LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Dekoroi 10-vjeçarët e luftës”/ Olli ironizon Metën, nuk kursen as Bashën

24 Dhjetor 2019, 14:12, Politikë CNA
"Dekoroi 10-vjeçarët e luftës”/ Olli ironizon

Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar sot me Dekoratën e lartë ?Nderi i Kombit?, Organizatën e Veteranëve të LANÇ.

Në kuadër të 75-vjetorit të Çlirimit të Atdheut, Meta shkruan në një postim në rrjetet sociale, se ky dekorim është bërë për kontributin që ata kanë dhënë në mbrojtje të idealit të luftës për liri dhe dinjitet kombëtar.

Por, pas këtij ?lajmi të madh? që qarkulloi në media, ka reaguar anëtari i Bordit Drejtues të Bindjes Demokratike, Leonard Olli.

Në një postim në rrjetet sociale, Olli ironizon presidentin Meta, ndërsa ngre pyetjen sa vjeç ishin në kohën e luftës këta që dekoroi sot Meta.

Po ashtu Olli nuk ka kursyer as kreun e PD-së, ku shkruan se pse e djathta pajtohet me ngjarje të tilla.

?Vlerësoj çdo kontribut për lirinë e Shqipërisë, pyetja shtrohet sa 10 vjeç kanë qenë këta që dekorohen e që luftuan pa kompromis???!!!!???? Për më tepër si mundet e djathta të bëjë krushqi me Jovan Bregun????!!! Po nejse Krishtlindje është, ndodhin edhe mrekulli?-shkruan Olli./ CNA.al

Lajmet e fundit nga