Connect with Us

Basha mesazh pas vizitës në Thumanë/ Nga zgjidhja e krizës politike, varet ekonomia

Politikë

Basha mesazh pas vizitës në Thumanë/ Nga zgjidhja e krizës politike, varet ekonomia

Publikuar

-

/

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha nëpërmjet një video-mesazhi, pas vizitës në Thumanë ka theksuar domosdoshmërinë që ka vendi për një qeveri e përgjegjshme, që nuk pasurohet mbi rrënojat e tërmetit.

“Të dashur miq, jam rrugës për kthim në Tiranë nga Thumana, ku për dy orë vizitova shumë familje të cilat janë në gjendje të mjerueshme. Pas një zallamahie propagande ata janë krejtësisht të harruar, të braktisur.

Ndërkohë që ftohja e motit dhe shirat i kanë nxjerrë jashtë përdorimit çadrat prej plastmasi apo çadrat verore me të cilat janë pajisur një pjesë prej tyre.

Dëshpërimi mbretëron kudo, varfëria është thelluar dhe tashmë ka nisur një pasojë tjetër e tmerrshme e kësaj krize humanitare. Ka shumë fëmijë të sëmurë, ka shumë të moshuar në nevojë për kujdes mjekësor për të cilët kanë nevojë por të cilët e kanë plotësishtë të pamundur të marrin çdo shërbim aty ku janë apo të zhvendosen drejt spitaleve të Krujës, Tiranës apo të Laçit.

Kjo është gjendja e harresës totale, e braktisjes totale të shtetit prej kartoni, e shtetit të babëzisë dhe korrupsionit që është rrëzuar kohë para se tërmeti të rrëzonte shtëpitë e banorëve të Thumanës, Durrësit, Kurbinit dhe zonave të tjera të goditura rëndë.

LEXO EDHE:  Babalja flet si Basha/ Kuvendi i shërben Ramës

Jemi në një krizë humanitare, me përmasa të plota, e cila vetëm sa do të thellohet.

Sepse shteti nuk po vepron. Qeveria dhe kryeministri e kanë mendjen tek parada mediatike, propaganda dhe po bëjnë gati të ngrenë mbi rrënojat e tërmetit një tjetër megaaferë korruptive, vjedhje, zhvatje dhe grabitje.

Vendi është në një krizë të thellë humanitare, ekonomike, sociale, politike dhe kushtetuese.

Ruga për ta zgjidhur këtë krizë duhet të nisë me përpjekjet e të gjithë shqiptarëve pa dallime partiake, për të patur një qeveri të përgjegjshme. Një qeveri e cila ndihmon në kapërcimin e pasojave të tërmetit dhe bën gati të gjitha masat dhe të gjitha instrumentet për t’u ardhur në ndihmë njerëzve të goditur kaq rëndë dhe për të ndalur rrokullisjen e ekonomisë kombëtare, në një greminë edhe më të thellë.”-tha Basha.

Më tej, ai theksoi se nga zgjidhja e krizës politike, varet edhe ekonomia.

“Nga zgjidhja e krizës politike, kalon edhe zgjidhja e krizës ekonomike, kalon edhe shpëtimi i dhjetëra mijëra familjeve të cilat ndodhen si asnjëherë në mëshirën e fatit.

Kjo është sot emergjenca e vërtetë kombëtare e vendit.

Ju përshëndes edhe një herë në kthim nga Thumana.”-përfundoi mesazhin e tij kreu i PD./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Zgjedhjet e 6 Marsit/ PS shkresë KQZ

Publikuar

-

Nga

Partia Socialiste ka dërguar në Komisionin Qendror Zgjedhor  shkresën për regjistrimin në zgjedhjet e pjesshme vendore të 6 marsit.

Shkresamban firmën e sekretarit të përgjithshëm të PS-së, Damian Gjiknuri.



Sipas dekretit të Presidentit Ilir Meta, me 6 Mars pritet të mbahen zgjedhjet e pjesshme vendore në 6 Bashki, në Durrës, Shkodër, Vorë, Dibër, Rrogozhinë e Lushnje./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga tritoli tek kërcënimet e shantazhet/ Veliaj një tjetër mesazh për Dukën

Publikuar

-

Nga

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, më i përfoluri në 24 orët e fundit sërish ka reaguar dhe sërish e ka lidhur me futbollin.

Në Konferencën e zhvilluar sot për “Sistemin e kontrollit të brendshëm në mirëmenaxhimin e financave publike”, Veliaj tha se askush nuk është i paprekshëm kur abuzon me fondet dhe taksat e qytetarëve.

Sipas tij, UEFA dhe FIFA janë shembulli më i mirë se kush abuzon, del para drejtësisë, duke i dërguar kështu një tjetër mesazh Armando Dukës.



“Pavarësia dhe paprekshmëria janë dy gjëra të ndryshme; mund të jesh i pavarur, por nuk je i paprekshëm. Dhe meqë FIFA dhe UEFA janë në Zvicër, leksioni më i madh në fakt na vjen nga Zvicra, ku fakti që ruhet sekreti bankar, të dhënat personale, që respekton të drejtat e njeriut, nuk nënkupton se njerëzit janë të paprekshëm, qofshin këta edhe vipat e futbollit. Ti mund të jesh futbollist i shkëlqyer si Platini, por Zvicra nuk të jep imunitet. Zvicra të ndjek, të auditon, të kërkon llogari dhe ti nuk je i paprekshëm. Sepp Blatter ishte mbreti i futbollit, por të qënit në Zvicër nuk i dha askujt imunitet. Në momentin që ti dështon në proceset e auditit, të transparencës, atëherë as në Zvicër, që është sot modeli i ruajtjes së pavarësisë dhe privatësisë, nuk shpëton dot”, ka thënë Veliaj.

LEXO EDHE:  Sallabanda kritika qeverisë/ “Shifrat u rritën nga hapja e gabuar, lirimi duhej bërë gradualisht”

LEXO EDHE:  Sallabanda kritika qeverisë/ “Shifrat u rritën nga hapja e gabuar, lirimi duhej bërë gradualisht”

Kujtojmë se një ditë më parë, doli në dritë një audio-përgjim, ku eksponent kryesor ishte Veliaj, ndërsa më vonë, një sasi tritoli shpërtheu në portën e banesës së Armando Dukës./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kosova ndalon hyrjen pa dozën e tretë të vaksinës/ Deputeti bën thirrjen urgjente

Publikuar

-

Nga

Deputeti i PD, Isuf Çela ka reaguar në lidhje me vendimin e qeverisë së Kosovës, e cila nuk lejon të kalojnë në kufi qytetarët që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid.

Në një postim në rrjetet sociale, Çela shkruan se kjo masë duhet rishikuar urgjent, pasi sipas tij penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës.)

Vendimi i qeverisë së Kosovës për ndalimin e hyrjes në kufi të qytetarëve të Shqipërisë që nuk kanë 3 doza të vaksinës anti-covid, është një vendim i nxituar dhe që duhet riparë urgjentisht. Kjo masë e qeverisë Kurti, është një masë që penalizon rëndë banorët e Kukësit, Hasit dhe Tropojës të cilët kanë çdo komunikim tregtar, shëndetësor por edhe të lëvizjes, me territorin e Kosovës nëpërmjet pikave kufitare të Qafë Morinit (Tropojë), Qafë Prushit (Has), Morinë (Kukës). Që prej momentit të hyrjes në fuqi të këtij vendimi, qytetarët e këtyre zonave dhe në kushtet e motit të keq, janë bllokuar nëpër pika doganore dhe nuk janë lejuar të hyjnë në Kosovë.



LEXO EDHE:  Thirrja për dialog/ PD-PS i përgjigjen ambasadorit Soreca përmes “Zërit të Amerikës”

LEXO EDHE:  Marrëveshje Rama-Basha? Një tjetër provë që tregon bashkëpunimin mes palëve

Kjo masë është e ekzagjeruar, duke pasur parasysh se procesi vaksinimit në Shqipëri është ende tek faza e marrjes së dy dozave dhe vetëm një pakicë e qytetarëve, kontingjent risku (të sëmurë kronik dhe të moshuar), kanë marrë 3 doza. Sipas informacioneve që kam as në Kosovë ky proces nuk është më i avancuar, por qytetarët e Kosovës po lejohen normalisht të hyjnë në Shqipëri me 2 apo edhe me test PCR.

Ndaj si deputet i Qarkut Kukës, i cili është edhe qarku me nivelin më të lart të varfërisë në vend, solidarizohem me reagimin e drejtë të qytetarëve të Kukësit, Hasit e Tropojës, dhe i bëj apel qeverisë së Kosovës, të rishqyrtojë këtë vendim dhe të heqë barrierat e panevojshme mes dy anëve të shqiptarisë, barriera që janë hequr me sakrificën e shqiptarëve. I bëj apel edhe qeverisë në Tiranë që të reagojë e të vendosë kontakte me Prishtinën që qytetarëve shqiptarë t’u rikthehet liria e lëvizjes Shqipëri – Kosovë.”-shkruan Isuf Çela.

LEXO TE PLOTE