Connect with Us

Vjosa Osmani për situatën politike/ “Europa duhet të ndalojë së përkëdheluri Vuçiç-in.

Kosova & Rajoni

Vjosa Osmani për situatën politike/ “Europa duhet të ndalojë së përkëdheluri Vuçiç-in.

Publikuar

-

Deputetja e zgjedhur e LDK-së, Vjosa Osmani ka folur për situatën post-zgjedhore në Kosovë, në një intervistë për gazetën austriake Der Standart, ku nuk ka lënë pa përmendur edhe marrëdhënien politike midis Kosovës dhe Serbisë.

Në lidhje me një marrëveshje të mundhshme me Serbinë, Osmani u shpreh se Kosova është e gatshme që të arrijë marrëveshje përfundimtare, por pa mundësinë e shkëmbimit të territoreve, të një ndarjeje të Kosovës, apo ndonjë ndryshim tjetër kufijsh, pasi kjo nuk do ta rrezikonte vetëm integritetin territorial të Kosovës, por poashtu shtetësinë e saj.

Osmani tha gjithashtu se marrëveshja me Serbinë mund të arrihet nëse bashkësia ndërkombëtare ndalon së trajtuari Vuçiçin dhe Serbinë si fëmija i përkëdhelur i Evropës, pasi ky i fundit ka destabilizuar të gjithë rajonin.

LEXO EDHE:  Sali Berisha jep alarmin/ Zbulon prapaskenat e një marrëveshjeje mes Ramës dhe Vuçiqit kundër Kosovës

“Serbia është vend që ka destabilizuar tërë rajonin dhe që nuk duhet të shpërblehet me kapituj për çelje të negociatave derisa të kontribuojë në marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë. Bashkimi Evropian duhet ta pranojë realitetin që Serbia me Vuciqin ka bërë që të afrohet me Rusinë edhe më tepër se përpara, si në aspektin ekonomik, politike dhe ushtarak”, u shpreh Osmani./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kosova & Rajoni

Pompeo letër Kurtit/ Taksa dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë konsiderohen prioritete

Publikuar

-

Nga

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka thënë kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti në një letër se shpreson që prioritete të liderit të ri të jenë heqja e tarifës 100 për qind në importet e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, dhe njohja e ndërsjellë me Serbinë.

“Heqja e tarifave në mallrat e Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës do të jetë e rëndësishme për kthimin e palëve në tavolinën negociuese. Ne shpresojmë dhe presim që ju do ta bëni këtë gjë prioritet dhe do të përfitoni nga momentumi i krijuar pas dy letrave të qëllimit për të krijuar lidhje ajrore dhe hekurudhore në mes të Prishtinës dhe Beogradit”, ka thënë Pompeo në letrën, të cilën Zyra e kryeministrit ka konfirmuar për Radion Evropa e Lirë se e ka pranuar.

Ai me këtë rast u është referuar dokumenteve të nënshkruara nga zyrtarë të Kosovës dhe Serbisë, në Berlin, me ndërmjetësim të të dërguarit të Shtëpisë së Bardhë për dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit, ambasadorit amerikan në Berlin, Richard Grenell.

Sa i përket njohjes së ndërsjellë mes Kosovës dhe Serbisë, Pompeo ka thënë:
“Tani është koha që të realizoni marrëdhënie normale me Serbinë, që kanë qendër njohjen e ndërsjellë, dhe e cila është thelbësore për integrimin e plotë ndërkombëtar të Kosovës. Shtetet e Bashkuara do të qëndrojnë afër jush për t’iu mbështetur në këtë proces”.

Sekretari amerikan ka uruar kryeministrin Kurti për formim të qeverisë së re, duke thënë se Departamenti i Shtetit do të punojë së bashku me të për të përparuar në qëllimet e përbashkëta siç janë: rritja ekonomike dhe sundimi i ligjit.

LEXO EDHE:  Kosova dhe Mali i Zi do të lidhen me një tunel

LEXO EDHE:  Vuçiç i është ankuar kryeministrit bullgar për "kërcënimet" e Thaçit

Letra e Pompeos vjen pak pas formimit të Qeverisë së Kosovës më 3 shkurt.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë në një intervistë për Radion Evropa e Lirë më 7 shkurt se taksën 100 për qind synon ta zëvendësojë me masë të reciprocitetit.
Por, këtë qëndrim nuk e ka përkrahur së fundmi ambasadori Grenell.

Zëdhënësi i tij, Dick Custin, ka thënë të hënën për Radion Evropa e Lirë se Grenell e inkurajon Kosovën që ta heqë taksën 100% ndaj prodhimeve të importuara nga Serbia, pa reciprocitet.
“Kosova duhet ta heqë taksën ndaj mallrave të Serbisë, pa reciprocitet. Jo vetëm ta pezullojë, por ta heqë plotësisht atë”, tha Custin.
“Ambasadori nuk e mbështet idenë e reciprocitetit”, ka shtuar ai./REL

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti merr “në dorë frerët”/ Ul pagat për qeveritarët, fillon shkarkimet

Publikuar

-

Nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë mbledhjes së qeverisë, ditën e sotme ka ulur pagat për veten dhe ministrat e tij.

Gjithashtu Kurti ka filluar me shkarkimet në radhët e institucioneve.
Mësohet se janë shkarkuar me vendim qeverie të gjithë koordinatorët nacionalë në Kosovë. Mes tyre edhe djali i ish- Presidentit të parë të Kosovës, Ibrahim Rugova, Mendim Rugova i cili nga sot nuk është më koordinator nacional

Ai u emërua në detyrë si koordinator për ndryshime klimatike dhe çështje të ambientit nga Ramush Haradinaj në vitin 2018./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Albin Kurti mbledh sot qeverinë/ Pritet t’i ulë pagën vetes dhe ministrave

Publikuar

-

Nga

Ditën e sotme kryeministri i Kosovës do të zhvillojë mbledhjen e qeverisë ku rpitet të merren vednime të rëndësihme.

Sipas mediave kosovare, Kurti në mbledhjen që do të mbajë sot pritet të shfuqizojë vendimin që kishte marrë Qeveria “Haradinaj” në fund të vitit 2017 për rritjen e pagave për vete dhe të anëtarëve të kabinetit qeveritar dhe vartësve.

Kjo është pika e parë e paraparë në rendin e ditës për mbledhjen e dytë të Qeverisë Kurti që do të mbahet sot në orën 10:00
Në vendimin e 20 dhjetorit 2017, Qeveria e kaluar kishte vendosur për rritje të pagave për 100 për qind.

LEXO EDHE:  Konflikti i ngrirë/ Thaçi: Ikja e NATO-s plas luftën Kosovë-Serbi

LEXO EDHE:  Sali Berisha jep alarmin/ Zbulon prapaskenat e një marrëveshjeje mes Ramës dhe Vuçiqit kundër Kosovës

Kryeministrit Haradinaj nga 1500 euro paga i ishte bërë 2950 euro.
Më vonë ishte votuar Ligji që parashihte rregullimin edhe të pagave të kabinetit qeveritar./CNA.al

LEXO TE PLOTE