LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

U shkarkua nga fakulteti i Inxhinierisë/ Seranaj: Shpresoj të korrigjohet gabimi

23 Dhjetor 2019, 10:29, Aktualitet CNA
U shkarkua nga fakulteti i Inxhinierisë/ Seranaj: Shpresoj të

Profesori Agim Seranaj i cili u shkarkua nga detyra si zv/dekan i fakultetit të Inxhinierisë së Ndërtimit shprehet se ende nuk është bërë e ditur arsyeja.

Ai thotë se të drejtën për të emëruar dhe shkarkuar sipas ligjit e ka dekani, për të cilën ka edhe procedura që sipas tij nuk janë zbatuar.

?Shpresoj që gabimi do të korrigjohet?, u shpreh Seranaj në studion e Abc news.

Më tej ai u ndal te situata pas tërmetit teksa u shpreh se një profesionist duhet të japë kontribut personal.

?Jemi paralelisht për të ndihmuar qeverinë dhe shoqërinë. Të bëjmë detyrën ndaj qytetarit dhe shtetit tonë. Pjesa profesionale teknike duhet të drejtohet në mënyrë shkencore, profesionale teknike. Kemi propozuar të krijohet një autoritet rindërtimi. Në treg ka konkurencë të çdo aktiviteti?, u shpreh Seranaj./CNA.al

Lajmet e fundit nga