LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Avokati lëshon “bombën”/ Ja çfarë ju kanë fshehur në marrëveshjen e schengenit Ballkanik

24 Dhjetor 2019, 07:35, Politikë CNA
Avokati lëshon “bombën”/ Ja çfarë ju kanë

Avokati i njohur Altin Goxhaj ka bërë një deklaratë mjaft të fortë, sa i takon marrëveshjes për shengenin ballkanik.

Në një postim në rrjetet sociale, Goxhaj shkruan se e vërteta e marrëveshjes iu është fshehur qytetarëve.

Avokati shkruan se me këtë marrëveshje përmbushet ëndrra 200-vjeçare serbe, që është ripopullimi serb në daljen në Adriatik nga Velipoja në Durrës.

?Ja çfarë ju kanë fshehur në marrëveshjen e schengenit Ballkanik:

E vërteta e Marrëveshjes së Schengenit Ballkanik që ju mbajnë të fshehtë është e drejta e serbëve për të blerë prona në Shqipëri, dmth në bregdet dhe kudo!

Sipas Marrëveshjes serbët do të kenë po ato të drejta ekonomike dhe tregtare që ka një francez në Itali apo gjerman në Spanjë!

Ky është ripopullimi serb në daljen në Adriatik nga Velipoja në Durrës (ëndrra 200 vjeçare serbe), siç do të bëhet ripopullimi me pakistanezë, afganë dhe sirianë në pjesën tjetër urbane dhe rurale të Shqipërisë!

Ashtu si në Jug Greqia do të realizojë me kalimin e viteve ëndrrën e VorioEpirit!

Askush nuk ua thotë çfarë përmban Marrëveshja! As Lyli!?-shkruan Goxhaj në postimin e tij./ CNA.al

Lajmet e fundit nga