve.

Konsiderojmë se fondamentet kyç të ekonomisë mbeten mjaft të forta dhe madje me përmirësim të konsiderueshëm në disa prej tyre.

Disa nga treguesit kryesorë që mbështesin përmirësimin e performancës, janë edhe:

indikatorë të cilët kanë patur përgjithësisht një trend rritës gjatë të tre tremujorëve të këtij viti.

Të gjithë elementët që përmendëm deri më tani, përbëjnë parametra të qendrueshëm dhe me performancë pozitive në vitin 2019, duke shërbyer si një garanci për rikthim në normat e rritjes mbi 4% në vitin 2020.

Buxheti 2020- Në vitin 2020 do të sigurojmë një Menaxhim dhe Planifikim për Ruajtjen e Parametrave të Qëndrueshëm Fiskal, duke pasur një buxhet të fokusuar në Rindërtim dhe Investime në Vazhdimësi për çdo Qytetar.

Më lejoni të sjell në vëmendje të qytetarëve shqiptarë që, Fokus i Buxhetit 2020 do të jetë në çdo rast ofrimi i shërbimeve dhe realizimit të prioriteteve tona strategjike, me synimin për të sjellë impakt të prekshëm.

Arsimi:

Dëshiroj të theksoj se në përpjekjet tona për të siguruar Aftësi për të Sotmen dhe të Ardhmen, Arsimit Profesional i alokohet një buxhet prej 3.2 miliard lekë, nga të cilat 1.2 miliard kanalizohen në investime për këtë sektor.

Shëndetësia:

Bujqësi:

Infrastruktura:

Reforma në Drejtësi, si një parakusht për drejtësi sociale dhe integrim evropian mbështet nga buxheti duke:

Mbështetje për Kategori Specifike- Për të vijuar më tej, me detyrimin për të mos lënë askënd pas dhe askënd pa marrë atë cfarë qeveria i ka premtuar, ky buxhet i ardhshëm, siç edhe kam theksuar më parë, mbulon:

Më tej, prej 1 Janarit 2020, të gjitha shërbimet kryesore për qytëtarët dhe bizneset do të ofrohen online. Ky do të jetë një proces, i cili do të konsolidohet deri në fund të vitit 2020.

Bonusi për Pensionistët– Së fundi dëshiroj ta mbyll fjalën time me një lajm të mirë për të gjithë pensionistët.

Ndonëse ky ishte një vit jo i lehtë, duke i shtuar kësaj pasojat dhe tragjedinë e tërmetit të 26 Nëntorit e cila merr energji buxhetore, ne mbajtëm zotimin tonë për solidaritet me pensionistët duke akorduar edhe këtë vit siç është bërë traditë shpërblimet e fundivit për këtë kategori.

Ky bonus do të jepet në masën 3000 lekë për çdo pensionist dhe kategori tjetër qytetarësh që trajtohet me pensione të veçanta.

Nga ky shpërblimi i parashikuar do të përfitojnë 663 227 qytetarë të tjerë me pensione të posaçme, nga të cilët:

 

Ju faleminderit,

Lajmet e fundit nga