LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Basha nuk harron të prekurit nga tërmeti për Krishtlindje/ Shpresë dhe bekim për një të nesërme më të mirë

24 Dhjetor 2019, 19:02, Aktualitet CNA
Basha nuk harron të prekurit nga tërmeti për Krishtlindje/

Kryetari i PD, Lulzim Basha ka uruar besimtarët e krishterë në vigjilje të Krishtlindjes.

Në mesazhin e urimit të tij, Basha nuk ka harruar të prekurit nga tërmeti i 26 nëntorit për të cilët ka një lutje dhe urim të veçantë.

?Të dashur motra dhe vëllezër besimtarë të krishterë, në vigjilje të Krishtlindjes ju uroj nga zemra: Për shumë vjet gëzuar!
Nje lutje dhe urim të veçantë kam për të gjithë bashkëqytetarët e prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Ardhtë kjo Natë e Shenjtë plot shpresë dhe bekim për një të nesërme më të mirë.
Dua të falenderoj dhe uroj në këtë natë besimtarët dhe shërbëtorët e Zotit, që me përkushtimin e tyre ndihmojnë për lehtësimin e dhimbjeve dhe vuajtjeve, duke e kthyer shtëpinë e Zotit në strehë për çdo shqiptar në nevojë. Uroj nga zemra të gjithë shqiptarët, kudo ku janë, Zoti e ndriçoftë rrugën drejt begatisë dhe bashkimit tonë si një familje e madhe për të mirën dhe mbarësinë e çdo shqiptari.
Për shumë vjet Gëzuar Krishtlindjen! Zoti e bekoftë Shqipërinë?, shkruan Basha në postimin e tij./CNA.al

Lajmet e fundit nga